Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti
Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti
Retrospektiva të paharruara
Solidaritet me NATO-n, Amerikën dhe Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999) |
KUR GJËMONTE BUKURESHTI
Nga Baki Ymeri
31 mars 1999. Falë inisiativës së Prof. dr. Xhelku Maksutit, organizuar nga bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, para Kishës Shqiptare të Bukureshtit filloi të tubohet masa e ftuar për të marrë pjesë në një miting solidariteti me sivëllezërit tanë në Kosovë. Ky manifestim publik që do të zhvillohet në zemër të Bukureshtit mbante titullin Marshi i Heshtjes, edhepse heshtja u shndërrua në një zhurrmë të moderuar me brohoritje të përzemërta në favor të Kosovës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas anëtarëve të komunitetit, këtë miting të paharruar e nderuan bij dhe bija të rilindësve tanë, korçarët e Bukureshtit, shqiptarët e Konstancës, studentët e Kosovës në Universitetin e Krajovës, studentë të panumërt me origjinë arumune dhe shqiptare nga Shqipëria (Erion Piciri nga Tirana, Stavri Thoma, Manuela Divjaka dhe Ilir Guxho nga Elbasani, Julian Bako nga Korça, Ilir Kokonezi nga Fieri), bashkatdhetarë të shquar si Lule Simioni nga Bukureshti (e mbesa e Lame Kodrës), Luan Topçiu nga Poradeci dhe Renata e tij nga Tirana, Përparim Demi nga Filati i Çamërisë, Hashim Dauti nga Sllatina e Oltenisë, autori i këtij shkrimi me flamurin e Rumanisë në ballë, shqiptarë, rumunë dhe arumunë.
Ishte një ditë e paharruar kur masa kalonte nëpër bulevardin qëndror, nëpër Sheshin Romana, nëpër Rrugën Viktoria, për t'u kthyer atje ku pat nisur: para ish/Kishës Shqiptare të Bukureshtit, e cila pat funksionuar gjatë periudhës 1911, kur Fan Noli e pat mbajtur liturgjinë e parë në gjuhën shqipe, e deri në vitin 1948, kur filluan të suspendohen shoqatat e huaja, kur çdo gjë e huaj filloi të bëhet e dyshimtë siç i bëjme ne të dyshimtë disa gazetarë rumunë (Razvan Voncu etj.) që zhvillojnë propaganda serbe kundër Kosovës shqiptare. Vlen të theksohet me këtë rast fakti se derisa shqiptarët dhe filoshqiptarët mbanin parolla dhe bërtisnin në favor të Kosovës, NATO-s dhe Amerikës, bukureshtarët që e ndiqnin me admirim këtë manifestim brohorisnin: Ju priftë e mbara! Krishti është me Ju! Zoti është me Ju! Anembanë gazetarë dhe kamera të panumërta televizive. Të nesërmen gazetat më të njohura të Bukureshtit i mbushën faqet me artikuj si Shqiptarët e Rumanisë e bënë Bill Klintonin Engjëll i Paqes, Shqiptarët e Bukureshtit e falënderuan NATO/n dhe Amerikën, Shqiptarët bërtitën Kosovë-UÇK, Poshtë Kasapi i Ballkanit etj.
Shqiptarët duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Komunikatë për shtyp nga Bukureshti
» Baki Ymeri:Telegramë urimi nga Bukureshti
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
» Baki Ymeri: Shqiponjat e Manchesterit
» Baki Ymeri:Telegramë urimi nga Bukureshti
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri:A ta njohim Kosovën?
» Baki Ymeri: Shqiponjat e Manchesterit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi