Tamara Gaci: Shiritat origjinalë, po rrezikojnë veprën e Pjetër Gacit
Faqja 1 e 1
Tamara Gaci: Shiritat origjinalë, po rrezikojnë veprën e Pjetër Gacit
Tamara Gaci |
Vepra artistike e kompozitorit dhe “Artistit të Popullit”, në rrezik nga koha
Vepra e një prej artistëve më të mëdhenj jo vetëm të Shkodrës, por edhe të Shqipërisë, kompozitorit dhe violinistit të madh Pjetër Gaci tashmë është në rrezik. Këtë gjë e vërteton bashkëshortja e të ndjerit kompozitorit shkodran, Tamara Gaci, e cila praktikisht e ka të gjithë veprën origjinale të mjeshtrit të kompozimit në shtëpinë e saj. Ajo ka lëshuar një “ SOS” ku bën të ditur se “vjetërsia prej më shumë se gjysmë shekulli” i shiritave do të bëjë të humbasë edhe vepra origjinale të tij. Bashkëshortja e tij tregon se kompozitori Pjetër Gaci ka krijuar vepra në të gjitha gjinitë muzikore dhe zanafilla e krijimtarisë së tij fillon në vitin 1951. “Duke qenë një violinist virtuoz, ai ka krijuar koncertin e parë instrumental shqiptar dhe ka ekzekutuar edhe vetë. Ai ka shumë krijime të tjera dhe po ashtu edhe ekzekutime të tijat dhe të artistëve të lartë shqiptarë, por inçizimet janë në shirita manjetofoni të vjetër dhe nuk mund ti rezistohet më kohës, që ecën dhe që degradon këto shirita. Patjetër duhet që shumë vepra të tij në shirita dhe jo të transformohet në formë dixhitale moderne që arrin të jetojë gjatë në kohë. Koha që po kalon, rrezikon që vepra e madhe e Gacit të humbasë, dhe bashkë me të, edhe një kolonë e rëndësishme e muzikës shqiptare”, tregon ajo.
Në veprën e madhe muzikore të Pjetër Gacit janë “vepra orkestrale dhe simfonike”, “vepra vokale”, “këngët” dhe “këngët për fëmijë”. Në veprën e Gacit ka koncerte ku ka dirigjuar Mustafa Krante, ka balada për violinë e orkestër ku janë Radovani dhe dirigjent Rifat Teqja, ka solistin Johan Botka dhe dirigjent Eno Koço, ka valle simfonike ku ka dirigjuar Ferdinand Deda, ka koncertino dhe koncert nën interpretimin e harqeve. Mirëpo është edhe opera “Toka e Jonë” dhe premiera e saj, por dhe opera “Minatorët” si dhe kantata “O moj Shqypni”, por edhe “Ekstazë Pranverore” me tekst të “Migjenit” dhe e kënduar nga Gaqo Çako. Pjetër Gaci ka lënë në origjinal 30-të këngë dhe ndër tyre janë “Të Lumtur të Dua”, “Jeho”, “Për Ty Atdhe”, “Kur Vjen Pranvera”, “Baballarët” etj, të kënduara nga solistët më të mirë shqiptarë si: Vaçe Zela, Ema Qazimi, Tonin Tërshana etj. Ka edhe një koncert të madh me këngë të reja shkodrane të shkruar sëbashku me Zef Çobën. Pjetër Gaci ka edhe shumë këngë në origjinal për fëmijë dhe shumë vepra të tjera. Të gjitha rrezikohen si origjinale, dhe tashmë është bërë e ngutshme kthimi i tyre në dixhital, sepse koha po i shkatërron pikërisht origjinalet. Për këtë duhet të sensibilizohet jo vetëm Bashkia e Shkodrës, por edhe Ministria e Kulturës, për të mos lejuar një degradim të tillë të veprës së artistit të madh shkodran. Për këtë edhe bashkëshortja e Pjetër Gacit, po mundohet të sensibilizojë me sa mundet, autoritete si kulturore dhe artistike, por edhe ato qeverisëse, sepse nuk mund të jetë ajo, e cila arrin të bëjë një punë kaq të rëndësishme për të. Në fund të fundit, vepra muzikore e Gacit është një pronë e të gjithëve dhe për më tepër, e shtetit shqiptar, dhe Shkodrës si qytet.
Të dhëna mbi kompozitorin
Pjetër Gaci, lind më 27 mars të vitit 1931 në Shkodër, kompozitor, violinist dhe pedagog i muzikës. Në Shkodër kreu arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa shkollën e lartë e kreu në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski”. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te kënga “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Vdiq më 27 mars 1995 në qytetin e Shkodër.
Pjetër Gaci, lind më 27 mars të vitit 1931 në Shkodër, kompozitor, violinist dhe pedagog i muzikës. Në Shkodër kreu arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa shkollën e lartë e kreu në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski”. Ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën e artit e filloi si violinist dhe u bë themeluesi i muzikës violinistike shqiptare. Arriti maja me kompozimin e këngës, si te kënga “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Vdiq më 27 mars 1995 në qytetin e Shkodër.
Marrë nga gazeta « Sot » për ZSH: A.Dalini
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu
» O. HENRI - TREGIMTAR ME TIPARE ORIGJINALE
» Ahmeti e Hashimi, e rrezikojnë PTK`në
» Intervista gënjeshtare e Faridin Tafallarit dhe e Kadri Gërvallës!!
» Sabit Rrustemi:NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
» O. HENRI - TREGIMTAR ME TIPARE ORIGJINALE
» Ahmeti e Hashimi, e rrezikojnë PTK`në
» Intervista gënjeshtare e Faridin Tafallarit dhe e Kadri Gërvallës!!
» Sabit Rrustemi:NJË SHKRIMTARE QË PO BËN EMËR ME VEPRËN E SAJ
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi