Fjala e Presidentit Nishani në takimin me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun
Faqja 1 e 1

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në takimin me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun
Fort i nderuar At i Shenjtë,
Të nderuar autoritete të shtetit shqiptar,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Përfaqësues të komuniteteve fetare,
Miq dhe të ftuar!
Është nder, është privilegj, është emocion i madh për mua t’ju kem si më të shquarin e miqve në Institucionin e Presidentit të Republikës! Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri ju thonë:
Mirëserdhët në Shqipëri!
Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin Tuaj në Evropë. Te çdo bashkëkombës i imi unë identifikoj veç mirënjohje për Ju, Shenjtëri.
At i Shenjtë,
Ne shqiptarët jemi një popull i vjetër, me vetëdije të fortë kombëtare, kemi një gjuhë po aq të rrënjosur e përbashkuese, tradita e zakone të njëjta, por i falemi Zotit në mënyra të ndryshme. Këtë akt themelor të jetës sonë e kemi bërë gjithmonë në paqe e harmoni me njëri-tjetrin. Ngrehinën tonë shpirtërore e përbëjnë Krishterimi me Islamin, këto dy besime të mëdha të botës, përkatësisht me Katolicizmin, Ortodoksinë, Muhamedanizmin sunit dhe atë bektashi, të cilat në gjirin e këtij populli të lashtë, bashkautor në ngjizjen e qytetërimeve mesdhetare, dinë veç të dialogojnë.
Shqiptarët bashkë i kanë kaluar të gjitha proceset historike si njësi unike etnike mbi të gjitha, Rilindjen Kombëtare, duke respektuar përkatësitë fetare të njëri-tjetrit, në evokim të të njëjtit identitet kombëtar. Si të tillë kemi mbërritur te Pavarësia më 28 Nëntor 1912 deri sot në vitin e 102 –të të shtetit shqiptar. Jemi krenarë për këtë! Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka intolerancë, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi, harmoni e barazi të plotë të komuniteteve fetare të garantuara nga Kushtetuta e shtetit tonë laik.
Siç ju e dini Shenjtëri, ne përjetuam për gati 50 vjet një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa objekte kulti, pa kler duke u vetëshpallur si i vetmi vend ateist në botë. Unë dhe bashkëkombësit e mi mendojmë që Kisha Katolike Shqiptare dhe klerikët e saj, si dhe komunitetet e tjera fetare i kanë rezistuar në mënyrë heroike diktaturës komuniste duke i dhënë kombit, Kishës, botës së qytetëruar martirë të denjë në jetë të jetëve për këtë status.
Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolike para skuadrave të pushkatimit ishin “Rroftë Shqipëria! Rroftë Papa!”
Në emër të binomit Atdhe e Fe ishin me dhjetëra klerikët që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment famëkeq kundër natyrës së njeriut na rezulton pa etalon krahasimi në epokën e modernitetit. Falë Zotit, falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte edhe kjo një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku si vëllezër, si bij të të njëjtit Zot, myslimanë e të krishterë u ringritën nga hiri në kërkim të lirisë, demokracisë dhe besimit në Dhjetorin e vitit 1990.
At i Shenjtë,
Krishterimi zu fill herët në Shqipëri, me gjasë që në kohën e Apostullit Pal dhe pa dilema mund të thuhet që historia e katolicizmit shqiptar është një pjesë e rëndësishme e historisë së katolicizmit botëror. Vendi im i ka dhuruar martirë e shenjtorë Kishës Katolike ndër shekuj, ndërsa brenda historisë sonë kombëtare komuniteti katolik, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe kleri i saj zënë një vend nderi.
Ne të gjithë jemi krenarë që gjuha shqipe e shkruar ngjizet me një formulë të shenjtë “Unë të pagëzoj në emër të atit e të birit e shpirtit shenjt” në vitin 1462. Ky bekim hyjnor e ruajti atë nga zhdukja që i kanosej. Jo rastësisht libri i parë i gjuhës shqipe është një “Meshar” i vitit 1555, i murgut Gjon Buzuku, për të vijuar me të tjerë shkrimtarë e prelatë katolikë si Budi, Bogdani, Bardhi deri tek poeti kombëtar Gjergj Fishta e shumë të tjerë, të cilët ushqyen limfën e identitetit kombëtar në një periudhë të rëndë të historisë së kombit.
Po ashtu, nga tradita e kësaj Kishe dhe këtij vendi doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë, dashurisë e humanizmit që modifikoi fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftë të nxehtë e të ftohtë, ajo është bija e madhe e një kombi të vogël , është e lumja Nënë Terezë.
Ne jemi populli i Nënë Terezës!
Shenjtëri,
Nga historia me rezulton që Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë dhe mbështetje të pakushtëzuar gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, prijësi, simboli i lirisë kundër robërisë, një nga kolonat e civilizimit evropian, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ishte aleati i zgjedhur i Shtetit të Vatikanit, mik i etërve të shenjtë, e në veçanti i humanistit të madh Enea Silvio Pikolomini, i cili do të nisej drejt brigjeve arbërore, por “jeta e përtejme” e ndali në Ankona. Historisë sonë i ka munguar pazëvendësueshëm zbritja e tij në Durrës për të kurorëzuar Mbret Skënderbeun dhe Kardinal Pal Engjëllin.
Fort i nderuar Papa Françesku,
Ne jemi një popull me histori tragjike, por kemi mbijetuar, jemi ringritur dhe me besim ecim drejt së ardhmes, virtytet nuk na kanë braktisur asnjëherë e një prej tyre është mirënjohja te cilën distanca historike nuk e zbeh, por e bën më të vyer. Ne e kemi ndier dorën e Vatikanit kur miqtë nuk i kishim të shumtë. Dua të kujtoj se me nxitjen e Papa Klementit ose Albanit, origjina shqiptare e të cilit është motiv frymëzimi për ne, zë fill “Kuvendi i Arbërit”, djepi i Rilindjes shqiptare.
Ndiej kënaqësi të thellë tek ju falënderoj për mbështetjen që na dhatë gjatë procesit të pavarësisë kombëtare e po me kaq mirënjohje kujtojmë aktin e një shekulli më parë, të Benediktit XV, i cili ngriti zërin kundër copëtimit të tokave shqiptare menjëherë pas Luftës së Parë Botërore.
Po kaq e rëndësishme ka qenë mbështetja dhe zëri i Selisë së Shenjtë kundër tiranisë, kundër persekutimit gjatë stinës së vetmisë së madhe nën komunizëm! Mbështetja vinte në emër të Zotit, në emër të lirisë. Po, At i Shenjtë, kemi marrë prej jush një zë shprese, një horizont lirie nga valët e Radio Vatikanit!
Në memorien e vendit tim është skalitur përjetësisht kujtimi i Papa Gjon Palit II, kur në vitin 1984 nga Pulja thirri fuqishëm kundër persekutimit të Kishës Katolike dhe besimeve në vendin tonë, kundër dhunës ateiste, kundër totalitarizmit. Ishte pikërisht ky burrë i ndritur dhe i shenjtë që në prillin e vitit 1993, erdhi në Shqipëri për të bekuar e frymëzuar një popull të vuajtur, një demokraci të re, për të ringritur Kishën Katolike dhe nxitur edhe më tej harmoninë ndërmjet besimeve shekullore këtë vlerë shqiptare.
I dashur Atë,
Kam ndjekur me vëmendje të madhe predikimet, ligjëratat dhe fjalën Tuaj nga Sheshi i Shën Pjetrit. Mund të pohoj me bindje se ato janë një leksion i ndritur, besimi e humanizmi, kuraje e kulture, një doktrinë e mirëfilltë për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në botë. Ato janë një reflektim i madh shpirtëror e etik mbi fatet e njeriut dhe perspektivën e tij, mbi respektin që çdo qenie humane meriton.
Individi dhe shoqëria, pasuria dhe skamja, shoqëria dhe institucionet, besimi dhe e drejta për ta ruajtur atë, korrupsioni dhe egocentrizmi, religjioni dhe shteti, shteti dhe demokracia , bashkëjetesa ndërmjet religjioneve tema të mëdha të trajtuara nga ju janë tepër frymëzuese, tepër të dobishme për demokracinë 24-vjeçare shqiptare dhe për botën mbarë. Shqipëria sheh tek ju një personalitet të madh të njerëzimit, një mik të shtrenjtë, të cilit sot i ka hapur zemrën dhe derën sipas kodit zakonor të shqiptarëve në të cilin thuhet “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja.
At i Shenjtë,
Shqipëria në 24 vjet liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Evropë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, falë edhe mbështetjes Suaj të cilën dimë ta çmojmë. Nga një vend ateist, jemi vend i lirive fetare dhe konsolidimit të komuniteteve fetare në harmoni të plotë mes tyre. Pak vite më parë, jemi bërë anëtarë të NATO-s dhe kemi fituar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Nga vendi më i varfër në kontinent, sot kemi një ekonomi dinamike që nuk i është dorëzuar krizës dhe një demokraci te re funksionale, e cila çdo ditë e më tepër është në kërkim dhe aplikim të standardeve evropiane. Kemi pasur vështirësi dhe jemi përballur me sfida në rrugëtimin tonë, e jemi të vetëdijshëm që të tjera na presin, po kemi vullnet dhe energji për t’u përballur në emër të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Integrimi evropian është kryefjala e politikës shqiptare, e qeverisë dhe opozitës, fakt ky që e ridëshmon vokacionin evropian të shqiptarëve. Në këtë kontekst, Shqipëria marrëdhëniet me Shtetin e Vatikanit në vijim të historisë, të së tashmes dhe të së ardhmes i ka strategjike, jo vetëm në emër të komunitetit katolik dhe Kishës Katolike Shqiptare, por të krejt kombit, ndaj i dëshirojmë ato intensive, në nivelin më të lartë dhe të përjetshme.
At i Shenjtë,
Duke përfunduar, më lejoni edhe një herë t’ju falënderoj në emër të vendit tim për këtë nder që na bëtë sot, duke ju siguruar që Shqipëria e ndien thellë këtë privilegj dhe fat historik.
Ju faleminderit!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI
» Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-
» ELIDA BUÇPAPAJ:ZOTI KRYEMINISTËR OSE ME PAPA FRANÇESKUN, OSE ME DIKTATORIN – RRUGË TË MESME NUK KA
» Fjala e Presidentit Rugova në mbrëmjen përkujtimore kushtuar sulmit terrorist në New York me 2001
» ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi