Qeveria kundërshton ashpër planin për bllokim të pikave kufitare
Qeveria kundërshton ashpër planin për bllokim të pikave kufitare
Qeveria kundërshton ashpër planin për bllokim të pikave kufitare
Thaçi: Vetëvendosje-Vetëfundosje dhe Aleanca Kuq e Zi-Faqezi
Qeveria e Kosovës kundërshtoi fuqishëm planin e lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se aksioni i planifikuar të zbatohet të shtunën “nuk përkon as me traditën e formulimit Vetëvendosje, por me formulimin vetëfundosje”.
“Ky model serb i aplikuar në veri nuk duhet të kopjohet nga partitë dhe njerëzit që synojnë pushtetin, sepse pushteti fitohet me vota dhe jo me dhunë. Nuk duhet të kopjohet Zvonko Veselinoviqi, nga i cili është distancuar edhe Serbia”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.
Thaçi i ka e ka quajtur Vetëvendosjen si pseudopatriote. Sipas Thaçit, këtyre pseudopatriotëve të rrejshëm u ka mbetur merak që nuk e kanë veshur uniformën e UÇK-së në kohën kur është dashur.
Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare. Ai tha se pushteti në Kosovë nuk do të merret me dhunë por përmes votës së lirë. Ai ka ritheksuar se janë marrë të gjitha masat që ta parandalohet bllokimi i pikave kufitare dhe do të përdoret forcë proporcionale nëse është e nevojshme.
Ai tha se perspektiva e Kosovës nuk është ajo e barrikadave, por një perspektivë e integrimit.
“Perspektiva e shtetit të Kosovës është në integrim e jo në barrikadë. Veprimi i dhunshëm kundër institucioneve legjitime të Kosovës ka qenë dhe është i papranueshëm për të gjitha institucionet, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.
Vendosmërisë së Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare iu përgjigj me po të njejtën vendosmëri ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, duke mos përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të pamundësuar zbatimin e aksionit.
“E rrespektojmë të drejtën e protestave të qeta, prandaj policia i ka planet operative, e jo vetëm që s’do të lejojë qasje në pikë-kalimet kufitare, por shpresojmë se nuk do të jetë i domosdoshëm përdorimi i forcës. Mirëpo, në raste të caktuara, përdorimi proporcional i forcës është metodë ligjore demokratike”, theksoi Rexhepi.
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e vendosur që më 14 janar të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, me qëllim që të zbatojë dhe në praktikë mocionin për reciprocitet të plotë me Serbinë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Serbët me makineri të rëndë, drejt pikave kufitare
» Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Lipjani akuzon Qeverinë qendrore për bllokim të rishikimit të buxhetit
» Kosova në veri, vetëm me udhëheqës të pikave doganore
» Shqipëria kundër bllokimit të pikave kufitare me Serbinë
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Lipjani akuzon Qeverinë qendrore për bllokim të rishikimit të buxhetit
» Kosova në veri, vetëm me udhëheqës të pikave doganore
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi