Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Solana: Të sundojë ligji

Shko poshtë

Solana: Të sundojë ligji Empty Solana: Të sundojë ligji

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 03, 2009 11:57 pm

Solana: Të sundojë ligji


Solana: Të sundojë ligji 07fcb7b5-0214-402a-8268-9ba2247422fb-490x320



Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Javier Solana gjatë takimit në Bruksel ka kërkuar nga Kryeministri Thaçi përmirësime në fushën e sundimit të ligjit. Ai ka theksuar se përpjekjet e EULEX’it në këtë fushë janë fundamentale. Por, Thaçi ka kërkuar që ky mision të jetë më aktiv në veri dhe që strukturat paralele atje të shuhen.

Nga Shpend Limoni më 03.04.2009 në ora 18:12

Flamuri i Kosovës dhe ai i Bashkimit Europian kanë qëndruar prapa karrigeve të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Shefit të Diplomacisë Europiane, Javier Solana, gjatë një takimi të tyre në kryeqytetin e Europës.

Bashkimi Europian nuk e njeh zyrtarisht Kosovën për shkak se 27 vendet anëtare akoma nuk kanë një qëndrim të unifikuar rreth pavarësisë.
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas shpalljes, Solana nuk kishte komentuar për pavarësinë e Kosovës pikërisht për shkak të kësaj rrethane, por me fjalë të mira kishte përshkruar simbolin e shtetit të Kosovës, i cili ka ngjashmëri të madhe me atë të BE’së.

Por, të premten flamuri i Kosovës kishte zënë vend në zyrën e Solanës bashkë me atë të Unionit.
Sipas një kumtese nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Solana dhe Thaçi kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e BE’së me Kosovën dhe çështje të interesit të përbashkët.

“Vlerësimi i përgjithshëm është se Kosova është duke bërë progres, por ka shumë sfida që mbeten dhe Kosova duhet t’i dyfishojë përpjekjet e saj. Viti 2009 do të jetë i rëndësishëm në shumë fusha”, thuhet në kumtesë.

Thaçi dhe Solana janë pajtuar se ekonomia mbetet një nga sfidat e mëdha dhe ajo mbetet një imperativ që Kosova të ecë përpara me reforma.

Por, shefi i politikës së jashtme të BE’së ka kërkuar para së gjithash sundimin e ligjit në Kosovë.

“Solana ka nënvizuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe në këtë përpjekjet e misionit të EULEX’it janë fundamentale për zhvillimet e ardhshme dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve”.

Solana ka lëvduar EULEX’in, që është shtrirë në tërë territorin dhe ka shprehur kënaqësi për rezultatet konkrete.

Por, Kryeministri Thaçi ka kërkuar që EULEX të jetë më aktiv në veri, sikurse edhe shpërbërjen e strukturave paralele atje.
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së ka inkurajuar Kosovën që të punojë ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE’së në Kosovë dhe ekipin e tij, sikurse edhe me praninë europiane në terren në mënyrë që e ardhmja europiane të përgatitet sa më mirë.

Sipas një kumtese të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Thaçi ka marrë garanci nga përfaqësuesit e BE’së në Bruksel për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimeve europiane.
Sipas Qeverisë, në takimin e “gjatë dhe të përzemërt” me Javier Solanën, Kryeministri Thaçi ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Ai ka falënderuar Solanën për rolin e tij mbështetës për Kosovën dhe për të ardhmen e saj europiane.
“Kosova do të jetë pjesë e pandashme e procesit të integrimit europian. Vendi ynë do të vazhdojë të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, me politika të qarta për integrimin afirmativ të komuniteteve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe fqinjësinë e mirë”, ka theksuar ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi