Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koalicioni qeverisës funksionon me shantazhe

Shko poshtë

Koalicioni qeverisës funksionon me shantazhe Empty Koalicioni qeverisës funksionon me shantazhe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 9:06 pm

Koalicioni qeverisës funksionon me shantazhe

Koalicioni qeverisës funksionon me shantazhe 05koalic_0511110920_1

Prishtinë, 5 nëntor – Behgjet Pacolli e ka lidhur fatin e qëndrimit në Qeveri me mënyrën se si do të privatizohet gjiganti metalurgjik “Trepça”. Për këtë e ka informuar edhe zyrtarisht kryeministrin Hashim Thaçi.

Disa muaj më parë, kur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, kishte provuar të kalonte në Qeveri një ligj për transformimin e pjesshëm të “Trepçës”, kryeministri i kishte thënë se duhej bërë disa konsultime shtesë. Dhe, nuk ka pasur një herë të dytë për ta kaluar ligjin. Mënyra se si parashihte PDK-ja të bënte këtë transformim nuk është e njëjta me atë të KKR-së, subjekt politik që e drejton Pacolli, prandaj kalimi i ligjit do t’ia humbiste Thaçit partnerin kryesor të koalicionit.

Me anë të një shkrese, Pacolli që më 20 qershor ia kishte thënë troç kryeministrit insistimin për “Trepçën”, e po kështu ia kishte shpërfaqur edhe kërcënimin.

“Lidhur me projektin e ‘Trepçës’, si rrjedhojë e takimit që kishim kohë më parë me Ekselencën e Tij, Princin e Kentit, me insistimin tuaj, ju kërkuat që unë të punoj këtë projekt dhe në këtë drejtim jemi duke punuar ende, mirëpo unë e shoh të pakuptimtë dhe jokorrekte, që paralelisht, pa informimin apo konsultimin tim, të tentohet të miratohet në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës një projektpropozim mbi ‘Trepçën’, që gjithsesi për ne mbetet i papranueshëm”, thuhet në shkresën e Pacollit, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”.


Gjerësisht për këtë lexoni sot në gazetën “Koha Ditore’
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi