Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..

Shko poshtë

Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..  Empty Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 11, 2011 3:04 am

KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..

Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..  Fokus1

Nga Robert Papa

Marks ka thënë se historia përsërit vetveten, një herë si tragjedi, pastaj si farsë!

Qysh pas grushtit të Shtetit, KGB-ja mbeti e njëjta. Familja e madhe, ashtu si Sigurimi i Shtetit ne Shqipëri.

22 Gusht. Ora 4.00 PM, oficerëve të KGB-së iu dha urdhri të digjnin dokumentet. A nuk vepruam edhe te ne kështu, kur Alia, po niste dorëzimin e pushtetit?! Mbeti i pa qartë se kush e dha urdhrin , shefi ne detyrë, Leonid Shebarshin, apo nga dikush poshtë tij. Po te ne, kush e dha urdhrin,Alia apo dikush poshtë tij?! Në Moske, ndryshe nga Tiranë, urdhri u anulua pas një ore.. të nesërmen edhe oficerët e KGB-së në zyrën e analizës, morën të njëjtin urdhër, por pastaj, urdhri u spraps. Të nesërmen, lista e agjentëve të KGB-së dhe dosjet e tyre personale, u lëvizën nga Moska dhe u dërguan në bazat ushtarake të KGB-së ne zonat malore të Rusisë. E njëjta edhe në Tiranë. Makina me dosje janë dërguar ne Dajt, Skrapar, edhe pjesa kryesore e spiunëve nga inteligjenca popullore, u dërguan në Vjenë, dhe herë pas here, nëpër gazeta, dalin Dezinjatorja apo Korani, Naftëtari apo Alfons Ballshi...

Në Moskë, populli u kënaq , vetëm me përmbysjen e statujës së Xherxhinsit kurse në Tiranë u gënjye, veçmas me heqjen e statujës së Hoxhës, por çuditërisht, RD heshti, duke mos e mbështetur hedhjen e statujës së diktatorit, madje dikush që më vonë do bëhej ministër, ishte mes atyre që morën kallashnikovët në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, për të nxjerrë në mes të Tiranës, statujën e vëngërt të shkollës. Ai ministër, gjoja demokrat, fatkeqësisht, kishte qene rezident i Sigurimit të Shtetit.

Gjermanët, që hynë me dhunë në zyrat e Stasit, ishin më guximtarët, por as rusët e as shqiptarët nuk guxuan, ndaj si Lubyanka e si Sigurimi i Shtetit, mbetën në pushtet përjetë, të paktën, zgjodhën deputetët e ardhshëm, e mbase edhe kryeministrat, ministra, dhe presidentët. Ne Ish RDGJ e shkatërruar, populli dhunoi dhe shkeli me këmbë zyrat e Stasit, sepse i ndihmoi Gjermania Perëndimore. Po kush do na ndihmonte ne në Tiranë, dhe rusët në Moskë_!

Një nga urdhrat e parë të Vadim Bakatin, ishte të dylloseshin dosjet, por nga urdhri dhe zbatimi, ka shumë hapësirë abuzimi. Në Tiranë, digjeshin çdo natë dokumente, dosje në Ministrinë e Brendshme, por shumë oficerë siguri, kane marrë faqe nga dosjet e spiunëve të tyre, të cilët më vonë do bëheshin deri ministra apo biznesmenë dhe do kishin nga pas kërcënimet e operativëve të tyre.

Kur shefi i ri i Zyrës së Analizës së KGB-së, Vladimir Rubanov hyri në zyrën e tij, ai nuk gjeti asgjë por vetëm muret dhe sirtarë dhe rafte bosh. Ish-shefi Leonov, kishte lënë vetëm një bllok të vogël shënimesh. 7

22 Gusht. Direktoriati i 7-të( survejimi i jashtëm) dogji dhe grisi dokumentet e tij. Ishin dhënë 8 urdhra për të djegur 164 dokumente për operacionet e grushtit të shtetit. Po me grushtin e shtetit që donte të bënte Shkolla e Bashkuar, po mbledhja në Ministrinë e Brendshme, ku oficerët e Sigurimit e kanë kërcënuar me vdekje Ramiz Alinë?! Fadil Cani ka thënë se Enver Hoxhën e torhoqën si somunet nëpër rrugë, por juve shoku Ramiz do ju tërheqin të gjallë.

KGB-ja, pas grushtit, morri gjithë dosjet nga Tatrstani, Bashkiria dhe Cecenia. U boshatisën edhe arkivat nga republikat baltike.

Pas grushti të shtetit, të gjithë gjeneralët e Kyuchkovit, dhanë dorëheqjen. Po ku shkuan? Ish-shefi Leonid Shebarashin, hapi një polici private; të tjerë si drejtori i kundërzbulimit Vladimir Grushko, filloi si lektor në akademitë e KGB-së. Askush nuk ngeli pa punë.

Në Shqipëri, thuajse e njëjta gjë?! Jo deri në revolucionin komunist të vitit 1997, pas këtij rebelimi gjakësor ata shkuan kudo, Deri afër tavolinës së Jozefina Topallit, në ambasadat e huaje deri në shefa rojesh të Amerikanët dhe badigardë të presidentit, apo pronarë të medieve dhe firmave të mëdha ndërtimi.

Një deputet i PS-së, i cli vdiq nga zemra, kishte qenë spiun, dhe unë e kam parë dosjen e tij, kur kërkoja për dosjet e Fokusit. Kishte qenë shkrimtar nga Myzeqeja dhe e njihja se kishte qene shkrimtar. Pas vdekjes një rrugë në Tiranë iu vu emri i tij. Madje edhe një nga presidentët, i cili sipas një ish shefit të SHIKut , kishte qenë vet spiun, e dekoroi me një urdhër të madh.

Ish- oficerët e KGB-së, organizuan Shoqaten e Veteranëve të Spiunazhit, duke shitur intervista dhe dokumente ( shumica fallto). Një intervitë me Shebrashinin, kushtonte 500 $



Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..  300986_171908639568702_100002487025869_320570_970174151_n


Robert Papa:KGB dhe Sigurimi i Shtetit përjetë në pushtet?! Spiunet qe mbajne peng shtetin post komunist..  274921_100002487025869_237743943_n
Dergoi: Djal Nishove
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi