Frank Shkreli:DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT
Faqja 1 e 1

DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT
KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUT
Nga Frank Shkreli*
Toni Bler
Si çdo vit edhe sivjet, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) organizon, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të tij, darkën madhështore të përvjetëshme me 23 Shtator, në sallën e madhe Gotham Hall në Nju Jork, për të nderuar me Çmimin prestigjioz ”Duartë e Shpresës”, ish-Kryeministrin britanik, Toni Bler për kontributin e tij historik që dha për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. KKSHA gjithashtu do të nderojë këtë vit edhe ish-ambasadorin Riçard Holbruk, post mortem, diplomatin amerikan dhe të dërguarin e posaçëm të Amerikës në Ballkan –për angazhimin e tij të pashoqtë dhe për përpjekjet e tija të palodhëshme për të sjellë paqë e siguri për popujt e Ballkanit. Një mik tjetër i shqiptarëve, Ambasadori Frank Uisner do të pranojë Çmimin ”Arritjet e Jetës”, në emër të ambasadorit Holbruk, i cili papritmas ndërroi jetë vitin që kaloi. Gjatë darkës vjetore të KKSHA-s, do të përkujtohet edhe 20-vjetori i rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Shqipërisë. Për hollësi shikoni www.naac.org
Ish-Kryeministri Bler dhe ish-ambasadori Hollbruk i bashkohen një liste prestigjioze udhëheqësish të lartë amerikanë dhe evropianë, që Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar gjatë 15 viteve të kaluara, përfshirë Presidentin Klinton, Sekretarët e Shtetit Xhejms Bejker dhe Madeleine Olbrajt, Senatorin Robert Dole, Ndihmës Sekretarin e Shtetit James Rubin, Kryetarin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesli Klark, Ambasadorin Frank Wisner, Kongresmenin Eliot Engël, Presidentin Martii Ahtisaari, e të tjerë.
Për shqiptarët, ish-Kryeministri Bler është heroi i dytë pas ish-Presidentit Bill Klinton, e të cilët shpesh konsideroheshin si arkitektët binjakë në përpjekjet e tyre — për të ndaluar gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës nga forcat brutale serbe — përpjekje këto që më në fund çuan në bombardimin e Serbisë nga forcat e NATO-s, 12 vjetë më parë. Kryeministri Bler ishte shtylla përkrahëse e NATO-s dhe zëdhënsi kryesor në Evropë, i cili ngulte këmbë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përbënte një kauzë morale për intervenim ushtarak, me qëllim për të dëmtuar ”makinën ushtarake vrasëse të Millosheviçit” dhe më në fund për të detyruar forcat e tija kriminele të tërhiqeshin nga Kosova. Ai ishte i vendosur që misjoni i NATO-s për çlirimin e Kosovës të përfundonte me sukses, duke thënë se ” Brezi im mendonte se në Evropë nuk do të shikonim kurrë më krime të tilla që po ndodhnin në Kosovë, prandaj objektivi dhe vullneti ynë është absolut dhe i përgjithëshëm që misjoni i NATO-s të dalë me sukses”, pasi sipas tij, ajo që po ndodhte në Kosovë mund të thuhet se ‘’ishte gjenocidi racial i paparë në Evropë ç’prej Luftës së Dytë Botërore’’. Zoti Bler, si asnjë udhëheqës tjetër evropian shprehte indinjatën dhe zemërimin moral ndajë krimeve që forcat ushtarake e policore të Millosheviçit po bënin mbi popullësinë civile të pafajshme të shqiptarëve të Kosovës. Megjithëse ishte i vetëdijshëm se 80% e shpenzimeve të luftës në Kosovë mbuloheshin nga Shtetet e Bashkuara, Zoti Bler ishte forca kryesore morale në Evropë, që përkrahte kauzën e shqiptarëve të Kosovës. Në një mesazh drejtuar në atë kohë oficerëve ushtarakë anë e mbanë Evropës, Kryeministri Bler u tha se ”Lufta e juaj është e drejtë, për një kauzë të drejtë.”
Në fillim të tragjedisë nëKosovë, Kryeministri Bler, në një deklaratë para parlamentit britanik shprehu qendrimin e tij dhe të vendit të tij duke thënë se “ne duhet të veprojmë menjëherë që të shpëtojmë mijëra burra, gra e fëmijë të pafajshëm nga një katastrofë e menjëhershme, nga vdekja, nga barbarizmat dhe nga spastrimi etnik i një diktature brutale. Ne nuk kemi alternativë tjetër…..”, tha ai.
Ka vërejtës dhe komentues që edhe sot mendojnë se pa ndihmën e Zotit Bler — sidomos pa përpjekjet e tij për të bindur aletatët e tjerë evropianë të Aleancës së Atlantikut në favor të ndërhyrjes ushtarake– ndoshta nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s në Kosovë, me 1999, që siç dihet më në fund detyroi tërheqjen efektive të të gjitha forcave të Millosheviçit nga Kosova dhe bëri të mundur vendosjen afatgjatë të një force ndërkombëtare në Kosovë, që më në fund çoi në pavarërsinë që gëzon sot Kosova.
Në fjalimin e tij me rastin e njoftimit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Beligradit, Kryeministri i atëhershëm Bler iu drejtuar kombit të tij duke thenë se “Ne i kemi mundësitë tu ndihmojmë atyre (shqiptarëve) të sigurojnë drejtësinë. Dhe e kemi për detyrë që të bejmë çmos që të fitojë drejtësia”. Zoti Bler e pat përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “i kemi vendosur vetes një objektiv të qartë, dhe të jeni të sigurtë, se ne do të vazhdojmë përpjekjet tona deri në realizimin e këtij objektivi.”
Objektivi i juaj Zoti Bler, është realizuar, dhe me të drejtë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nderon me Çmimim ”Duartë e Shqpresës”, ish-Kryeministrin britanik, duke treguar falenderimet më të larta të të gjithë shqiptarëve kudo, për Zotin Bler. Falë përkrahjes së fortë të Zotit Bler, Kosova sot është shtet i pavarur e demokratik. Është në dorë të udhëheqësve dhe të popullit të Kosovës që tani, me pjekurinë e nevojshme politike, të ndërtojnë vetë shtetin që ka aspirata për antarësim në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e Atlantikut, NATO.
Riçard Holbruk
Çmimi i KKSHA-s për ”Arritjet Jetësore” do t’i akordohet, post mortem, ish-ambasadorit amerikan Riçard Holbruk. I ndjeri Holbruk ishte pjesë e pandarë e angazhimeve amerikane, për tre katër dekadat e fundit, për të siguruar paqën dhe për të përkrahur të drejtat legjitime të shqiptarëve në Ballkan. Ai kryesonte listën e mijëra diplomatëve e ushtarëve amerikanë, ndër më të dalluarit e këtij kombi, që punuan për një paqë të qëndrueshme dhe për stabilitet të vazhdueshëm në atë pjesë të Evropës. Ishte politika amerikane, që u zbatua nga tre presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikanë e demokratë (George Bush Sr, Bill Clinton dhe George W. Bush), që kishte për synim– pas luftës së ftohet — bashkimin e Evropes “në një (Evropë) të plotë, e në paqë”, nepërmjet proceseve demokratike e paqësore. Një element i rëndësishëm i kësaj strategjie ishte edhe paqëja e stabiliteti në Ballkan, që gjatë 1990-ave ishte zhytur në konflikte shkatrruese me pasojë qindëra mijëra të vrarë e të plagosur anë e mbanë territorit të ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare. Një rol kyç në këto përpjekje luante Ambasadori Riçard Holbruk. Ambasadori Holbruk ishte një gjigant i diplomacise amerikane dhe për fat edhe një përkrahës i fortë i të drejtave të Shqiptarëve.
Si kryedipomati i Presidentit Clinton për Ballkanin, Ambasadori Holbruk kryesoi negociatat me 1988 për një marrëveshje me Slobodan Milosheviçin për tërheqjen e forcave terroriste serbe nga Kosova, ku kishin ndërmarrë fushatën e spastrimit etnik me qellim për të shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre shekullore dhe si përfundim, për të lejuar vendosjen e pranisë së vërejtësve ndërkombëtarë në Kosovë. Pasi që Milosheviçi nuk zbatoi këte marrëveshje, ishte Riçard Holbruk, ai i cili në emër të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s i dorëzoi ultimatumin Milosheviçit, me të cilin i kërkohej Serbisë që të terhiqte menjëherë forcat e sajë nga Kosova ose të ballafaqohej me fuqinë e sulmeve ajrore të Organizatës së Atlantikut Verior, NATO.
Pasi kishte studjuar mirë taktikat e udhëheqsit serb, Ambasadori Holbruk, në verë të vitit 1998 deklaroi për rrjetin televiziv amerikan ABC , se “Diplomacia me Milosheviçin është e sukseshme vetëm nëqoftse përkrahet nga forca ushtarake. Milosheviçi duhet ta kuptojë se — dhe ky është thelbi i çështjes — se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë një një përsëritje e asajë që ka ndodhur në Bosnje. Tani, NATO është gati të veprojë dhe është e interesuar për ato që po ndodhin në Kosovë në një mënyrë që nuk ishte (e interesuar) katër vjetë më parë në Bosnje. Nëqoftse ai (Milosheviçi) mendon se këjo që po ndodhë është vetëm teatër i parëndësishëm, ai është duke bërë një gabim të madh.”
Takimet e Ambasadorit Holbruk me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova ishin të shpeshta, is në Prishtinë ashtu edhe në SHBA në përpjekje për të ndaluar masakrat e forcave serbe kundër popullësisë shqiptare si edhe për një prani të përhershme nderkombëtare në Kosovë. Ai kishte takime edhe me përfaqsues të tjerë shqiptarë nga Kosova, si Zotin Hashim Thaçi, por në verën e vitit 1998, Ambasadori Holbruk bëri atë që nuk e kishte bërë asnjë përfaqsues amerikan deri atëherë, kur u takua për herë të parë me luftëtarët e UÇK-ës — gjë që në atë kohë u interpretua si një njohje e rolit dhe forcës së saj në rritje e sipër për çlirimin e Kosovës. Pas takimit privat me perfaqsues të UÇK-s në Junik, ambasadori Holbruk deklaroi se gjëndja në Kosovë ishte eksplozive dhe se duhej bërë ç’mos që të parandalohej masakra dhe gjenocidi kundër shqiptarëve.
Ambasadori Richard Holbruk i prinë listës së diplomateve amerikane, që në një mënyrë a në një tjetër gjatë dekadave, kanë kontribuar aq shumë për mirëqenjen dhe mbijtetesën e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diasporës shqiptare në Amerikë — kësaj diaspore që po e nderon sivjet – me perfaqsues te së cilës takohej shpesh për të dëgjuar dhe marrë pararsyshë edhe pikëpamjet e tyre në lidhje me ato që po ndodhënin në Ballkan, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë.
Ambasadori Holbruk do të mbahet mend nga e gjithë Kosova dhe mbarë kombi si një mik dhe përkrahës i vërtetë. Prandaj, është me vend që KKSHA po nderon atë në mirënjohje për rolin e gjithanshëm dhe kontributin e tij për mbijetesën e shqiptarëve të Kosovës, për lirinë e tyre si edhe për një të ardhme më të mirë, në një shtet të lirë e të pavarur për ta, dhe një të ardhme më të ndritur për mbarë kombin shqiptar.
Darka e KKSHA-s, javën që vjen, do të kujtojë gjithashtu edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Uashingtonit dhe Tiranës, një ngjarje këjo me rëndësi në jetën e dy kombeve tona dhe një datë e veçantë për komunitetin shqiptaro-amerikan, për realizimin e së cilës punoi shumë diaspora shqiptare në Amerikë, të cilës edhe ish-Ndihmësi Amerikan i Shtetit, Rejmond Sajtz — me rastin e nënshkrimit të memorandumit të lidhjes së marrëdhënjeve diplomatike, –(ku isha edhe unë i pranishëm me një numër bashkatdhetarësh), Prillin e vitit 1991, në fjalimin e rastit, ia njohi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë drejtim duke thënë, ”Unë dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj dite. Ndër këta, sot në këte dhomë, janë shumë Amerikanë me origjinë shqiptare të cilët kanë kontribuar jashtzakonisht shumë, me kohë e përpjekje, për të vendosur marrëdhënje të reja midis dy vendeve tona”.
*Frank Shkreli ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe ishte anëtar i delegacionit të parë diplomaik amerikan në Shqipëri në Prill/Mars 1991.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Frank Shkreli: Në emër të “kolaboracionistëve” dhe “surretër-ve”
» Frank Shkreli:Lëvdata për lugatin
» Frank Shkreli:NË SHKUPIN SHQIPTAR, 2015?????????!!!!!!!!!!
» Nga FRANK SHKRELI:GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKË
» Frank Shkreli: ''Pranverë Arabe'' apo diçka tjetër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi