Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka!

Shko poshtë

Agron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka! Empty Agron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 29, 2011 7:40 pm

Agron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka! 291718_147194265375700_100002553810815_221752_1460090760_nAgron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka! 276302_100002553810815_3910227_n
Agron Shele:Mirënjohje dhe respekt për intelektualen e shquar Klodiana Çuka!

Lajme të tilla rikonfirmojnë edhe njëherë përpjekjen e intelektualëve shqiptarë nëpër botë, të cilët njëlloj si Konica, Mit' hat Frasheri apo të tjerë, bëjnë atë që nuk bën dot një shtet i tërë.
A mund të vritet nje memorie kombëtare, sado e hidhur që të jetë?
Kurrësesi jo!
Dhe kur këtë gjë nuk e bëjnë istuticionet që janë zgjedhur për këto probleme, atëherë detyrën qytetare e kryen si gjithmonë intelektuali.


"Anija e Otrantos, monument i kujtesës

Anija e tragjedisë së Otrantos nuk do të shkatërrohet. Ndërsa Gjykata e Leçes kishte dhënë vendimin për asgjësimin e saj, në mungesë të interesit të palës shqiptare për ta rikthyer në Vlorë, një tjetër lajm i mirë vjen nga përtej brigjeve. Kater i Radës do të kthehet në një monument të kujtesës në qytetin e Otrantos. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që Klodiana Çuka, drejtoreshë e fondacionit “Integra Onlus” dhe eksperte në çështjet e politikës së emigrimit europian, drejtuar kryebashkiakut të Otrantos Luciano Caridi. “Mendoj se shkatërrimi i relikes është një vrasje e dyfishtë e memories kolektive të një populli. Duke parë ndjeshmërinë e popullit të Salentos dhe Otrantos, mendoj se nuk do të kishte vend më të mirë se Otranto për ta shndërruar këtë relike në një monument kujtese”, i ka shkruar Çuka. Përgjigjja e bashkiakut ka qenë pozitive dhe tashmë mbetet të mblidhen fondet e nevojshme për ta kthyer në një monument. Për këtë i është bërë thirrje komunitetit shqiptar që të ndihmojë në këtë çështje " .
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi