Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

6 për qind analfabeta

Shko poshtë

6 për qind analfabeta Empty 6 për qind analfabeta

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 17, 2011 7:57 pm

6 për qind analfabeta Analfabetat_776068_thumb_large

6 për qind analfabeta



Nga Express

Analfabetizmi është ende çështje shqetësuese për shoqërinë kosovare edhe pse ajo nuk është dukuri alarmante, thonë përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se ky institucion është duke bërë përpjekje maksimale për çrrënjosjen e këtij fenomeni, i cili është rritur ndjeshëm te komuniteti rom, ashkali, egjiptian, dhe personat me aftësi të kufizuara.

Numri i atyre që nuk dinë shkrim-lexim dhe numri i atyre që kanë pasur fatin të jenë për një kohë në bankat shkollore dhe më vonë ta ndërpresin mësimin për shkaqe të ndryshme, është ende shqetësues.

Dukagjin Pupovci, drejtor i Qendrës Kosovare për Edukim ka thënë për Kosovapress se ndër arsyet kryesore të analfabetizmit është edhe cilësia jo e mirë e arsimimit. Ai po ashtu thekson se shpeshherë ndërprerja e shkollimit vinte edhe si pasojë e pasigurisë së mjaftueshme dhe si rezultat i varfërisë.

“Një ndër arsyet është faktikisht cilësia jo e mirë e arsimit, sepse ndodh që njeriu shkon tetë vjet në shkollë, nëntë vjet në shkollë dhe përsëri nuk e arrin atë standardin të lexim-shkrimit, pastaj shkaku që ne e kemi trashëguar me të madhe nga vitet e 90-ta është braktisja e shkollimit, që atëherë ka qenë pak më e përhapur, mirëpo tash është në një masë më të vogël si rezultat i situatës së sigurisë, e cila ka qenë në vitet e 90-ta, mirëpo po ashtu në periudhën e para luftës po edhe pas luftës. Kjo ka ndodhur edhe si rezultat i varfërisë të një pjese relativisht të madhe të shoqërisë dhe ne e dimë që kemi diku një varfëri prej 40 për qind, ndërsa një varfëri ekstreme prej 16 për qind në Kosovë, dhe thjesht në ato familje te kjo kategori e qytetarëve tanë analfabetizmi është më i pranishëm, sepse e braktisin shkollën, pastaj edhe nëse kanë mësuar diçka nga lexim-shkrimi nuk i praktikojnë ato shkathtësi nuk lexojnë nuk shkruaj dhe me kohë normalisht ato shkathtësi zhduken”, ka thënë Pupovci.

Pupovci thotë se është shumë e rëndësishme që shkathtësitë e shkrim-leximit të përmirësohen, sepse është mëkat që një njeri të mos mund ta kuptojë një udhëzim të thjeshtë për përdorimin e një pajisjeje ose të një kontrate pune të cilën e nënshkruan.

Zyrtarët e arsimit thonë se me gjithë përparimet e deritashme në Kosovë, analfabetizmi ka qenë dhe është i pranishëm, por nuk është dukuri alarmante.

Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), shkalla e analfabetizmit në vend është diku rreth 5.9 për qind, mirëpo sipas tyre kjo shifër është ndjeshëm më e rritur te komuniteti rom, ashkali, egjiptian dhe personat me aftësi të kufizuara.

Afërdita Jaha, zyrtare për arsim joformal në MASHT, ka thënë për Kosovapress, se ky institucion është duke bërë përpjekje maksimale për çrrënjosjen e këtij fenomeni përmes programeve të ndryshme për shkrim-lexim.

“Ministria e Arsimit për të rritur shkallën e arsimimit në Kosovë ka bërë shumë. Nga viti 2001 në bashkëpunim me UNICEF-in kemi hartuar programet për shkrim-lexim bazik ku kemi hartuar kurikulin dhe kemi botuar katër libra “Drite jete”, libra këto, të cilat i kanë shërbyer kryesisht grave nëpër viset rurale për të mësuar shkrim-lexim dhe aftësi dhe shkathtësi tjera për jetë”, ka thënë Jaha.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Shërbimin Gjerman për Zhvillim (GTZ), tashmë kanë nënshkruar një vendim në bazë të cilit thuhet, se të gjithë ata nxënës që kanë braktisur shkollimin që nga viti 1999 kanë të drejtë të kthehen në shkollim dhe ta kryejnë shkollimin e obliguar.

“Meqë numri i analfabetëve është i lidhur kryekëput me numrin e braktisjes në shkolla, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me shërbimin gjerman dje ka nënshkruar një vendim në bazë, të cilët të gjithë ata nxënës të cilët kanë braktisur shkollimin që nga viti 1999 kanë të drejtë të kthehen në shkollim, dhe ta kryejnë shkollimin e obliguar, dhe kjo është një prej formave që Ministria e Arsimit po e ngrit shkallën e arsimimit në vend dhe po shkon në zhdukjen e analfabetizmit”, ka thënë Jaha.

Jaha ka përmendur edhe shkaqet kryesore, të cilat vinë deri te braktisja e shkollimit, ku sipas saj janë shkaqet ekonomike, migrimi i shpeshtë fshat- qytet, migrimet e ndryshme jashtë vendit dhe niveli i ultë i arsimit në familje. Ndërkohë ka theksuar se numri më i madh i analfabetëve gjendet në viset rurale dhe diku rreth 3/4 e këtyre analfabetëve i përkasin gjinisë femëror.

Albanologu Rexhep Doçi thotë se faktorët kryesorë të analfabetizmit në Kosovë kanë qenë pushtuesit, që nuk kanë lejuar të shkollohen shqiptarët në përgjithësi.

“Kur është fjala e analfabetizmit mund të themi se analfabetizmi neve na ka kushtuar shumë. Na ka lënë për mbrapa, ndoshta ndër faktorët kryesor është për shkak se pushtuesit apo sundimtaret nuk na kanë lejuar të shkollohemi, sidomos gjithë shqiptarët qofshin djem apo vajza, por sidomos femrat kanë mbetur shumë mbrapa, ndonëse në periudhat e hershme kemi pasur shume femra të afta. Edhe sot nuk ka aq kujdes, sepse pa barazimin e gjinive me përparim në çdo fushë të jetës nuk ka përparim të kombit dhe për këtë duhet ta kemi gjithë përparësinë që ta zhdukim analfabetizmin, por analfabetizmi ende është i madh te ne”, ka thënë Doçi.

Çrrënjosja e analfabetizmit në Kosovë duhet të bëhet sa më parë, si njëri ndër standardet që duhet përmbushur në nivelin e arsimit, për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi