Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ICG: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri

Shko poshtë

ICG: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri Empty ICG: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 13, 2011 8:17 pm


ICG: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri

ICG: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri MPrelec_280610_

Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizës (ICG) ka thënë se përpjekjet për vendosjen e doganierëve kosovarë në pikat kufitare Jarinjë dhe në Bërnjak do të shkaktonin një "rrezik serioz të gjakderdhjes nga elementët e pakontrolluar në veri".
Prelec në një intervistë për Evropën e Lirë, në gjuhën serbe, ka thënë se këtë duhet shmangur, sepse sipas tij, marrëveshja për vulat nuk do të thotë se aty duhet të jenë doganierët kosovarë, këtë duhej ta bënte për një periudhë kalimtare EULEX-i. Madje, sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte e pranueshme për të gjitha palët.
"Mendoj se tani është qenësore që EULEX-i ta ndërpresë këtë gjendje të tanishme dhe që, në periudhën kalimtare - që mund të zgjasë kohë më të gjatë - të nisë që me vetiniciativë t'i vjelë doganat kosovare, kjo është e lejuar me Rezolutën 1244, me planin gjashtëpikësh dhe me ligjin e Kosovës. Pra, edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën do të ishte OK. Ato të holla thjesht do të duhej lënë anash, në një llogari të veçantë, dhe palët më vonë do të merreshin vesh se si t'i harxhonin ato", ka thënë ai.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi