Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makolli: Ligji për diasporën do të miratohet së shpejti

Shko poshtë

Makolli: Ligji për diasporën do të miratohet së shpejti Empty Makolli: Ligji për diasporën do të miratohet së shpejti

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 20, 2011 1:37 am

Makolli: Ligji për diasporën do të miratohet së shpejti


Makolli: Ligji për diasporën do të miratohet së shpejti Ibrahim-Makolli
Përkrahje më e madhe për shqiptarët jashtë atdheut

Ministria e Diasporës është në përfundim të projektimit të Ligjit për diasporën dhe miratimin e tij, ligj ky i cili do të zgjidhë problemet e mërgimtarëve. Këtë lajm të mirë për mërgimtarët tanë e ka kumtuar ministri i Diaporës Ibrahim Makolli, të premten gjatë një konference për media të organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologjinë (UBT), në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, ku temë diskutimi ishte “Perceptimin e Diasporës- 2011”. “ Ne si ministri jemi në përfundim të projektimit të Ligjit për diasporën, dhe miratimin e tij. Besojmë që shumë çështje që kanë të bëjnë me mërgimtarët tanë do të analizohen dhe dalëngadalë, problemet që kanë sot ata do të zgjidhen. Ne si ministri kemi organizuar edhe dëgjime publike në mërgatë përkitazi me Ligjin për mërgatën në mënyrë që në secilin mekanizëm institucionale që krijohet në Kosovë, për këtë pjesë të bashkatdhetarëve tanë të marrin pjesë edhe ata në hartimin e të gjitha politikave dhe instrumenteve që do të jenë më të efektshme për të gjitha çështjet që i kemi përpara”, theksoi Makolli. Politikat e Ministrisë së Diasporës ndaj mërgimtarëve sipas Makollit, janë afatgjate të cilat kërkojnë kohë dhe durim, ngase planet që i ka vendosur kjo ministri, si prioritete nuk mund të realizohen brenda natës. Makolli, veçoi disa prej prioriteteve kryesore të ministrisë të cilën ai e drejton. Prioritete e ministrisë që ai udhëheq janë, mësimi plotësues në gjuhën amtare e cila është shtylla kryesore për ruajtjen e identitetit dhe kulturës së mërgimtarëve, hapja e qendrave kulturore në vend ku ka përqendrim më të madhe të mërgimtarëve tanë nëpërmjet të cilave do të krijohet një lidhje me e drejtpërdrejt e mërgimtarëve më vendlindjen. Prioritet tjetër i kësaj ministrie për mërgimtarët tanë është kthimi i trurit në vendin amë që ka për synim shfrytëzimin e këtij potenciali të madhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit jo vetëm në aspektin ekonomikë por në të gjitha aspektet tjera. Makolli, rikujtoi se pa kontributin atyre që jetojnë në diasporë, krijimi i shtetit të Kosovës do të ishte shumë më i vështirë. “Kontributi i mërgatës sonë, pa dyshim është një prej elementeve kyçe në vënien e lirisë së Kosovës, por jo vetëm të saj por edhe në sajimin pasojave që ka shkaktuar lufta në Kosovë. Pa dyshim ndihma financiare e cila ka qenë dhe po vazhdon te dhe sot e kësaj dite, pa ndihmën e kësaj mërgate natyrisht se do të ishte vështirë në radhë të parë të mbijetohet dhe pastaj të krijohen kushte për një jetë më të mirë në vend”, tha ai. Makolli ka mbështetur hulumtimin me temë “Perceptimin e Diasporës- 2011”, të bërë nga UBT-ja, duke theksuar se një hulumtim i tillë, krijon një pasqyre të përafërt për mënyrën e jetesës së pjesëtarëve të diasporës sonë, perceptimin e tyre për shtetin amë, trajtimin e tyre institucional vërejtjet kërkesat dhe interesimin e tyre. “Konsiderojmë që hulumtimet e tilla na ndihmojnë shumë edhe si ministri, por edhe si shoqëri në tërësi për të identifikuar problemet më të cilat përballët diaspora jonë, në vendet ku ajo jeton. Ky hulumtim gjithashtu na ndihmon ta shohim se ku jemi në si institucione shtetërore karshi nevojave të tyre dhe pa dyshim që do ta na nxisin që ti forcojmë politikat tona ndaj tyre”, tha Makolli. Në anën tjetër, Edmond Hajrizi duke prezantuar hulumtimin me temë,“Perceptimi i Diasporës-2011”, theksoi se ky i hulumtimit vjen si rezultat i disa hulumtimeve që UBT-ja, ka bërë gjatë kohës sa ka qenë diaspora në Kosovë. Duke folur rreth hulumtimit, ai tha se të anketuarit e lusin shtetin e Kosovës që t’i ndihmoj ata sepse ata kanë nevojë për ndihmë në shumë aspekte. Megjithatë ata kanë edhe një dëshirë tjetër e ajo është që fëmijët e tyre të vijojnë shkollimin e tyre në gjuhën shqipe dhe të mësojnë për kulturën e tyre. “ Ka raste kur ata propozojnë që gjatë pushimit të verë shteti të hap shkolla vetëm për bashkatdhetarët të mësohet fëmijëve gjuha shqipe kultura. Kjo në përgjithësi është një shprehje e dëshirës së tyre”, tha Hajrizi. Madje 34 për qind e të anketuarve mendojnë se shteti i Kosovës ka një përkujdesje ndaj tyre gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë ndërsa, 46 mendojnë që nuk ka fare përkujdesje./ Arta Meha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi