Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?!

Shko poshtë

Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?! Empty Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 15, 2011 10:08 pm

Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?! Qerim_pllana

Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?!

Është e njohur se luftë të vërtetë shqiptaro-serbe në gadishull nuk ka ndodhë! Ja pse, kjo e fundit s`ishte luftë serbo-shqiptare, në te nuk u përfshinë shqiptarët si komb veç aty-këtu individë (vullnetarë). Gjysma e kombit ishte jashtë luftës fizike, drejtpërdrejtë Serbi-Kosovë. Ngacmimet dhe provokimet shovinistet me programe të ...kishës, akademisë dhe politikës hegjemoniste s`kanë përfunduar. Serbia, mbase nuk dëshiron edhe një luftë shqiptaro-serbe. Një paqe në këtë hapësirë është e domosdoshme, duke mos shpresuar më në ndihma, të cilat do t`i ofronin aleatet e njërës apo palës tjetër. Raportet kanë ndryshuar edhe në favor të shqiptarëve, t`harruar dhe të lënë gjatë nën mëshirën kohës...

Struktura të caktuara të politikës, kishës dhe akademisë serbe, akoma shpresojnë në realizimin e ideve të dokumentit helmues historik, ngjashëm me “Maj kamp”, me të cilën u frymëzuan gjeneratat fashiste, respektivisht ato serbe, që nga përpilimi i Naçertanjes, të Ilija Garashaninit të vitit 1844. Të ndikuar nga politika cariste ruse, të etshme që përmes forcimit të Serbisë, të përgatitet udhëtimi drejt deteve të nxehta, respektivisht Perëndimit. Pas gjithë atyre luftërave dhe humbjeve të Serbisë, pos Luftës së Dytë Ballkanike, pushtimeve të tokave shqiptare në aleancë me Bullgarinë, Malin e Zi dhe Greqinë, ky shtet, akoma ushqehet me apetite drejtë tokave shqiptare, qoftë ajo vetëm një pjesë, apo një xhep toke, siç është aktualisht veriu i Kosovës, nga kriminelët në ilegalitet, të yshtur nga individë përfitues jo vetëm serbë në Beograd. Madje diplomat rusë, nxisin konflikte të reja, pavarësisht janë këto elemente, me burim nga politika dhe diplomacia shtetërore serbe, apo serbo-ruse.

Këto veprime janë direkt të përziera në punët e brendshme të një shteti të ri, tashme më kushtetutë, territor dhe hapësirë të pranuar dhe të legjitimuar nga faktorë ndërkombëtar, gjykata ndërkombëtare dhe të pranuar nga afro 90-vende të botës demokratike. Kjo është nxitje, ngacmim dhe yshtje e faktorit ilegal prej 20-deri në 30 kriminel, sherri i të cilëve në çdo kohë dhe në çdo interval kohorë, mund të ndezin luftën e vërtetë shqiptaro-serbe, e cila do të ishte fatale për të dy kombet, për Serbinë dhe për dy shtete shqiptare. Fundi i kësaj lufte nuk do t`i dihej, për aq sa nuk do t`i dihej as dëmi i vetë kontinentit të vjetër, edhe ashtu tepër të trazuar nga telashet e borxheve, mosmarrëveshjeve rreth tregjeve, divergjencave ngjashëm me situatën në prag të të dy luftërat botërore. Më fjalë tjera mjafton një xixë e “fëmijëve të harlisur” e të ndizet katundi i quajtur “Ballkan”! Një xixë të rrezikohet sërish planetin nga një luftë mes dy popujve, edhe ashtu më shekuj në grindje, hasmëri, urrejtje dhe konflikte të përhershme. Kush është kah e dëshiron këtë babëzi? E para është kisha serbe, në krye të cilës përherë vendosën fytyra të ngarkuara më urrejtje, dëshirë për viktima dhe të pajisur me ide të shfrenuara nga dokumenti i “Naqertsnjes”, i cili si i tillë kaherë është dashur të varroset si një helm i një materie të rrezikshme helmuese kimike!

Burim i sëmurjeve për luftëra okupuese, pra manive detare për të arritur dalje nëpër toka t`huaja! Nga luftërat e fundit 10-vjeçare, Serbia doli humbëse, por jo siç pritej dhe shpresohej se ajo duhej ta merrte dënimin e merituar të bashkësia ndërkombëtare. Kjo nuk ndodhi, prandaj politika pasuese e kriminelit Milosheviq me kompaninë në Hagë, s`mjaftojnë dhe nuk mjaftuan për shuarjen e apetiteve, plaçkitjeve dhe ngacmimeve të atyre elementeve, të cilat aktualisht janë të ushqyer me kriminalitet, duar plotë gjak të shqiptarëve dhe të tjerëve. Lëshimet dhe privilegjet e fituara deri në absurditet me të ashtuquajturën Pako e Ahtisarit, të elementit të mbetur serb në Kosovë. Duke pranuar nga elemente altruiste, komuniste, titiste-serbofile, brenda ekipeve pjesëmarrëse shqiptare, nëpër ato tubime. Privilegje absurde, në të gjitha takimet ndërkombëtare, gjithashtu janë pasojë e harlisjes dhe veprimeve të kriminelëve, të cilët akoma përkëdhelen nga faktorë të EULEX-it dhe KFOR-it.

Këta dhe faktorë të tjerë nxitës, siç janë pesë (5) shtetet, të cilat për një apo arsye tjetër hezitojnë pranimin e Kosovës, janë duke ndikuar jashtëzakonisht në ndezjen e një lufte të re, vërtetë shqiptaro-serbe, të cilës po e përsërisë, nuk do t`i dihej fundi! Nëse qeveritë aktuale shqiptare Tiranë, Prishtinë apo edhe Shkup, shqiptarëve të lodhur me politika antishqiptare nga qeveri, pozitë dhe opozitë në Maqedoni, përpiqen që të mos vijë deri te një katrahurë e tillë! Nuk do të thotë se në mesin e shqiptarëve ka po ashtu elemente, të cilat mezi presin një luftë, dhe gjërat të përfundojnë njëherë e më, nga politika të tilla hegjemoniste, ngacmuese dhe luftënxitëse! Jo vetëm duke okupuar troje dhe duke ndjekur popullin shqiptar, por duke u përzier përherë dhe në mënyrë flagrante në jetën e një kombi tashmë të vetëdijesuar për mbrojtje të atdheut, tokës dhe dinjitetit të përdhosur nga popuj të ardhur dhe të shtrirë gjithandej zëmrës dhe autoktonisë ilire, respektivisht arbërore-shqiptare.

Ngacmimet në veri nga një grusht kriminelësh të mbrojtur, përkrahur dhe të yshtur nga elemente të politikës nxitëse të Beogradit, akoma janë të helmuar nga “Naçertanja”. Plehu kimik stimulues për rritje dhe nxitje kundra-shqiptarëve, nga kisha dhe priftërinj, të cilët fshihen pas pelerinave fut-zeza! Është koha të përfundojnë ide të tilla fashiste, luftënxitëse, nga ata të cilët kanë këtë mundësi, para së të shpërthejnë gjakderdhje të reja. Më e keqja, nga një luftë vërtetë shqiptaro-serbe, e cila do të kishte pasoja shumë më të mëdha sesa luftërat 10-vjeçare 1990-1999! Askush me mend të shëndosha, as një politikë me arsye njerëzore, as një diplomaci më dinjitet njerëzor, nuk do të duhej të pranonte dhe ta luante një lojë të tillë katastrofë!

Se kanë përfunduar luftërat, është naive të thuhet! Por, ç`është e vërteta gadishulli Ballkanik është ngopur me gjak dhe luftëra shekullore, në veçanti atyre serbe kundra shqiptarëve! E them nga materia që kam mësuar nga literatura, historia si mësuese e diturisë, në gadishull nuk ka ndodhë asnjëherë luftë e vërtetë shqiptaro-serbe, gjithëpërfshirëse kombëtare serbo-shqiptare. Theksoi haptas, se s`ka më kushte jo vetëm për okupim dhe tentim të mëtutjeshëm okupimi të tokave shqiptare, nga ana e Serbisë. Sepse, shqiptarët kanë dalë tashmë nga rrjeti izolues, të përkrahjes nga miq dhe ndërkombëtarë. Ata tani kanë një fuqi të re nga diaspora, përkrahjen po aq sa patën serbët dy shekujt e fundit nga Rusia. Shqiptarët janë miqtë dhe përkrahësit më të denjë të një superfuqie, pavarësisht largësisë hapësirës apo kufizimit. Ishte e kotë mbështetja në ish-BRSS-në, e cila përherë ishte në anën e Serbisë, të cilës i mundësoj themelimin e saj në gjysmën e territoreve shqiptare. Shqiptarët, në veçanti lidershipi aktual politik, as sot nuk është për një luftë të vërtetë kobzezë fqinjësore! As autori i këtyre rreshtave nuk e dëshiron një luftë të tillë shkatërrimtare mes dy popujve, dy fqinjëve, të cilët mund të jetojnë njeri pranë tjetrit si shumica absolut e popujve dhe kombeve në botë, në paqe, liri, harmoni dhe qetësi. Mirëpo, elemente të caktuara serbe të yshtura vazhdimisht urrejnë, nxisin, provokojnë, ngacmojnë, duke mos llogaritur në epilogun tragjik si përfundim i paparashikuar, nga një lufte të vërtetë, mes dy kombeve, e cila deri më tani si e tillë nuk ka ndodhë më asnjë periudhë në këtë hapësirë!

Por, gjithnjë shqiptarët kanë pësuar edhe nga faktorë ndërkombëtar më konferenca dhe vendime të njëanshme, më pasoja të rënda në hapësirë dhe në njerëz. Njëkohësisht në mungesë të asnjë përkrahje deri më vitin 1999, shqiptarëve të paorganizuar dhe të papërkrahje nga askush, u janë marrë territore, shumica e të cilave sot janë nën Serbi, Mal të Zi, Greqi etj. Do të ishte shumë më mirë që një luftë e tillë të mos ndodhte kurrë. Sepse, po e përsërisë, pasojat nuk do të dihen se çfarë niveli shkatërrimtar do t`mund të ishin!? Kur dihet se shqiptarët vazhdimisht duan të mos e harrojnë Mollëkuqen, Toplicën me Nishin, Çamërinë, Luginën e Lumit Cem, atë të Preshevës, Ulqinin, Plavën e Gucinë..., të okupuara.

Pse ekzistojnë bisedimet, marrëveshjet, dialogu, nëse vërtetë janë të sinqerta, reale dhe frytdhënëse, gjithnjë nën garanci të ndërkombëtarëve! Por jo më në dëm të njërës, dhe gjithnjë në dobi të palës tjetër! Uroj që të mos ketë luftë serbo-shqiptare, sepse prologu do t`ishte tragjik për dy palët dhe shumë më gjerë! Për këtë esëll duhet të mendojnë liderët e secilës palë! Kurse Brukseli NATO-ja dhe KFOR-i- duhet të jenë shumë më aktiv dhe në rolin shumë më të sinqertë, në këtë lojë tejet të rrezikshme! Sepse akoma nuk po shihet se a ka përfunduar, apo mund të ketë serish luftë, por tani luftë të vërtetë shqiptaro-serbe me pasoja katastrofike, regjionale dhe kontinentale. Tani në prag të 99-vjetorit të një pavarësie jo reale, shqiptarët i nxitë dhe i ngacmon edhe më shumë për bashkim kombëtar. Një arsye më shumë të përpjekjes në ketë rrugë ndarjeje shekullore të kombit dhe atdheut në dysh-tresh, katër etj!


Qerim Pllana:Ka përfunduar apo mund të ketë luftë të vërtetë shqiptaro-serbe?! 41501_1639025407_3357_n

Solli pë publikim:Xhesika Vula


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi