Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithnjë për shqiptarët e Kosovës ishte NATO-ja

Shko poshtë

Gjithnjë për shqiptarët e Kosovës ishte NATO-ja Empty Gjithnjë për shqiptarët e Kosovës ishte NATO-ja

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:24 am

Gjithnjë për shqiptarët e Kosovës ishte NATO-ja



Shqiptarët e Kosovës NATO-n e kanë kuptuar si organizatë të aleatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të gjitha relevancat politike botërore, që janë diskursuar në marrëdhëniet e acaruara bipolare politike, ku janë identifikuar medialisht armiqtë e NATO-s, shqiptarët e Kosovës kanë qenë me mendje dhe me shpirt në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konform kësaj, nënkuptohet, në anën e NATO-s. Sidomos pas rënies së diktaturës në Shqipëri, dhe pas rënies së LKJ-së në Kosovë, ditët e para të pluralizmit shqiptar e kanë pasur orientim dhe qëndrim anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por shkolla politike shqiptare e futur në tranzitin politik të ndërgjegjes kombëtare, në fillim nuk ka ditur të analizojë aq hollë kontradiktat tradicionale në ndarjen e botës sipas blloqeve, mirë e kanë ditur dhe e kanë pasur të qartë: vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një shtet që promovon demokracinë, dhe kështu apriori NATO-n e kanë konsideruar si organizatë ushtarake që mbron lirinë dhe demokracinë e Rendit të Ri Botëror. Kështu edhe në demonstratat e dy dekadave (para luftës së fundit në Kosovë) që i bënin studentët shqiptarë të Kosovës, është brohoritur gjithmonë kërkesa plebishite e popullit të Kosovës: NATO! NATO! NATO! Para njëzet vjetëve këto slogane kanë qenë si një futurizëm profetik i idealeve të shqiptarëve të Kosovës. Do të thotë, njëzet vet më parë se NATO (gjatë bombardimeve kundër shtetit terrorist të Serbisë) t’i ndihmonte shqiptarët që kishin mbetur të shtetrrethuar nga militarët, policët dhe paramilitarët e shtetit terrorist të Serbisë, e kishin kërkuar NATO-n. Ajo erdh në Kosovë që ta çlironte Kosovën, erdh njëzet vjet më vonë, por erdh! A kishim kohë dhe luks të analizonim cili shtet brenda kësaj organizate kishte inicuar çështjen e Kosovës, dhe obligimin e NATO-s që t’i dalë në mbrojtje lirisë dhe pavarësisë. Pa analizë e dinim, pa pasur nevojë të stërhollojmë mendime, e dinim se ato ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato u përkrahën nga aleatët e tyre brenda organizatës, dhe çështja e drejtë e Kosovës jo vetëm që u internacionalizua, por ajo u mor në mbrojtje nga një superfuqi botërore, që del si fakt i gjallë drejtësia e çështjes së një populli të vogël nën kthetrat e Rusisë dhe policit të saj gjakpirës në Kosovë. Kosova po shndërrohej në kasaphane, dhe bota po shtirej e shurdhër, ose po shpallte qëndrime të egra kundër “separatizmit” shqiptar, derisa u dëgjuan kambanat e thirrjes për ta mbrojtur një popull të vogël në Evropë, kambanave që u binin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kështu këto kambana i dëgjuan më në fund, pas 100 vjet robërie, të gjithë aleatët e SHBA-ve në NATO. Dhe NATO mori vendim. Definitiv. Rusët nuk donin me paqe, NATO i luste që të zgjidhet problemi me paqe, por paqja dhe liria konsiderohen ferr për shtetet që në historinë e tyre e kanë luftën terroriste kundër popujve të vegjël. Dhe ndodhi historia. Ndodhi ngjarja më e madhe e mileniumeve për popullin shqiptar. NATO bombardoi terroristët, pa bërë as dëmin më të vogël në njerëz, vetëm duke shkatërruar logjistikën e armatimit serb, dhe duke e detyruar kështu makinerinë fashiste serbe t’i tërhiqte armët nga Kosova në Serbi. NATO luftoi për ne! Ndaj NATO bëri më shumë se sa ne për vete. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Simboli i lirisë dhe demokracisë planetare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi