Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media

Shko poshtë

Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media Empty Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 9:39 am


Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media


Spiunët dhe bashkëpunëtorët e diktaturës, mos lejohen as në media AlbanianPart
Ligji i ri i lustracionit, gjermanët me draft të ngjashëm me atë të vitit 1995

Debati i ligjit për lustracionin pritet të rikthehet dhe një herë në vëmendjen e opinionit publik, këtë herë i hedhur në treg jo më nga politika, por nga fondacioni “Fridrih Herbert”, deputetë të Bundestagut gjerman dhe Instituti Gjerman i ngritur për të zbardhur krimet e STASIT-it. Projektligji synon të sjellë dhe një herë në vëmendjen e opinionit publik rëndësinë që ka dënimi i krimeve të komunizmit, jo vetëm si një dëmshpërblim moral ndaj shqiptarëve, por edhe si një kriter për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Drafti
Drafti i ri që po hartohet me asistencën gjermane, ka si qëllim rifutjen dhe një herë në proces miratimi të ligjit për lustracionin, një ligj i aplikuar në shumë nga vendet e ish-bllokut. Ekspertët që po punojnë me këtë çështje thanë për “Metropol”, se në një pjesë të mirë të saj do merren për bazë ligji i vitit 1995, ia abroguar nga ana e socialistëve dy vjet më pas. Burimet thanë, se ligji është vlerësuar dhe nga specialistët e zyrës së hetimit të dosjeve të STASI-t në Gjermaninë Lindore. Sipas ekspertëve që po punojnë me këtë draft është ende herët të flitet për këtë çështje, por në ligjin që do të hartohet dhe do shtrohet për diskutim në politikën dhe opinionin publik shqiptar, një ndër pikat e tij do të jetë dhe përjashtimi nga media i ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, gjë e cila ka ekzistuar në ligjin e vitit 1995, dhe pikërisht neni 1 i këtij ligji, ku saktësonte se këta persona nuk duhet të punojnë jo vetëm në median shtetërore, por dhe në mediat private. Asokohe kanë ekzistuar vetëm shtypi i shkruar, dhe në rast se tirazhi i kalonte 3 mijë kopjet, atëherë nuk të lejohej të punoje në to. Në kushtet aktuale, ligjit pritet t’i shtohen dhe televizionet kombëtare, por dhe ato lokale sidomos të qyteteve të mëdha.
Agron Tufa
Agron Tufa, drejtor i Institutit për Zbardhjen dhe Dënimin e Krimeve të Komunizmit, tha për “Metropol” se ende nuk është njohur me përmbajtjen e këtij drafti, por e përkrah plotësisht një iniciativë të tillë. Sipas tij është e mirë që krimet e komunizmit mos dënohen vetëm me fjalë, por ata që i kanë kryer të mbajnë të paktën një përgjegjësi të paktën civile dhe morale. “Më e pakta është të ndalohen të punojnë në administratën shtetërore dhe komunikimin masiv”, thotë Tufa.
Simon Miraka
Një hapje të debatit për rikthimin e ligjit të lustracionit ka kërkuar dhe kreu i Institutit të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka. Në një prononcim për “Metropol” Miraka tha, se shtresa që ai përfaqëson është shumë e interesuar për hapjen e një debati të tillë.
Viti 1997
Pas rrëzimit të qeverisë së PD në vitin 1997, ligji i lustracionit doli jashtë loje, deri sa u abrogua, nga shumica e majtë që erdhi në pushtet atë vit. Të gjithë ata që ishin larguar nga administrata, deri në atë kohë u ricikluan sërish për të qenë dhe shumë vjet të tjera pjesë e saj.
Neni 1
Organet dhe funksionet për të cilat ky ligj përcakton kushtet për të shërbyer në to janë:
a) deputetë në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë;
b) Presidenti i Republikës, të zgjedhurit nga Parlamenti dhe të emëruarit nga Presidenti i Republikës;
c) anëtarë të qeverisë, sekretarë shteti, zëvendës të tyre, drejtorë të përgjithshëm dhe drejtorë të drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në struktura të tjera shtetërore;
ç) në Presidencë, në administratën e Kuvendit Popullor dhe të Këshillit të Ministrave, të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Kasacionit, të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, të Prokurorisë së Përgjithshme edhe në rangje më të ulëta se ato që përmenden në pikën “c”, nëse nga titullari gjykohet në interes të mbrojtjes së shtetit dhe të të dhënave të tij zyrtare;
d) guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
dh) në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për oficerët, funksioni organik i të cilëve përfshin gradë të lartë (gjeneral e kolonel), komandantët e njësive të pavarura;
e) prefektët, kryetarët dhe anëtarët e këshillave të rretheve, kryetarët e bashkive, si dhe komunave dhe anëtarët e këshillave të bashkive e komunave;
ë) në Shërbimin Informativ Kombëtar (SHIK), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin Informativ të Rendit (SHIR);
f) në Gardën e Republikës;
g) shefa të komisariatit, shefa të policisë, punonjës të Policisë Kriminale dhe degëve të tjera speciale;
gj) gjyqtarë, ndihmësgjyqtarë, prokurorë dhe oficerë në Policinë Gjyqësore;
h) në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë;
i) në RTSH, në ATSH si drejtues dhe redaktorë;
j) gazetarë dhe punonjës me detyrë më të lartë në gazetat me tirazh mbi 3000 kopje;
k) në funksione drejtuese në bashkësitë ekonomike, në institucione shtetërore financiare dhe të sigurimeve, si dhe në bankat shtetërore;
l) rektorë dhe drejtorë në universitete dhe shkolla të larta.
Shqipëria, pjesë e rrjetit të vendeve që nuk kanë ligj për lustracionin
Birthler: Krimet e komunizmit duhen zbardhur dhe dënuar
Në vitin 2008, Shqipëria, me iniciativën e Gjermanisë, nënshkroi marrëveshjen e asistencës për ish-vendet e bllokut komunist, të cilat ende nuk kishin një ligj të mirëfilltë të lustracionit. Në këtë listë është dhe Shqipëria, e cila me përjashtim të ligjit të vitit 1995, që pas dy vjetësh humbi çdo vlerë ligjore, ende nuk ka një ligj të tillë. Për drejtuesen e zyrës së dosjeve të STASI-t (ish-shërbimi sekret në Gjermaninë Lindore) Mariane Birthler krijimi i rrjetit evropian do të bëjë të mundur shtimin e bashkëpunimit mes ish-vendeve komuniste për zbardhjen e krimeve të kryera në atë kohë. Njëri prej projekteve të rrjetit do të jetë që përmes internetit ose në formë të shtypur do të vërë në dispozicion njëkohësisht informacione për punën në shtatë vendet nënshkruese, ku nuk bën pjesë Shqipëria. Me rrjetin evropian Birthler do të mbështesë edhe iniciativa në vende të tjera ish-komuniste, në të cilat nuk bëhet akoma lustracioni sistematik. “Mund ta merrja me mend që kooperimi, vetë fakti që ai ekziston dhe që ne jemi prezent në nivel evropian u jep besim dhe forcë këtyre njerëzve”, - shprehet Birthler në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes për ngritjen e rrjetit. Sipas saj, një Evropë e ribashkuar dhe e lirë nuk përfytyrohet dot pa një vetëdije për historinë e saj të shumëllojshme, por edhe kontradiktore. Kushtet e vendeve pjesëmarrëse në këtë rrjet janë shumë të ndryshme nga njëra-tjera. Në këtë kuadër, në Çeki që prej mesit të viteve ’90 bëhet zbardhja e krimeve komuniste, por që t’i shohësh dosjet, lejohet që prej dhjetë muajsh. Drejtuesi i zyrës së lustracionit në Pragë, Miroslav Lehky, shprehet se “tashmë të gjitha dosjet janë në dispozicion për t’u analizuar dhe natyrisht duam t’i hapim të gjitha”. Ndërsa në rastin e Bullgarisë drejtuesi i zyrës së lustracionit, Evtim Kostadinov, shprehet se qëllimi është që të gjithëve t’u jepet mundësia që të shohin dosjet. “Një detyrë e dytë e rëndësishme është t’ia bësh të ditur opinionit emrat e personaliteteve të jetës publike që në të kaluarën kanë qenë zyrtarisht apo jozyrtarisht punonjës të shërbimeve sekrete”, - është shprehur ai.
Gjykata Kushtetuese rrëzon në vitin 2009 ligjin për dosjet
Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin e hapjes së dosjeve për ish-zyrtarët e diktaturës komuniste, i njohur ndryshe si ligji i lustracionit. Megjithëse vendimi ishte marrë kohë më parë, zbardhja e vendimit u bë publike në vitin 2010. Ndërkohë Komisioni i Venecias, në reflektim të pesë pyetjeve për të cilat Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka kërkuar sqarime, ka marrë në konsideratë të veçantë dy veçori të ligjit të lustracionit: e para, faktin që ai po adaptohet afërsisht 20 vjet pas përfundimit të regjimit komunist për shkak se përpjekjet e mëparshme për të kryer këtë proces, janë stopuar gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese apo – pas një periudhe të shkurtër të aplikimit të ligjit – nga një qeveri e re”, thuhet në vendimin e Komisionit të Venecias. Për këtë vendim ka reaguar edhe Partia Socialiste, duke e vlerësuar si goditje për qeverinë. “Gjykata Kushtetuese certifikoi atentatin e 17 të Sali Berishës ndaj Kushtetutës duke hedhur poshtë në unanimitet ligjin për pastërtinë e figurave, një ligj ky i kundërshtuar jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga Komiteti i Helsinkit dhe nga Këshilli i Evropës”.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi