Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vazhdon lufta e egër për pushtet në 70 për qind të shtetit të mbetur

Shko poshtë

Vazhdon lufta e egër për pushtet në 70 për qind të shtetit të mbetur Empty Vazhdon lufta e egër për pushtet në 70 për qind të shtetit të mbetur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 26, 2009 11:09 pm

Vazhdon lufta e egër për pushtet në 70 për qind të shtetit të mbetur



Mund të themi se lufta për pushtetin e ardhshëm në Kosovë po bëhet tashmë e neveritshme para syve të opinionit. Sikur kanë rënë në një nirvana tamam epshore të etjes për pushtet, saqë nuk zgjedhin mjete për ta konfliktizuar situatën në Kosovë. Po vazhdoi kështu, ky konflikt politik, do të shndërrohet në një lloj tjetër konflikti, por i cili do të mund t’i bënte dëm Kosovës, e jo këtyre që po përpiqen ta shohin katarzisin e tij. A do të duhej të moralizojmë “unitetin” në një kohë kur jo pushteti, por rrezikohet shteti? Themi “a do të duhej” (përsëri) ta shtrojmë këtë pyetje, shkaku se kjo si e tillë është shtruar disa herë, në mënyrë kontekstuale, sa herë kemi tematizuar luftën joparimore të partive politike të Kosovës në shfaqjet e rivaliteteve të tyre, që në mos asgjë tjetër, qytetarëve u ka humbur besimin që kanë pasur në disa figura “karizmatike” të zgjedhura për t’u prirë në zgjidhjet e çështjeve me të cilat sfidohet Kosova në këtë kohë. Derisa Serbia po instalon pushtetin e saj në mbi 30 për qind të territorit, provinenca politike shqiptare po merret me shfaqje cirkuse që në skenë paraqesin arlekinët e kohës, ata që duan të bëhen “lajm” i cili ekskluzivizon ata, e jo situatën, e cila vërtet është ekskluzive. Sikur vëmendja e opinionit merr opium (drogë) nga narkoza e skandaleve (që as si të tilla nuk duken, sepse janë më tepër komike sesa tragjike) dhe kështu dikush nga ata që pretendojnë ta blejnë kohën për të vendosur sisteme të reja politike mbi Kosovën, të mund t’i kryejnë punët e tyre në një qetësi absolute. Është banale e njohur dhe jo “elokuente” të përsëritet këtu ajo parulla që thotë “përçaj e sundo”! Çka është duke ndodhur kështu? Për çka paskan luftuar liderët tanë të gjithë pos atyre që janë vrarë ose kanë vdekur? Për pushtet, apo për shtet. Kjo armiqësi politike e shfaqur në një kësi lloj spektakli medial, a mund të ndodhë spontanisht, apo dikush e stimulon? Kush? Sikur nuk është e preferuar gjithnjë të kërkojmë “armiqtë e jashtëm”, sepse ata sot ekzistojnë dhe veprojnë në mënyrë transparente pikërisht në Kosovë, me veprime që ne vetëm i konstatojmë, madje as t’i analizojmë nuk kemi vullnet. Nuk kemi vullnet ngase merremi me punët e mëhallës e jo me punët e shtetit. Sidoqoftë, e planifikuar ose spontane, kjo atmosferë i çon ujë në mulli, si thamë më lart, atyre që po e shfrytëzojnë hutesën tonë pas epsheve karrieriste të luftës për pushtet, derisa ata po betonojnë situatën, për të cilën nesër do të thonë: po ju nuk thoshit se kështu nuk bën! Nuk thoshin: nuk lejojmë! Megjithatë kjo garniturë personalitetesh që flirtojnë haptas pa një fije cipe për epërsi partiake jo me vlerat e punës së tyre në parti, po me përpjekjet për të denigruar parti rivale, sikur na humb besimin e madh që kemi pasur në këta njerëz, në të kaluarën e tyre që është pjesë e një biografie të lavdishme. Pra jemi të humbur nga të dyja anët: një; që humbim besimin në provinencën politike, dy; që kjo situatë u jep leje atyre që po provojnë zyrtarisht ta shkelin Kushtetutën e Kosovës, sovranitetin e saj të arritur me aq shumë sakrifica të këtij populli të vuajtur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi