Qeveria dhe opozita përplasen përplasen rreth raportit të progresit
Qeveria dhe opozita përplasen përplasen rreth raportit të progresit
Qeveria dhe opozita përplasen përplasen rreth raportit të progresit
Përderisa Qeveria e Kosovës për dy ditë rresht ka folur për vlerësime pozitive të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, opozita e shikon `anën tjetër të medaljes’. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetët e opozitës kanë kërkuar që të zhvillohet debat për Raportin e Progresit, por edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, edhe nga kryeministri Hashim Thaçi kanë marrë një përgjigje të njëjtë: “Lexojeni së pari Raportin”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur e para për Raportin e Progresit, duke thënë se në bazë të këtij raportit, del se në fusha të ndryshme jo që nuk janë bërë hapa para, por janë bërë hapa prapa.
“Edhe sa vite ne si shtet i ri duhet të lëmë korrupsionin të lulëzojë, politikën të ndërhyjë në çdo sferë të jetës, nepotizmin etj” Deri kur Qeveria do ta kontrollojë Kuvendin” Historia po përsëritet, sepse ne kemi Qeverinë më optimiste. Me një qeverisje të tillë raporte të tilla do të kemi edhe 30 vjetët e ardhshme , e ne nuk do të jemi në Evropë”, ka thënë Bajrami.
Ndërkaq Ardian Gjini nga AAK-ja, me ironi është pajtuar që Raporti është real, siç e thotë edhe Qeveria, ngase sipas tij, ashtu siç thotë raporti, në veri nuk ka progres, nepotizmi në institucione vazhdon të jetë i pranishëm, nuk ka progres në reformën e administratës publike, nuk ka progres në lirinë e shprehjes dhe se është reale që Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin dhe se po vazhdon të ndërhyjë në emërimet në Policinë e Kosovës.
Gjini ka kërkuar që të zhvillohet debat për Raportin e Progresit, për t’i ballafaquar mendimet e pozitës dhe të opozitës dhe për të nxjerrë sfidat që dalin nga ky raport.
Ndërkohë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka vënë në dyshim faktin që deputetët e kanë lexuar këtë raport.
“Raporti nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe dhe nuk e keni kuptuar disa. Jam për një debat për këtë pikë, por të jetë i organizuar jo kështu”, ka thënë Krasniqi.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi është pajtuar që të ketë debat, por po ashtu, ai është pajtuar edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.
“Pajtohem me kryeparlamentarin Krasniqi, që fillimisht të lexohet Raporti i Progresit e pastaj të debatojmë dhe t’i nxjerrim sfidat e përbashkëta që dalin për vitin e ardhshëm. Ky sukses për dialogun për liberalizimin e vizave, është sukses i shtetit tonë, është sukses i përbashkët, i qeverisë, i opozitës, i autoriteteve lokale, etj”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka folur për vlerësime të larta që Raporti i Progresit i bënë reformave të Qeverisë së Kosovës në fusha të ndryshme, ndërkohë deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka theksuar se deklarimet solemne të kryeministrit duhet të kalojnë në analiza konkrete.
Ai ka thënë se as kryeparlamentari, as askush nuk mund të paragjykojë nëse është lexuar raporti apo jo, por duhet të zhvillohet debat në mënyrë që, siç ka thënë ai, propagandës së Qeverisë t’i bëhet një analizë e mirëfilltë.
Thaçi nga ana e tij ka shprehur gatishmërinë për debat, duke thënë se nga ai debat do të fitonin të gjithë, duke bërë një vlerësim real, por edhe duke nxjerrë përgjegjësitë e përbashkëta, përderisa ka kërkuar edhe nga opozita që të punojë më shumë.
Sidoqoftë, seanca nuk ka vendosur asgjë sa i përket një seance të veçantë ku do të debatohej për Raportin e Progresit, por ka mbetur që kjo të kërkohet në mënyrë zyrtare, qoftë nga kryeministri, qoftë nga deputetët, në mënyrë që Kryesia të caktojë seancën.
Ndryshe, në seancën e sotme janë ngritur çështje të ndryshme, sikur që është çështja e veriut të Kosovës, politizimi i sportit në Kosovë e çështje të tjera.
Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci ka mohuar deklaratat e drejtuesve të Vetëvendosje se i ka bërë ofertë deputetit të kësaj lëvizje, Afrim Hoti për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Intensifikohen hetimet rreth raportit të Martit
» Pozita dhe opozita përplasen në Kuvend për projektbuxhetin 2011
» Rabie Bala:LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
» Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
» Pozita dhe opozita përplasen në Kuvend për projektbuxhetin 2011
» Rabie Bala:LDK-LDD përplasen rreth trashëgimisë së presidentit të ndjerë
» Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
» Haj medtet për Kosovë shjreten:Ramadani: Qeveria të distancohet nga deputeti, Kelmendi: Qeveria nuk po akuzohet për vrasjet e pasluftës në Pejë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi