Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MPJ në Shkup reagon kundër ambasadorit shqiptar

Shko poshtë

MPJ në Shkup reagon kundër ambasadorit shqiptar Empty MPJ në Shkup reagon kundër ambasadorit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 06, 2011 2:14 pm


MPJ në Shkup reagon kundër ambasadorit shqiptar

MPJ në Shkup reagon kundër ambasadorit shqiptar 325322

Deklaratat e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku kanë nxitur reagimin sot të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Reagimi ka pasuar me deklaratat e ambasadorit Çejku lidhur me çështjen e historisë, ku ai ka theksuar në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" në Tiranë, se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos.

"Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet. Qëndrimet e [do lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimin të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane", thuhet në reagimin e MPJ, të siguruar nga INA.

Në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet, ka qenë deklarimi i ambasadorit shqiptar në Shkup.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi