Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 11, 2010 3:53 pm








Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu 7417_1250245095441_1208896826_30788982_5512930_n


Monda Korca: Requiem per Tamara Nikollen!- Shkruar nga Raimonda Moisiu



“Njeriu dhe sportistja e mirë te Tamara Nikolla qenë shkrirë në një...

“Njeriu dhe sportistja e mirë te Tamara Nikolla qenë shkrirë në një. Vlerat e larta morale dhe ato sportive të shkrira po në një. Jeta e saj sportive është sa monumentale, aq e artë për Korcën e saj të dashur, për ekipin e “Skënderbeut”, për historinë e sportit shqiptar që ajo I dha aq shumë, ajo është simbol I sportit, në mënyrë të vecantë, I lojërave me dorë”
Atë ditë të 15 nëntorit të vitit 1993, qyteti I bukur juglindor, mondan, i vlerave kulturore, artdashëse, Korca e diturisë, e serenatave, e sportit shqiptar do të tronditej nga një lajm kobzi që do të përhapej shumë shpëjt. Bashkëqytetarët dhe sportdashësit e shumtë korcarë dhe shqiptarët, me dhimbje e hidhërim do të mësonin ndarjen nga jeta në një moshë relativisht të re të volejbollistes së shquar e të talentuar korcare, “Mjeshtre e Merituar “, e sportit, Tamara Nikolla (Tanellari). Tamarën e kam njohur dhe takuar për herë të parë kur studioja në Tiranë, gjatë një ndeshje volejbolli në Pallatin e Sportit, për disa vite ish –profesori im I nderuar dhe tranier I ekipit”Dinamo”, Kreshnik Tartari do të më aktivizonte me të rejat e klubit sportiv, “Dinamo”. Më vonë me të mirën, të sjellshmen dhe të talentuarën, Tamara, do të ishim kolege dhe një mike e ngushtë e motrës së saj. Njeriu dhe sportistja e mirë te Tamara Nikolla qenë shkrirë në një. Vlerat e larta morale dhe ato sportive të shkrira po në një. Jeta e saj sportive është sa monumentale, aq e artë për Korcën e saj të dashur, për ekipin e “Skënderbeut”, për historinë e sportit shqiptar që ajo I dha aq shumë, ajo është simbol I sportit, në mënyrë të vecantë, I lojërave me dorë. Tamara Nikolla e urtë, e sjellshme, modeste, shembullore e sakrificës, e shquar për inteligjencën në lojë, shutere shumë e mirë dhe në rol të dyfishtë, e aftë për të ngritur në lartësi, me krahët e saj, që nuk u lodhën kurrë, edhe një skuadër të tërë. Në historinë e sportit shqiptar ajo është një sportiste e volejbollit tejet modern, të cilin ajo e interpretonte falë dhuntive të rralla. E lindur dhe e rritur në qytetin e Korcës, Tamara do të përfshihej në jetën sportive që në moshë fare të vogël. Në fillim si një fansë e futbollit shqiptar, ku me babain e saj, I cili ishte një tifoz “I cmendur” I futbollit, do të ndiqte ndeshjet kombëtare të futbollit në qytetin e saj. Më pas ajo do t’I hynte karrierës sportive që në vitin e parë të shkollës së mesme, në vitin 1968. Mësuesi I klasës sportive, Ilo Miti, do të aktivizonte Tamarën në ekipin e shkollës, duke dalluar te ajo shtatlartësinë dhe shkathtësinë. Fillimisht pasioni për volejbolin mbeti dëshirë, se I duhej një punë bindëse e madhe për të sfiduar fanatizmin e kohës, ‘Se sporti nuk është për vajzat, por për djemtë”. Me ndihmesën e padiskutueshme e të cmuar të vëllait të saj, ajo ia arrin qëllimit dhe integrohet në sportin e lojërave me dorë, volejboll. Ajo kalon drejt e me ekipin e të rriturave, me të nderuarin e të mirënjohurin, tranierin e ekipit të volejbollit për femra, Prof.Pandi Gëllci. Fillon të luajë në skuadrën e parë që në vitin 1969. Nga ndeshja në ndeshje niveli I saj sportiv do të njihte vetëm progres, duke prezantuar veten si një njeri I thjeshtë, e dashur dhe e respektuar nga shoqet. Me kohë Tamara Nikolla fitoi emrin e një volejbolisteje me një talent të mrekulueshëm, shutere e fortë, me sedër dhe e shquar, që spikati midis vajzave të të gjitha ekipeve.

Sportdashësit shqiptarë, amatorët dhe fansat e shumtë të lojërave me dorë, ndienin dhe kuptonin se si Tamara dhe ekipi I “Skënderbeut” forconin përditë e më shumë emrin e ekipit, duke korrur fitore pas fitore, duke I dhënë edhe famë këtij ekipi. Eleganca e teknikës, forca shprehëse loja shpërthyese, aq edhe meditative, e plot përmbajtje në finalet e saj kulminante, dhuruan volejbollin më spektakolar të viteve ’70. Këto arritje nuk kanë kuptim pa Tamara Nikollën, sic nuk kanë kuptim pa kontributin energjik, të jashtëzakonshëm, brilant, plot talent dhe profesionalizëm të korifejve të volejbollit shqiptar, tranierëve të talentuar e profesionistë që bënë emër në historinë e lojërave me dorë, Prof. Kreshnik Tartarit me ekipin e “Dinamos”, dhe Prof. Pandi Gëllcit me ekipin e “Skënderbeut”, apo Vangjel Kojës, Th.Kule, Asllan Rusit, etj. Këta korifej do të dinin me inteligjencë dhe me një pasion të vecantë për volejbollin, të bashkërendonin dhe të shkrinin në një ekipet e tyre të volejbollit, për në ndeshjet ndërkombëtare, jo vetëm do të sfidonin Europën e Azinë, duke dalë kampione dhe nënkampione të Europës dhe botës. Ky volejboll spektakolar i viteve ’70 nuk ka kuptim pa Farije Hotin, nuk ka kuptim pa vajzat e ekipit të “Dinamos”, pa “Gocat e Prof. Kreshnikut”, Eva Kavaja, Tase, Turdiu, Ibrahimi, Karagjozi, Bulku, Zace, Dreni, Iftiu, Raco e shumë të tjera që nuk po më kujtohen për momentin, nuk ka kuptim pa”Cupat e Prof. Pandi Gëllcit”, si: ” Dhorkë Koco”, shuterja më e mirë e vëndit. Një volejbolliste e gjallë, e fuqishme e plot temperament, Myzejen Hoxha, një organizatore e shkathët e ekipit, Tamara Nikolla. Po të tilla janë fiksuar shuterja dhe bllokuesja e aftë Bellovoda, Bukli, Aliko, Vila, Valentina Foto, Tatiana Kalemi, mikja ime e fëmijërisë, Kicollari, Tasho, Qirici e shumë vajza të tjera sportiste të ekipeve të tjera, që me lojën e bukur dhe me volejbollin e fortë do të tërhiqnin vëmendjen e mijra sportdashësve, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e Azinë e Largët. Mendoni, ato bënë historinë në vitet ’70 kur vendi ynë ishte tërësisht I izoluar prej regjimit komunist, nga bota perëndimore, si sfidë, këto vajza sportiste, energjike e plot talent do t’I jepnin emër Shqipërisë në shumë evenimente ndërkombëtare. Si shumë e shumë bashkëqytetarët të mij, sportdashës shqiptarë, jam me fat që kam jetuar si një bashkëkohëse e sportisteve të talentuara e të shquara, të atij sporti spektakolar të viteve ’70. Jam me fat që shumë prej tyre I kam njohur dhe janë ndër mikeshat e mija.

Volejbollistja më e mirë e Ballkanit

Duke përfaqësuar ekipin ndërkombëtar shqiptar, si një anëtare e këtij ekipi në kampionatet ballkanike dhe europiane, Tamara Nikolla do të vlerësohej lart nga një juri prej 60 –të gazetarë të akredituar në Kampionatin e 10-të ballkanik. Kjo juri zgjodhi ekipin ideal dhe 6-shen më të mirë të Ballkanit në konkurencën për femra, midis tyre edhe Tamara. Ja 6-shja më e mirë e Ballkanit në vitin ’80, ku Tamara me ekipin e saj kombëtar luante në pozicionin 3:Verka Stojanova (Bullgari), Svetana Bozhurina (Bullgari), Tamara Nikolla (Shqipëri), Irena Potkulet (Rumani), Viktorija Bankiju (Rumani) Dhe Cvijeta Stakiq (Jugosllavi).

Largimi nga sporti dhe mesazhi për brezat e ardhshëm të sportit.

Në tetor të vitit 1981, pas një karriere të gjatë sportive, ku kishte korrur shumë suksese e kishte marrë shumë tituj, pjesëmarrëse në shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, midis suksesit e lavdisë, gjithmonë e karakterizonte modestia, “Mjeshtërja e Merituar “ e sportit Tamara Nikolla largohet denjësisht nga sporti. Me një ceremoni të thjeshtë, duke bërë një veprim tejet fisnik, transmetoi mesazhin te brezi I ardhëshëm I volejbollit për ekipin e saj se humbja e fitorja, gëzimi dhe hidhërimi, duhet të konsiderohen bashkëudhëtare në jetën sportive, duhet të përballohen me krenari. “Sportisti I mirë – thoshte ajo-gjithmonë duhet të ruajë formën, pasionin, rregullin për të luajtur. Me pasionin për lojën, që të bëhesh një volejbollist I mirë duhet “të shoqërohesh” me të jo vetëm në kohën e stërvitjes, por edhe në kohën e lirë. Ruajeni traditën e formuar të ekipit të “Skënderbeut”, për të vazhduar vetëm me fitore.”Ajo takohet me shoqet e ekipit të saj, gjithmonë e dashur, e respektuar dhe i dorëzon fanellën sportive njërës prej volejbollisteve të dalluara të ekipit, Tashos, dhe mes duartrokitjesh të nxehta përshëndet duke goditur topin për herë të fundit në fushë duke thënë:

“Unë po largohem në një moment shumë të bukur kur po luajnë dy skuadrat më të mira të vendit. Ekipi ynë I “Skënderbeut” nuk do ta ndjejë boshllëkun e largimit tim, sepse ai është mbushur me vajza të talentuara si Tasho dhe Qirici, që kanë një të ardhme dhe uroj të fitojnë.” Tamara largohet nga sporti duke mbajtur në krahët e saj shumë tituj e ndere;

-Në vitet 1971,-’72-’73-’75-’76, fitues të Kupës së republikës, me tranier Prof.Pandi Gëllcin.

-Në vitet ’72-’75-’76, ekipi I “Skënderbeut”shpallet kampion kombëtar

-Në vitet ’72,- ’74,-’75 Tamara Nikolla fiton kupën personale të të rriturave.

-Në vitet ’74,- ’76 shpallet fituese ndër 10 sportistët më tëë mirë të vitit.

-Në vitin 1976 shpallet në 6-shen më të mirë të vëndit me: Nikola, Tase, Raco, Dreni, Iftiu, Zace.

Ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete ndërkombëtare në Europë, Azi, e deri në Kinë, si përfaqësuese e ekipit ndërkombëtar dhe “Dinamo”, ku luante në pozicionin 3. Në vitet 1976 dhe 1980, në Kampionatin e Ballkaniadës, Turqi dhe Greqi, shpallet si volejbolistja më e mirë e Ballkanit në 6-shen më të mirë të kamionatit. Mban titullin “Mjeshtre e Merituar” e sportit , “Nderi e Sportit Shqiptar”, dhe në vitin 1994, Pallatit të Sportit të qytetit të saj të lindjes I jepet emri “TAMARA NIKOLLA”

E tërë familja me volejbollin.Vajza e tamarës volejbolliste e shquar në volejbollin amerikan.

Tamata Nikolla jo vetëm ishte një sportiste e shquar, por ajo do të ishte edhe një nënë dhe bashkëshorte ideale, shëmbullore, e dashur, traniere profesioniste dhe një mësuese e përkushtuar. Pasioni dhe dashuria për sportin e bukur të volejbollit ishin bërë tashmë për tamarën, jo vetëm pjesë e jetës së saj, por edhe e familjes. Ajo me një dëshirë dhe përkushtim e plot eksperiencë, do të bënte që volejbolli të trashëgohej dhe te fëmijët e saj të dashur, duke qënë edhe një traniere e tyre. Vajza e saj, Eftila Tanellari, do të niste karrierën e saj sportive që në klasën e dytë fillore e deri në klasën e 8-të, me të njëjtën traniere nënën e saj, Tamara Nikolla. Pas mbarimit të klasës së 8-të, Eftila do të bëhej anëtare e ekipit të të rriturave të “Skënderbeut”, Korcë. Duke vazhduar më pas studimet në kolegjin “Preka”, Eftila në të njëjtën kohë do të luante volejboll, derisa mbaron shkolën e mesme në këtë kolegj, në vitin 1997. Më pas Eftila vazhdon studimet në Greqi në kolegjin dyvjecar “Dimitris Perrotis”. Gjatë qëndrimit në Greqi, ajo do të luajë në vitin e parë me ekipin grek, “Filathletikos”, ndërsa në vitin e dytë, ajo do të luajë përsëri me ekipin e “Skënderbeut” Në vitin 1999-ë, Eftila merr një bursë studimi për volejboll në Universitetin e Arkansasit, USA. Në këtë universitet Eftila luan në kategorinë e parë.Gjatë kësaj kohe ajo mbaron edhe studimet për ekonomi. Në vitin 2002, Eftila transferohet për studime pasuniversitare në Unversitetin e Virxhinia Tech dhe vazhdon të luajë volejboll me ekipin e Universitetit në kategorinë e parë, por edhe me grupe të tjera. Ja si shprehet Eftila për suksesin e saj si vilejbolliste e talentuar duke bërë emër në volejbollin amerikan: “Kur fillova të luaj volejboll , si cdo e re dhe fillestare , cdo moment vështirësie më bënte të largohesha nga ekipi dhe të mos luaja më. Por nëna ime, Tamara, më ka qëndruar pranë dukë më shtyrë, dhe inkurajuar, për të kapërcyer vështirësitë, duke më sjellë si shëmbull eksperiencën e saj si lojtare, për të ilustruar vështirësitë që ekzistojnë gjatë karrierës si volejbolliste. Nëna ime ka qënë dhe është motivi më I madh për gjithcka që kam arritur deri më sot si sportiste e si njeri. Në njëfarë mënyre cdo moment që luaj volejboll, nëna ime më mungon, por në të njëjtën kohë jam më afër saj.” Kjo është vajza e Tamarës, e cila po transmeton në volejbollin amerikan atë volejboll, me një elegancë në teknikë forcë shprehëse, lojë shpërthyese dhe spektakolare, si dikur nëna e saj “Mjeshtrja e Merituar” e sportit, Tamara Nikolla. Djali I Tamarës edhe ai do të luante deri në mbarim të shkollës së mesme me ekipin e të rinjve të “Skënderbeut”, por tashmë ai I ka hyrë rrugës të artit të bukur të pikturës dhe vazhdon studimet në Itali. Piktura dhe sporti gjejnë mishërim te njëra tjetra.


Epilog

Gjithmonë kisha një ndjenjë nostalgjie, malli, mirenjohje, respekti, nderimi, detyrim shpirtëror për të shkruar për ish-kolegen, miken time të vjetër, për këtë figurë të ndritur të sportit shqiptar. Ndjeja dëshirën, forcën e saj, t’I bëja homazh emrit dhe figurës së saj për të sjellë në kujtesën e kombit shqiptar, të historisë së sportit shqiptar, të mijrave sportdashësve, lexuesve, figurën e volejbollistes së shquar e të talentuar korcare,”Mjeshtres së Merituar”, të sportit,”Nderit të Sportit Shqiptar”, nderit të Korcës sonë, e gjithë Shqipërisë , Tamara Nikolla Tanellari. Është detyrimi I eternitetit që kemi ndaj këtyre figurave të tilla. U prehtë në PAQE, Shpirti I Tamara Nikollës! Ju I mungoni shumë Korcës e Korcarëve!



Raimonda Moisiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi