Rexhep Kasumaj:Mëkati i zanafillës!
Faqja 1 e 1
Rexhep Kasumaj:Mëkati i zanafillës!
Rexhep Kasumaj:Mëkati i zanafillës!
Po përse, vallë, ky ngut i z.Ahmeti të betonojë (me emër, me Nato, me aderim komunitar) themelet e "shtetit të tij", Maqedonisë?
Ajo vuan e do ta vuajë përherë mëkatin e zanafillës: pothuaj të gjithë postulatet që bëjnë planimetrinë shtetndërtuese të saj nuk janë veçse një kumulacion falsitetesh: me historinë, emrin, gjuhën...
Për të pajisur tezën me armën e dëshmisë, ndoshta ia vlen të evokojmë cilsimin, ndonëse tepër pezhorativ, që i bënte „maqedonësve“ Edit Durhami në „Njëzet vjet ngatërresa ballkanike“, ku shkruante se në zonën „...mes Shqipërisë e Bullgarisë ka një banorsi a një substrat me një të folur të rëndë dialektore sa që më lehtë mund të merresh vesh me një kafshë se sa me ta“.
Por kështu, duke përfituar nga konteksti rrethanor dhe keqpozicionimi mbarëshqiptar, ata, me teknologjinë e dhelpërisë bizantine, do t'a bënin tashmë dialektin – gjuhë, pastaj nocionin gjeografik – pagëzim etnik dhe, së fundmi, historinë e lashtë të truallit të huaj – jetëshkrim të bujshëm kombëtar!
Një emigrant i varfër irlandez i quajtur Kenedi që, i ngulitur në Amerikë, do të bëhëj aq i pasur sa të arrinte, madje, të blinte vota presidenciale në udhë të dyshimtë me Merlinin a Sinatrën e famshëm nëpër kazinotë e Los Angjelesit, i thoshte një ditë Xhonit që gatitej për të marrë Shtëpinë bardhë: „ Mbaje mend gjithmonë, biri im, vendi i dytë i përket humbësit“!
Por shqiptarët janë mësuar tashmë, mjerisht, të identifikohen me tokat e tyre nëpërmjet humbjes. Fitorja e denjë luftarake dhe disfata e ligë salloneske – është drama, tashmë, fenomenale që shoqëron ata në përthyerje të mëdha kohësh. „Maqedonia e Ohrit“, nuk rrodhi, prandaj, veçse një rimodelim kozmetik i saj dhe shqiptarët, për pasojë, megjithë gjakun e rënë a hovin triumfator, nuk u bënë dot komb konstitucional.
Shqiptarët, që këtej, me çdo mjet e mënyrë duhet të kthejnë mbrapsht lidhjen e stisur organike të maqedonësve me krijesën kuazi-shtetërore që përjashton ingranimin e njëjtë të shqiptarëve në fabrikatin etnodomëthënës Maqedoni. Duke qenë, pra, një kategori parasëgjithash gjeografike, prej saj nuk mund të derivojë assesi përcaktori ekuvalent etnik si shprehje unike e saj „maqedonës“!
Remonti fundamental është i doemosdoshëm: gjasën e mirë të mbijetesës dhe prosperimit do t'a jepte vetëm ripërkufizimi i saj si një organizëm bikomunitar i sllavëve të cilët mund të zgjedhin vetë si do të quheshin (punë e tyre) dhe shqiptarëve me të drejta barazie absolute në aktin juridik themeltar dhe në jetë. Dhe aherë, Zvicra e cituar shpesh në kontekst krahasimi dhe e ëndërruar për mirëqenie, stabilitet e harmoni diversitetesh etnike, do të instalohej në Maqedoninë e Ballkanit hileqar. Banorësia e saj, si zvicëranët e bekuar, do të ishin veçmas etnikisht shqiptarë, sllavë ( apo bullgarë, kavadaras) e të tjerë – por të gjithë bashkë shtetësisht do të nominoheshin maqedonës. E sërish: vetëm e tillë Maqedonia (a me ndonjë emër tjetër) do të meritonte denjësisht të quhej „atdheu“ i Ali Ahmetit, si ka qejf ta definojë a, ndoshta ndjejë, ai shpesh disi jetimërisht e me përvuejtni dhimbsunore...
Por kjo, me gjasë, nuk është shumë e mundshme. Rrjedhimisht, impenjimi kaq i zjarrtë për ti forcuar ledhet kësaj "tampon-krijese" shtetërore, e tillë siç është, nuk del veçse, ipso facto, përmbarim i trishtuar i "vendit të dytë të humbësit" për shqiptarët...
Demokracia është e drejtë e shenjtë e zgjedhjes për të qenë ose jo i lirë: në rrafshin njerëzor dhe kombëtar.
Braktisja e rrafshit të dytë të lirisë do të na shpinte në parzmin e apostujve të Hrushovit, që, në kulmin e destalinizimit të Rusisë si një apotheozë që rrëgjonte keq kuptimin madhor të lirisë, thoshte moton proverbiale: ç'na duhen dogmat e idealet? Buka e lyer me gjalpë shijon më mirë!
Mirëpo gjaku i derdhur në altarin e lirisë ka haraçin e mnertë.
Dhe gjalpi, sado i ëmbël, nuk mund t'a zëvendsojë kurrë atë!
As t'i bëjë më të çlirta prangat e robërisë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dy poezi nga Rexhep Kasumaj
» Rexhep Kasumaj:PSALM
» REXHEP KASUMAJ:KODI PËSHTYMOR
» Rexhep Kasumaj:Në breg udhe!
» Rexhep Kasumaj:Peri i fëmijërisë
» Rexhep Kasumaj:PSALM
» REXHEP KASUMAJ:KODI PËSHTYMOR
» Rexhep Kasumaj:Në breg udhe!
» Rexhep Kasumaj:Peri i fëmijërisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi