Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i dhe EULEX-i të vendosur për largimin e barrikadave

Shko poshtë

KFOR-i dhe EULEX-i të vendosur për largimin e barrikadave Empty KFOR-i dhe EULEX-i të vendosur për largimin e barrikadave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 11:03 pm


KFOR-i dhe EULEX-i të vendosur për largimin e barrikadave

KFOR-i dhe EULEX-i të vendosur për largimin e barrikadave Kfori-eulexi

KFOR-i dhe EULEX-i, kanë shprehur përkushtimin që të vendosin rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës dhe në zhbllokimin e rrugëve në pjesën veriore. Zyrtarët e këtyre misioneve theksuan se dhuna është e papranueshme dhe nuk do të lejojnë askënd që të veprojë në kundërshtim me ligjet.

Zyrtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, janë paraqitur në një konferencë të përbashkët për zhvillimet e fundit në veri, me ç’rast kanë bërë të ditur rrjedhën e ngjarjeve që kanë ndodhur në pikën kufitare në Jarinje.

Sipas tyre, dhuna e sotme ka ardhur si pasojë e provokimeve nga ekstremistët serbë.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz tha se dhuna na nisur pasi që një grup serbësh me një veturë civile i është afruar forcave paqeruajtëse dhe ka tentuar që të thyente ndalesën e vënë nga ushtarët.

Edhe pse nuk ka komentuar shumë lidhur me llojet e armëve të përdorura nga KFOR-i, zëdhënësi Adametz ka bërë të qartë se ato nuk kanë qenë vdekjeprurëse, ndërsa ka theksuar se forcat paqeruajtëse do të reagojnë nëse kërcënohen dhe rrezikohet jeta e ushtarëve apo ndonjë qytetari të Kosovës.

Ndërsa Zëdhënësi i Misionit EULEX, Nicholas Howton tha se ka thënë se sundimi i ligjit është element kyç për të pasur zhvillim normal të jetës edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe në këtë kuadër duhet hequr edhe barrikadat.

Ai bëri thirrje që qytetarët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe akte të përgjegjshme dhe mos të bashkohen me ata që thyejnë ligjin.

Zyrtarët nga KFOR-i dhe EULEX-i, kanë njoftuar se do të vazhdojnë hetimet lidhur me gjithë personat që kanë nxitur dhunën gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Jarinje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi