Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë

Shko poshtë

Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë Empty Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 09, 2012 1:16 pm

Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë

Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë Presheva

Intelektualët shqiptarë të Kosovës Lindore kanë apeluar te presidentja e Kosovës, te homologu i saj i Shqipërisë dhe te kryeministrat e dy vendeve të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Nismë e ndërmarrë nga intelektualët mësohet të jetë shfaqur përmes një letre apeli, pas "vizitave të shpeshta" të presidentit serb, Boris Tadiq në Kosovë.

"Meqë presidenti Tadiq dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendës të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo - historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete të tjera", theksojnë intelektualët shqiptarë të Kosovës Lindore në apelin e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi