Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë

Shko poshtë

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë Empty Vilhelme Vranari Haxhiraj:Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 14, 2011 9:11 pm

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Të nderuar lexues!
Shkrimi i mëposhtëm le të shërbejë si një ndjesë i mospërkrahjes sime në kohë, njëkohësisht edhe si mirënjohje ndaj shumë autorëve që me shkrimet e tyre, me qëndrimet e tyre ndaj politikave të mbrapshta dhe synimeve të shovinistëve ndaj Shqipërisë, kanë treguar se janë atdhetarë të vërtetë.
Nuk i mbaj mend të gjithë, por i përshëndes përmes emrave të miqëve të mi:
Prof.Dr. Eshref Ymeri, Prof Dr.Vedat Shehu, Prof. Pullumb Xhufi; N/ Kryetari i KLD Kreshnik Spahiu, Z. Agim Shehu( shkrimtar-Zvicër);Z. Myslym Pasha, Z. Nuri Dragoi, Z. Halil Matoshi etje…
Me konsideratë Vilhelme Vranari Haxhiraj

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë U1_VilhelmeVranari
Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e Historisë së Shqipërisë

Si çdo komb, edhe Shqipëria ka historinë e saj. Sipas mjaft autorëve të huaj ajo është një nga kombet më të lashtë të Evropës, një vend parahistorik. Për të dalë në një përfundim të tillë duhet të njihet koha e popullimit të Ballkanit jo vetëm nga Pellazgët e më pas iliro-trakët, por edhe koha e vendosjes së fiseve të tjera në Evropën jugëlindore. Për ta vërtetuar këtë, (kur flasim për Shqipërinë) nevojiten dokumenta të kulturës materiale, të shkruara, qendra dhe vlera materiale arkeologjike që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, të cilat për fat ekzistojnë, por nuk janë shkruar. Ka pasur libra historike relativisht të kohëve të vona, por jo një histori e plotë e shkruar.

Janë një sërë faktorësh që historia jonë kombëtare nuk është shkruar realisht, si : pushtimet shekullore, historia e Shqipërisë është shkruar nga vet pushtuesit, prapambetja që solli pushtimi osman prej 5 shekujsh, luftrat botërore, ku Shqipëria u bë faktor; qëndrimet negative të Fuqive të Mëdha; copëzimi i Shqipërisë e aneksimi i tokave amtare në favor të fqinjëve, pushteti i diktaturës komuniste prej 45 vitesh, lufta e klasave, politizimi i shkencave sociale dhe gjithë jetës së vendit, qëndrimi i njëanshëm (marksist-leninist) i historianëve në trajtimin e fakteve historike, mohimi i vlerave të vërteta intelektuale si dhe izolimi nga bota Perëndimore gjatë diktaturës gjysmë shekullore

Arsye që ka ndikuar negativisht në shkrimin e një historie jo të vërtetë dhe jo të konsoliduar, kanë qenë pushtimet shekullore, romake, bizantine, veneciane, barbare, sllave dhe osmane. Pa harruar luftërat ballkanike, si dhe Luftën e Parë e të Dytë Botërore .

Pengesë kryesore për një histori mbi baza të vërteta shkencore, ka qenë ndikimi sllavo serbo- grek, duke kujtuar se urdhërat për të gjitha zhvillimet në Shqipëri i jepnin Moska dhe Beogradi.

Faktor tjetër që e ka dëmtuar historinë tonë kombëtare, kanë qenë autorët e saj. Në përgjithësi historinë tonë e kanë shkruar pushtuesit ose autorë shovinist që kanë pasur synime territoriale ndaj vendit tonë. Ngjarjet e mëvonëshme e kanë treguar dhe po e tregojnë më së miri këtë.

Mjafton fjala “pushtues”apo “shovinist” dhe nuk ka nevojë të pritet prej tyre vërtetësi faktesh dhe ngjarjesh, nuk flitet për progres, apo për qytetërim, por vihet re një regres në lidhje me vënien në dukje të zhvillimeve historike, politike, social-ekonomike apo kulturore të vendit për kohën e sundimit të huaj. Kurse përsa i përket integrimit të Shqipërisë në botën e zhvilluar, as që mund të bëhej fjalë, kur ndodhej nën dhunën e pushtuesit. Cili kronikan i huaj do ta pranonte të mirfillftë lashtësinë e Shqipërisë?

Pushtimi osman i la Shqipërisë 500 vjet litarë nëpër këmbë, duke e zhytur popullsinë në varfëri, në padie dhe injorancë. Sot na del se Perandoria Osmane na paska ardhur si “shpëtimtare”. Ai që vjen pa ftuar, me ushtri dhe armatime të rënda, nuk mund të quhet mik. Veç sundimit politik e robërisë, ai solli varfërinë materiale dhe shpirtërore. Shih: (Gazeta “Shekulli-fq-11, Opinion“As Enveri as Homeri”, Halit Matoshi, 29-8-2011).Nuk ka gjë më të rëndë për çdo trevë shqiptare që të pranojë ndryshimin e historisë e të teksteve shkollore, të shndërrohen faktet në favor të ish pushtuesve. Kjo nuk është histori, por gënjeshtër, sepse mohon të vërtetën e pesë shekujve.

Në Shqipërinë e izoluar 45 vjet diktaturë komuniste, u shkruajt dhe në mendjet shqiptare u injektua një histori e diktuar nga Moska dhe Beogradi.

Një e keqe tjetër ka qenë dhe është niveli ekonomik dhe kulturor i familjes shqiptare dhe si pasojë i shoqërisë në tërësi, e cila ka pasur e vazhdon të ketë një mesatare shumë të ulët. Këto tregues e thjeshtësojnë asimilimin me hapa galopante të dogmave, ideve utopike dhe njëanshmërisë së historisë ose kulturës së servirur për gjysmë shekulli.

Historia e politizuar helmoi mendërisht rininë dhe gjithë shqiptarët,pasi ishte e njëanshme, e gjymtuar, e transformuar, e gënjeshtërt, ku janë u mohuan faktet e vërteta historike. Bashkë me historinë, u zhdukën kufijtë tanë tokësor dhe detar dhe sidomos prona. E kjo politikë e ndjekur nga P.P.Sh në të gjitha fushat e sidomos në shkencat sociale, siç është historia apo filozofia, u erdhi në oreks qarqeve shoviniste greke dhe serbe, që kanë pasur dhe kanë synime teritoriale ndaj tokave shqiptare.

A mund të shkruhej një histori e plotë kur Evropa mbante qëndrim antishqiptar? Qëndrimi shkatërrues i Fuqive të Mëdha ndaj kombit më vital, u duk pas luftës ruso-turke, me Traktatin e Shën Stefanit (1878* FESh/ f.1107), sipas të cilit synohej për një Bullgari të madhe, duke i rrëmbyer territorit shqiptar: Korçën , Pogradecin, Kërçovën, Tetovën, Gostivarin, Dibrën dhe Strugën. Kurse Serbia shtrihej deri pranë Prishtinës dhe aneksoi tokat shqiptare të Malit të Zi, si: Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Ulqini,Tivari, Lumi Buna dhe pjesën më të madhe të Liq.Shkodrës.

Rolin antishqiptar e vazhdoi Kongresi i Berlinit (1878* FESh/f-509)), që gjoja do të rishikonte vendimet e T.Sh.Stefanit, por faktikisht ndikoi në copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë, duke marrë “si haraç”pjesë të territorit shqiptar edhe Fuqitë e Mëdha. Kështu Austro-Hungaria pushtoi përkohësisht Bosnjën e Hercegovinën, kurse në Novi Pazar vendosi garnizone ushtarake. U prekën teritore shqiptare. Anglia mori të drejtën e administrimit të Qipros. Serbia mori Nishin, Vranjën dhe mbërriti në Gjilan. U la që pas bisedimeve turko-greke, të vendosej fati i Çamërisë, e cila rrezikohej nga Greqia. Madje Franca dhe Austro-Hungaria kërkonin (protektoratin e kultit ) mbi popullsinë katolike të Mirditës e cila që në lashtësi ruante autonominë. Vendimet e Kongresit të Berlinit nuk u zbatuan, sepse hasën rezistencën e Lidhjes së Prizrenit. Kjo u bë shkak që u zgjat kriza e lindjes, duke e lënë Bullgarinë nën vasalitetin e Perandorisë Osmane, e cila shpalli Rumelinë Lindore nën sundimin e saj.

Ndërkohë Kançelari i Gjermanisë, Bismarku e mohoi ekzistencën e Shqipërisë si shtet në hartën gjeo-politike të Evropës. Sipas tij Shqipëria s'ishte gjë tjetër veçse një shprehje gjeografike.

Vendimtare për rrëmbimin dhe aneksimin e tokave shqiptare nga fqinjët kanë qenë Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1912/13 : (F.E.Sh.-fq/503), e cila i dha legjitimitetin Pavarësisë së Shqipërisë së copëzuar por duke lënë jashtë kufijëve gjysmën e sipërfaqes, territore që iu dhanë Malit të Zi dhe Serbisë. Kurse Konferenca e Paqes në Paris, 1919/1920 Vlorën ia jepte Italisë. Korça ngelej në pikëpyetje o për ta marrë Greqia, ndërsa Gjirokastra i kalonte Greqisë.

Qëndrimi antishqiptar i Fuqive të Mëdha është përgjegjësi morale dhe politike, pasojat e vendimeve të tyre të padrejta u bënë shkak i Luftës së Vlorës më 1920, ku zemërimi i shqiptarëve kishte arritur kulmin.

Loja e ndyrë e Fuqive të Mëdha që nisi me Konferencën e Ambasadorëve në Stamboll më 1876 dhe deri në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, bëri që krahina jugore e Shqipërisë, Çamëria i kaloi Greqisë, duke ndjekur genocid ndaj shqiptarëve të kësaj treve. Në vitin 1948, Kosova kaloi si Republika e shtatë e Jugosllavisë.

Dhe kur ndodhën këto grabitje skandaloze?

Në një kohë kur nën udhëheqjen e P.K. Shqiptare po hidhte hapat e parë “të sigurt” të shtetit të ri “sovran”, që gjoja “mbronte” integritetin e kufijëve tokësor dhe detar të një kombi të gjysmuar. Si mund të mbash shpresën për të të ndihmuar në arenën politike dhe të marrësh mësime e udhëzime nga një shtet që të ka grabitur tokën e të parëve?! Shqiptarët vdisnin për bukë në vitet 1970/1980, kurse shteti shqiptar dërgonte maunet me bukë dhe miell në Greqi për hir të internacionalizmit.

Pasojat negative të qëndrimeve armiqësore të Evropës ndaj kombit më të lashtë të kontinentit, po reflektohen edhe sot. A nuk shërben si një fakt Kosova , e cila, edhe pse fitoi Pavarësinë kombëtare, ende vazhdojnë konfrontimet mes Serbisë dhe Kosovës në Mitrovicë? Kjo vërteton më së miri se pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dardane nuk po marrin fund.

Fiksacioni i disa qarqeve greke për Greqinë e Madhe, me idetë e Vorio Epirit që synojnë aneksimin Shqipërisë së jugut, është teori e pangopjes gllabëruese të shovinizmit grek. Këto akte dhune dhe denigrimi të qarqeve të caktuara brenda dhe jashtë kufijëve, do t'i krahasoja me krimet që bëjnë manjakët e pangopur me viktima, që shndërrohen në vrasës serial. Krim nuk është vetëm kur vret, por edhe kur i mohon të drejtat, liritë, e kërcënon me shekuj dhe i prishë qetësinë, jo një njeriu por një kombi të tërë. Kjo ide lindi pas fitores së Pavarësisë së Greqisë, në çerekun e parë të shek të XIX-të, kur heronjtë shqiptarë luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e saj. Kurse tani Greqia i ka përvetësuar e i quan bijtë e saj, gjë që shërben si një dëshmi më shumë, se toka që i lindi e i rriti këta heronjë (Çamëria apo Thesprotia ilire) është tokë e Greqisë.

Toleranca e tepëruar e gjithë politikës shqiptare pas viteve 90 ia ka zgjatur krahët, i ka joshur mendimin dhelparak dhe ia ka shtuar oreksin shovinizmit grek. Dhe kjo mori hov qysh kur erdhi Janullatosi në Shqipëri gjoja për të ndihmuar kishën ortodokse shqiptare. Ndërkohë ne kishim Kishën Autoqefale të ngritur nga Imzot Fan Noli.

Kleriku grek Janullatos(që gjithçka mund të jetë por përfaqësues i Zotit, nuk është kurrë,) erdhi me synime të tjera politike, dashakeqe ndaj Shqipërisë, gjë që ka qenë fatale për fatet e kombit sepse ndërhyrja e tij ka ndikuar për keq në problemet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Nën ndikimin e tij janë hapur shkolla greke, madje edhe Univeresitet në mes të Tiranës. Është faji i tij që po abuzohet me varrezat shqiptare në Përmet dhe Korçë, duke i çvarrosur eshtrat e shqiptarëve dhe duke i emërtuar greke. Natyrisht mund të jetë tek-tuk ndonjë varr, ku prehen eshtrat e ndonjë ushtari grek, por jo aq sa pretendon kisha greke. Janullatosi me eprorët e tij kërkojnë të bindin opinionin se këto toka ku janë varrezat e ushtarëve grekë, shërbejnë si identitet i tokës “greke” dhe sipas tyre “padrejtësisht” i takojnë Shqipërisë.

A mund t'i hiqet “Qendrës Kulturore së Përmetit” emri i emblemës së shqiptarizmit, i Rilindasve tanë , vëllezërve Frashëri dhe të shndërrohet në kishë ?! Ku shkoi kultura shqiptare? Përse zëvendësohet me një institucion fetar grek? Pa qëllim është edhe kjo?

E njëjta gjë po ndodh me Himarën. Jo vetëm se flamuri grek është ngritur padrejtësisht në krahinën autoktone shqiptare të Himarës disa herë në këto vite tranzicioni, por e keqja qëndron tek ata himarjotë që e kanë origjinën nga Kurveleshi, nga Mirëdita apo Kruja e Rrafshi i Dukagjinit dhe thonë se janë me origjinë nga Greqia. Për këtë dëshmojnë emrat mbiemrat dhe toponimet shqiptare, që nuk i lidh asgjë me etnitetin grek. Është për të ardhur keq se sa kalon Qafën e Llogarait celularët në greqisht të urojnë mirëseardhjen në tokën greke. Tabelat i kanë vendosur në gjuhën greke. Televizionet dhe radiot buçasin në greqisht, duke i habitur shqiptarët me gene pellazgo-ilir si dhe turistët që pyesin veten të çuditur : “Ku jemi kështu, në Shqipëri apo Greqi ?!”

Si mund të ndryshojë kufiri detar në jugë të Shqipërisë, vetëm se kërkon Greqia, e cila cënon jo vetëm kufirin me Shqipërinë por edhe me Italinë. Duke ia rrëmbyer detin Shqipërisë e ka më të thjeshtë për shtrirjen e saj në jugun autokton shqiptar. Synimet e tyre grabitqare vihen re edhe me një fakt tjetër: Me ç'të drejtë parlamentarë e qeveritarë të shtetit grek gjenden në Himarë sa herë përgatitet enkas ose i dalë rastësisht ndonjë incident apo në kohë zgjedhjesh dhe çuditërisht janë në krye të elektoratit. Pse jo edhe në krye të demonstrimeve të himariotëve duke valëvitur flamurin grek. Si kufitarë që jemi, është mirë të ruajmë dhe respektojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pa prekur integritetin e asnjërës palë. Këto janë fakte që filluan me teorinë e “Vorio Epirit” pas Pavarësisë së Greqisë, problem që edhe sot vazhdon të jetë akut. Mes të tjerash ata vazhdojnë të hedhin helm me teorinë e Vorio-Epirit, duke thënë: “Që në kohët pre-historike, Epiri ka qenë i bashkuar, i pandarë deri në vitin 1914 kur fuqitë e mëdha krijuan Shqipërinë duke i aneksuar edhe këtë provincë të Greqisë.”... “Epiri, me qendrën kulturale të tij Dodona, më i vjetri dhe më i respektueshmi orakull nga të gjithë orakujt grekë, shtrihet nga gjiri i Ambrakisë deri në lumin Jenusos(Shkumbin). (lecture of Vasilios Kyranis, Harvard University -1981)Leksion i mbajtur nga Vasilios Kyranis(Kurani) në U. “Harward” nëntor 1981 dhe përkthyer nga greqisht në shqip në Boston më 2004. (Për këtë takim është kujdesur kryetari i shoqatës greke “Helikon”, Konstantinos Hionidhis) - Kështu është shprehur Vasil Kurani me temë:”Epiri i Veriut përmes shekujve”.

A i është përgjigjur gjatë asaj kohe ndonjë shqiptar, politikan, sidomos ndonjë historian (pasi duhet të mbrojë tezat e veta mbi lashtësinë e Shqipërisë), këtij mashtruesi dhe falsifikatori të historisë ballkanike, këtij mohuesi të kombit shqiptar i cili lindi qysh në atë kohë kur njeriu njohu aftësitë e veta për transformimin e natyrës në dobi të jetës.

Problemi i fundit që ka shqetësuar mbarë atdhetarët e vërtetë, ata që e quajnë veten shqiptarë, është
ndikimi grek për regjistrimin e popullsisë mbi baza etniko- fetare. Shqiptarët të detyruar nga varfëria e skajshme dhe izolimi i gjatë, me rënien e diktaturës, morën rrugët e mërgimit. Si në asnjë vend tjetër mikpritës, presioni që u është bërë emigrantëve shqiptar në Greqi, për të ndërruar emrin dhe fenë ka qenë i paramenduar. Ndaj tyre janë përdorur metoda dhe forma nga më të ultat, që nga operacioni fshesa, në dhunën fizike dhe morale duke i fyer emigrantët shqiptarë me këngë dhe fjalor rrugësh. Qëllimi i tyre ishte largpamës, sepse duke ndërruar emrin dhe fenë e shqiptarëve, ata rrisin përqindjen e minoritarëve grekë në Shqipëri. Këto janë mjetet që përdor shovinizmi për të arritur qëllimin. Ka aq shumë fakte sa nuk gjendet stomak që t'i gëlltisë. Gradualisht po i rrisin këkesat, duke ngulmuar në Autonominë e Himarës, që më pas të bashkohet me Greqinë.

Të shkruash historinë do të thotë që studiuesët dhe historianët duhet të ballafaqohen me të vërtetën e pamohueshme, ku çdo epokë të paraqitet me të mirat dhe të këqijat e saj. Shkrimi dhe rishikimii historisë së Shqipërisë është problem madhor që duhet ta zgjidhin historianët e vërtetë, të zhveshur nga çdo lloj paragjykimi apo idealizmi.

Domosdoshmëri është që historinë kombëtare nuk duhet as ta drejtojë dhe as ta orientojë politika, sepse në çdo kohë secila forcë politike ngre në piedestal vlerat e veta. Historia shqiptare ka nevojë për drejtësi.

Drejtësia e një kombi nuk blihet me para dhe as dhurohet nga politikanët. Ajo vendoset duke u përballur me të vërtetën historike, me fakte e ndodhi reale, me vendngjarjet, kohën e zhvillimit të tyre dhe duke evidentuar klasat apo shtresat shoqërore dhe personat që kanë marrë pjesë në to, pra ata që kanë qenë apo janë pjesë e historisë.

Theksoj se historia e një shteti nuk është ideale, ajo është reale dhe udhëton nëpër kohë. Që të shkruhet historia e vërtetë duhet të merren parasysh këto elementë: Ngjarja, koha kur ka ndodhur, vendi ku është zhvilluar dhe njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në të. Gjithmonë pa harruar as shkakun dhe as pasojën. Duhet pasur parasysh që të mos shtrembërohen faktet, të mos mohohen njerëzit, as të hiperbolizohen dhe as të zvogëlohen periudhat faktike. Historia quhet e plotë dhe reale, kur paraqitet çdo etapë kohore që kalon kombi, me të mirat dhe të këqijat e saj. Jemi qenie të gjalla dhe si të tillë bëjmë edhe gabime. Aq më tepër kur flitet për jetën e një populli, rrugëtimin e tij të gjatë, përshkuar në qindra e mijëra vjet. Në qoftëse njerëzimi nuk do të kishte bërë gabime dhe s' do të kishte mbajtur qëndrim të njëanshëm, atëherë historia do të ishte e shkruar si duhet. Nuk do të ishte e nevojëshme që sot në shek. XXI të, shqiptarët kërkojnë të vendosin kufijtë e të parëve.

Paanshmëria në shkrimin e saj, është tregues i rëndësishme në pasqyrimin e historisë së çdo kombi. Drejtësinë mbi të vërtetën historike e vendos vetëm i virtytshmi.

Ndaj historianëve shqiptarë, që edhe sot për fajin e tyre, historia vazhdon të jetë e shtrembër, e politizuar dhe e cunguar, u del detyrë e rëndësishme ta rishikojnë, ta pasurojnë dhe ta zhveshin atë nga idealizmat dhe dogmat politike. (Vilhelme Vranari:“Rishikimi i historisë sonë është identitet kombëtar”; “Pa titull(“libri Ese-publicistikë,fq.265 , v. 2011; gazeta “Standard” 11/ 9/ 2007)

Duhet të kemi parasysh se edhe Franca, si djep i kulturës botërore, ka mangësi në Historinë e saj kombëtare. Edhe aty ka lindur nevoja e rishikimit dhe pasurimit të historisë. Kurse në Shqipëri është domosdoshmëri.

T'iu vijë turp autorëve bashkohor, hartues të teksteve mësimore të gjuhës apo historisë, kur marrin si shembull politikanët e sotëm. Nga që s'është as qytetare dhe as e moralshme, po jap një shembull:

Në tekstin e gjuhës të klasës së katërt ( IV) autori, ka vendosur fotografi të njerëzve të shquar të vendit, ku krahas portretit të Nënë Terezës dhe Kadaresë edhe atë të ndonjë politikani. U jep si detyrë fëmijëve të ndërtojnë nga një fjali për secilin.(Gazeta Shekulli-fq.10-6/ 9 /2011) Natyrisht vendosja e portretit të Nënë Terezës dhe Kadaresë janë me vend, por një politikan në tekstin shkollor, çne? Po kthehemi pas në kohë. Po u thurim lavde “idhujve” si në kohën e Realizmit socialist. Politikani edhe kur e bën si duhet detyrën, kur është një personalitet i përkryer dhe i papërlyer, ka kryer misionin e tij ndaj votbesimit të dhënë nga elektorati. Paguhet për punën e bërë, madje me të tepërt, duke e krahasuar me pagat e ulëta apo pensionet qesharake të shqiptarëve.

Duhet të jenë ata të parët që do të ngrenë zërin ndaj problemeve të tilla madhore. Ndaj lind pyetja: “Ku qëndron ndryshimi mes kohës së diktaturës komuniste dhe demokracisë në fushën e trajtimit të historisë? Në çfarë këndvështrimi duhet parë rishikimi dhe shkrimi i historisë?”

Historianëve do t'iu kujtoja: para se të nisin një studim, duhet të lexojnë dhe analizojnë librin e Xhon Milton “Areopagjitika” , ku në ballinë është shkruar thënia e Biblës, “Në fillim ishte fjala” dhe pastaj le të shkruajnë faktet, por me mend në kokë. Xhon Milton, ky pararendës i fjalës së lirë e botoi librin “Areopagjitika”, e para vepër kushtuar lirisë së shtypit, pra edhe lirisë së ndërgjegjes apo vetjake, më 1644 (Prof. Dr.Mariano Gati dhe Prof.Dr. Hillëri Gati, Areopagjitika/Fq.5, ku thuhet: “Në kulmin e krizës politike, fetare, shoqërore dhe politike të shek XVII, e cila nga një anë i dha fund rendit gjeopolitik të Evropës së Rilindjes, nga ana tjetër mes kundërshtisë së parimeve të lirisë, me forma ideologjike do ta ndajnë kontinentin për shekuj me radhë, gjë që vazhdon edhe sot.Qysh në faqet e para Xh.Milton i drejtohet Parlamentit të Anglisë nga çensura paraprake: nga famëkeqet “Leje të Superiorëve”. “Autori jo vetë analizon shkaqet dhe dëmet që sjellë mungesa e lirisë së shtypit, për shkak të çensurës, por mendimet e tij të vyera janë investim drejt zgjidhjes së problemit të ndërlikuar të lirisë.(Xh. Milton fq.6).

Ky hap i guximshëm i Miltonit është aktual dhe i rëndësishënm edhe për ditët tona.Pikërisht çensura, “Lejet e Superiorëve”, etja për t'iu thurur lavde apo për t'i shndërruar në “mite” ata që diktojnë historinë, ashtu si në diktaturë, edhe sot në demokraci vazhdojnë të bëhen të njëjtat gabime, duke ua humbur vlerën si shkencave të tjera, edhe historisë.

Janë fajet e shndërruara në krime të Fuqive të Mëdha, të cilat e copëzuan Shqipërinë që historia e saj, edhe sot në shek XXI, është gjysmake. Historianëve po u kujtoj Sami Frashërin (më 1749) : “Njerëz të mëdhenj janë ata që bëjnë vepra të mëdha. Vepra të mëdha janë ato që u kanë sjellë dobi njerëzve.” (Zija Xholi libri 'Sami Frashëri', fq.155. Botuar më 1978). Kurse me thënien e S.Frashërit mbi diturinë, të cilat duhet të ishin udhërrëfyese të njerëzve të mendimit intelektual :“Dituria sjellë në jetë dhe ushqen atdhedashurinë dhe të dyja së bashku e shtyjnë njeriun përpara, e mësojnë atë të punojë për të mirën e tij dhe të shoqërisë.”-(Po aty në fq.157), Z. Xholi shprehimisht thotë:ky koncept iluminist, aq i afërt me mendimin përparimtar të shekujve XVII-XVIII, nuk e lejoi Samiun të shohë dhe të zbulojë atë forcë vendimtare që vë në lëvizje njerëzit dhe shpie përpara shoqërinë, siç është lufta e klasave”. Ky konkluzion i Zija Xholit për dijetarin S. Frashëri, që vdiq më 1904 dhe sipas tij duhej ta merrte me mend se pas 40-50 vitesh Shqipëria do të ndërtonte shtetin e diktaturës komuniste, të parashikonte se do të zhvillohej lufta e klasave, më e egra që ka njohur bota, periudha më e zezë historike e “Shqipërisë së lirë”, që jo vetëm e varfëroi shqiptarin materialisht, mendërisht, por në atë kohë famëkeqe u shkruajt një histori e gënjeshtërt dhe e politizuar. Ky fakt mjafton që të kujtoj se historia shkruhet në favor të klasës në fuqi.

Historianëve le t'iu shërbejnë këto thënie të mençura të këtyre njerëzve të ditur, por mos të pranojnë kushte ashtu siç kërkoi këto dy ditët e fundit Ministria e Jashtme e Greqisë: “Do të keni përkrahjen tonë për pranimin në BE, nëse ju plotësoni këto tri kushte...” që s' është nevoja të përsëriten.

Të jesh anëtar i BE me të drejta të barabarta me shtetet e tjera të Evropës, do të thotë që Shqipëria të plotësojë të gjitha kriteret e vendosura nga Parlamenti Evropian. Integrimi i Shqipërisë nuk pret “lëmoshë” nga Greqia dhe pastaj të bëhemi preh i saj në kurriz të interesave kombëtare. Për lëshime të tilla duhet t'i vëmë gishtin kokës, sepse shkohet drejt shuarjes së kombit. Mos lejoni që nesër të

na buçasë në vesh tradhtia, mashtrimi dhe intriga që të na përbuzin e të na tallin me shprehjen e përrallave “Na ishte njëherë Shqipëria...” sepse siç e kanë nisur Greqia, Serbia, Mal i Zi, vllahët etje, një ditë s'është çudi që të gjendemi të çkombtarizua



vo:FESh- Fjalori Enciklopedik Shqiptar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi