Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar

Shko poshtë

U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar Empty U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 27, 2011 8:49 pm

U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar


U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar Ahmet-krasniqi
Maxhun SMAJLI
Në trembëdhjetë vjetorin e vrasjës së Kolonel Ahmet Krasniqit

U vra njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar Maxhun_smajli_1

Shumë nga ne kujtojmë raste kur kemi parë e dëgjuar për ndonjë ngjarje, qoftë trimërie, apo edhe tmerri. Dhe, na kujtohen hollësi jo vetëm ku ishim dhe çfarë po bënim. Por, edhe si reaguam.
Ishte koha e mundimëve të shqiptarëve pa dallim moshe e gjinie që kalonin provën e torturës, kur Kolonel Ahmet Krasniqi emrohet Ministër i Mbrojtës së Republikës së Kosovës. Nuk ishte pak të jetohej në kohën kur bëhej shënjëtrimi i tokës. Në kohen kur për atdhe derdhej gjaku. Në kohën kur njerëzit dhuronin pjesët e trupit dhe jetërat e tyre. Kur vdekja të ndiqte nga pas.
Me ardhjen e eprorëve shqiptarë, njohës të mirë të artit ushtarak, siq ishin Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Adem Ukëhaxhaj, e të tjerë si këta, u bënë reforma radikale në organizim dhe strategji luftarake të UÇK-së, duke e detyruar edhe armikun ta ndryshoj taktikën e tij luftarake.
Puna dhe suksesi i këtyre eprorëve manifestohej me rritjen e numrit të ushtarëve, ku popullata vraponin për t’iu dhënë bijtë e tyre kësaj ushtrie që po drejtohej nga këta profesionist të artit ushtarak.
Për këta eprorë dhe luftën e tyre, në popull flitëshin me krenari fjalë miradie, si: „Tash kemi ba ushtri“, „Nuk e kishim pas ditë se shqiptarët kanë oficira që ja luajnë trollin Serbisë“ e shumë e shumë të tjera.
Veprimet përçarëse që pasuan nga disa drejtues të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, bënë që popullata shqiptare e mbetur nëpër gryka malësh dhe nën qiell të hapur t’i humbasin edhe shpresat e fundit, të cilët dëgjoheshin duke i mallkuar fatet e tyre.
Unë, ndodhësha në pikën më të nxehtë të planetit, ku shihnja vetëm gjakëderdhje. Rreth e rrotull era sillte zë klithme. Zogjtë këndonin, ndoshta, këngën e fundit. Pemët thithnin ajrin e një vjeshte lufte. Nëpër fshatrat e shkatrruara nga Tërnovci e deri në Godancë, pasi mbaroi një betejë e tmerrshme, ku kishin mbetur të vrarë qindra gra e fëmijë, pleq e plaka dhe luftetarë të lirisë, nga Tirana vjen lajmi i kobshëm për vrasjën e Kolonel Ahmet Krasniqit një natë më parë.
Vrasja e Tij ra si bombë në zemrat e njerëzve të pllakosur nga mjerimi dhe që dridhëshin nga të ftohtit e natës që kishin lënë pas. Kjo vrasje, tronditi njerëzit, sidomos ata që e njohën vlerën e Kolonel Ahmet Krasniqit, nga sytë e të cilëve buronte pengu i nderimit, loti.
U desht vetëm një çastë i shkurtër për t’u shtrirë për tokë trupi i ushtarakut, Ahmet Krasniqi, e ndoshta duhen me qindra vjet për t’u paraqitur një tjetër e ngjashme me të. Vdiq njeriu, por mbeti gjallë strategu i martirizuar. Vepra që e nisi si ortek dikur vazhdon ende të jetojë në kujtesën e popullit për ta ushqyer përherë mitin përmartirin e kombit.
Jam krenar që jetova në kohën e Tij, si reporter i luftës që bënte Ai me eprorë e ushtarë. Krenar të ndiheni edhe ju, lexues të nderuar, sepse vullnetin e juaj e barti ngado që shkoi. Pra, mallin për ju e kishte në gji edhe në momentin kur u vra me 21 shtator 1998, në orën 23.25 minuta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi