Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë

Shko poshtë

Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë Empty Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 27, 2011 11:00 pm

Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë Ambasador

Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë
Dashnim Hebibi:Dita e flamurit u festua edhe në Bosnjë e Hercegovinë Thumbnail.php?file=shpresa_programe_flag_day_2010_869318719
Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë-BeH, festohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar dhe e Pavarësisë se Shqipërisë.Mbrëmjen e 25 nëntorit në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë, u festua 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm ishin diplomat, personalitete politike, kulturore, shkencore, ushtarake etj... të BeH, përfaqësues të komunitetit boshnjak nga Kosova, dhe mbi dyqind shqiptar që kishin ardhur nga vise të ndryshme të Bosnje dhe Hercegovinës, shqiptar që jetojnë , punojnë, studiojnë ne këtë vend, por që janë me origjinë nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova Lindore, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Në fillim u intonua Hymni i Flamurit dhe pastaj të pranishmëve ju drejtua me një fjale rasti Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Sh.T.Z. Flamur GASHI, i cili nder të tjera theksoj se:" Patriotet shqiptar pas përpjekjeve të mëhershme gjatë vitit 1911, në Deçiq me ne krye Dedë Gjo Lulin dhe në Shkup me patriotët e shumtë shqiptar nga Kosova, Shqipëria e të gjitha viset e tjera shqiptare, arritën që me 25 nëntor 1912 në Elbasan, pastaj në Tiranë e Durrës për të arritur me 28 Nëntor në Vlorën e Ismail Qemalit, të ngrejnë Flamurin Kombëtar me shqipen dykrenore, dhe të shpallin Pavarësinë e Shqipërisë. Më këtë flamur, shqiptarët qe nga Besëlidhja Shqiptare e Lezhës ne krye me heroin tonë kombëtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e deri në ditët e sotme me komandantin Adem JASHARI, kanë luftuar e janë çliruar, kanë mbijetuar e janë krenuar,dhe si asnjëherë me parë janë pavarësuar. Sot e tutje, do të laureohen e do të dekorohen, do të përparojnë në të gjitha fushat e jetës dhe do të lartësohen, por do te dinë te bashkëpunojnë e të bashkohen. Ky flamur është nderi i çdo shqiptari qe jeton ne trojet e veta etnike ne Ballkan apo kudo ne botë, është krenari jonë, është dinjiteti ynë kombëtar. Me këtë flamur sot jemi anëtar të NATO/s ë dhe së shpejti me këtë flamur do te jemi anëtar të Bashkimit Europian....".
Ambasadori Flamur GASHI, informoj të pranishmit se pas bashkëpunimit të ngushtë të Ambasadës me media të ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë, javën e kaluar me 21 Nëntor 2011, ne TV BHT 1 u transmetua një emision për Kosovën , me 28 Nëntor 2011, transmetohet një emision për Shqipërinë. Gjithashtu, Ambasadori GASHI, theksoj se me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sipas vendimit të qevërisë se Kryeministrit z.Sali BERISHA, nga 28 nëntori 2011 deri me 28 nëntor 2012 do të jetë vit festiv, Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë në kuadër të këtij viti jubilar do të zhvilloj një seri aktivitetesh kulturore, artistike, sportive, promovime librash, ekspozita,filma, emisione televizive etj.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zv.Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë z.Ekrem SPAHIJA, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare Gjeneral Major Xhemal GJUNKSHI. Të dy personalitete e larta nga Shqipëria ju drejtuan të pranishmëve me nga një përshëndetje të rastit. Gjithashtu nga ana e të ftuarve të gjithë pjesëmarrësit i përshëndeti edhe njëri nder personalitete më të shquara shkencore në Bosnje dhe Hercegovinë, një mik i madh i shqiptarve , Prof. Dr. Ismet DIZDAREVIĆ.
Të gjithë të pranishmit shpreheshin tepër të lumtur për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë-BeH si dhe për këto aktivitete të mrekullueshme që po organizon Ambasadori Flamur GASHI me stafin e tij në bashkëpunim me shqiptaret e Bosnje dhe Hercegovinës. Aktivitete qe po bëjnë shumë personalitete të ndryshme në këtë vend, për te cilët nuk dihej fare që kanë origjinë shqiptare, sot me krenari dhe pa druajtje te deklarohen publikisht se janë krenar qe janë me gjak shqiptari. Pritja kaloj ne një atmosferë te këndshme dhe festive./Përgatiti:D.H
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi