Dashnim Hebibi:Në Shqipëri u nda nga jeta poetesha Prof.Sadete Presheva
Faqja 1 e 1

Qoftë kujtimi i përjetshëm për profesoreshën Sadete Presheva
Në Shqipëri u nda nga jeta poetesha Prof.Sadete Presheva
20 korrik 1950 – 27 gusht 2012
Sonte aty nga ora 19.00, në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë papritmas poetesha e parë në ish Jugosllavi dhe profesoresha e Gjuhë dhe Letërsis Shqipe nga Presheva, Sadete Presheva. Profesoresha Sadete Presheva, ndërroi jetë në spitalin e Durrësit. Profesoresha Sadate Presheva, ka botuar mbi dhjetë vepra me poezi e tregime dhe ka në dorëshkrim edhe disa vepra të tjera. Ishte themeluese dhe kryetare e Klubit letrar “Migjeni” në kuadër të Shkollës së Mesme "Skënderbeu" në Preshevë dhe njëra nga profesoreshat më të dalluara që ka pasur ndonjëherë Presheva me rrethinë. Sipas informacioneve, që kemi siguruar nga familja Presheva, varrimi bëhet nesër, më datë 28.08.2012.
Fjalë shpirti;
E luta për shumë herë perendinë, zemrën, shpirtin tim, emocionet e mia, bashkëshorten time, vajzat e mia, që të më lejojnë ti shkruaj dy fjalë, dy fjalë, që peshojnë krejt lotë, lotë malli, lotë kujtimi, lotë që dridh zemrën, lotë që dridh shpirtin, lotë që bërtet gjithandej botës shqiptare, gjithandej fjalës së shkruar, gjithandej muzës krijuese, gjithandej, atyre që kanë mësuar nga profesoresha jonë për Faik Konicën, për Fan Nolin, Fishtën, Azdrenin, Migjenin, Naim Frashërin etj, se sot, u nda nga jeta profesoresha jonë e dashur, e paharruar përgjithmonë Sadete Presheva. U nda nga jeta, në Durrës, në Shqipëri, pas një sulmi në zemër, sytë i mbetëm në Rahovic, Preshevë, sytë i mbetën nga Presheva kreshnike, nga Albania e vogël, nga familja e saj, nga tre djemtë, nga bashkëshorti i saj, nga rejat e saj, nga nxënësit, nga fryma e ëmbël e Preshevës, që i shkruajti deri në momentet e fundit të jetës, që e shkriu tërë jetën, për të ardhmen më të mirë të rinisë sonë. Kam pasur nderin, ta kem profesoreshë, por jo vetëm profesoreshë, por edhe udhëzues, por edhe frymëzues, por edhe drejtues, por edhe ndihmues, por edhe sot e kësaj dite, fjalët e saja, po më japin suksese, plot suksese. Të lutem shumë profesoresha ime e dashur Sadete, e di, se do më lejosh edhe ti, ti shkruaj dy fjalë, e dinë, se jam me lotë në sy, ti e dinë, se kam mall për ty, ti e dinë, se kur të përqafoja shpirtit vullnet mi jepje, e di, se pas nënës sime, ishe Ti, sepse gjithmonë udhëzime merrja nga Ti për të ardhmen time. Ma dha timonin drejt sukseseve, falë teje, falë shpirtëmadhësis suaj, erdha deri tek suksesi dhe i pa trembur eca dhe po eci, por sot, sot, ora 20.15 min, mora lajmin, mora lajmin, se u ndave nga jeta, e di, se ke menduar tek të gjithë, pa na harruar edhe neve nxënësve të tu, e di, se shtrydhje poezinë, duke krijuar edhe vargje për nxënësit e tu. E deshte shumë ditarin dhe e di, se ke pasur plot ide për ti sjellur me 1 shtator, ku kanë mbetur edhe pak ditë, për të filluar vitin e ri shkollor. Profesoreshë e dashur Sadete, unë nga gurbeti, unë larg fizikisht, po të drejtohem, më lejo, ti shkruaj dy fjalë, dy fjalë që po dalin nga vullkani i shpirtit tim, ku jam ulur në një skaj të dhomës sime të punës, ku i putha dy vajzat e mia, që po flejë trishtueshëm edhe ato, duke ditur, se babain e saj e kanë të mërzitshëm, po shikoj hënën, e qetë, po shikoj diku dritë në këtë terr nga qielli, që ta lus perendinë, që të shpërblej në botën e përjetshme. Të lutem shumë, më lejo, ti shkruaj dy fjalë, të lutem, më kupto, më kupto zemrën time, më kupto, sepse edhe unë isha në bahçen plot lule të zemrës tënde, aty ku ishin edhe tre djemtë e tu, aty ku ishin ata që i doje më së shumti. E unë, sonte, po përmallem me fjalët tua. Hiq më larg se mbrëmë, deshta të shikoj libërat e shumtë që i kam në shtëpi këtu në mërgim, shumë libërave i kishte rënë pluhuri, por libëri jot, shkëlqente, aty, shkëlqenin libërat e Profesoreshës sime Sadete, nuk i kishte rënë pluhuri, dhe u futa në botën e kujtimeve, në botën kur isha nxënës në gjimnaz, kur na lexoje për Naim Frashërin, Konicën etj. Po flas me lotin, po flas me shpirtin tim, po mundohem, ti them, më lejo, ta them ate që dua, ma lejo, të del drita sa më shpejt, sepse sot, jam shumë i varfër, jam më i varfër se kurrë, tash më nuk do ta kem profesoreshën time fizikisht, e në shpirt, aty tek sofra ime, je dhe do të mbetesh, aty do të qëndrosh gjersa të marr frymën e fundit, e aty e dinë ti, se ta kam thënë disa herë, janë prindërit e mi, vëllezërit e mi, vajzat e mia, bashkëshortja ime, e familja ime më e ngushtë, e ti, je aty, aty afër prindërve të mi. Profesoresh Sadete, ti kur je duke u kthyer në Preshevë, e mbi trup qëndron shpirti, je duke shikuar Preshevën, je duke përcjellur frymën e atyre që ia duan të mirën Albanis së Vogël, kështu e thirrje Preshevën, unë jam larg, unë jam larg në Zvicër, nga ky vend mërgimi, po kujtoj, po kujtoj dhe kujtoj, lotët po dalin pa pushim.
Sot, e gjithë Albania e Vogël është me lotë, padyshim me lot, e kur të del drita, del edhe lajmi, që do të dridhen të gjithë nga malli, se Profesoresha Sadete Presheva është ndarë nga jeta.
Sa herë që vija në Preshevë, syri më shkonte nga shkolla e mesme, aty, kur dilje me buzëqeshje, duke përshëndetur herë djathtas e herë majtas nxënësit, qytetarët. Vërtet je dhe do të mbetesh shembull i përjetshëm, se si duhet dashur atdheu, se si duhet punuar në arsim. Nuk po më harxhohen fjalët profesoreshë e dashur, jo, asesi. Nuk e kam menduar, se do të shkruaj, i pari, për ndarjen nga jeta, jo, asesi, por, ja, që më ke mësuar, se si të flas me shpirtin, se si të flas me sinqeritetin, se si të krijoj vargje nga oqeani shpirt. Profesoreshë Sadete, u ndave nga jeta, në Shqipëri, atje e deshte, që shpirti të pushoj, sepse për atje, gjithmonë ke punuar, sepse për atje, gjithmonë na ke arsimuar, atje, ke dashur të flasësh me Ismail Qemajlin, tash në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, atje, ke folur me Naim Frashërin, atje ke folur me Fishtën, Nolin, Skënderbeun, atje ke folur edhe me shumë e shumë dijetarë të tjerë, e di, jam shumë i bindur, se ke menduar edhe për vendlindjen tënde Rahovicën, e për Preshevën, që e kalove tërë jetën. Të mori perendia profesoreshë, e lutemi që të pushosh në parajsë, sepse ishe edhe një besimtare e madhe, ishte një presidente e paqes, ishe një presidente e bashkimit, ishe një presidente e fjalës fjalë, ishe presidente e punës së drejtë.
Lumët ne që të patëm dhe që u edukuam shumë nga ti
Luta, edhe dallëndyshen, luta edhe frymën e ajrit të tokës Zvicër, që ta përcjell një mesazh tek familja Presheva, tek profesori i dashur Avni, tek djemtë e tu, Veprimi, Shkëmbi e Mendurimi, që shumë doje që të rriten shpejt, që ti fejosh, dhe thoje, nuk e di, a do të kem jetë, që të shoh, se djemtë do më rriten shpejt, e të mos flas, se do të arrij ti fejoj. Ti arrite profesoresha ime e dashur, ti fejosh, ti u kënaqe me rejat e tua, u kënaqe me djemtë e tu, duke vallëzuar, duke dalur në foto kujtimi. Profesoreshë e nderuar, e paharruar, të betohem, se fjalët qenkan të pakëta të përshkruaj mallin, po flas sonte me ty, po lutem për ty, po lutem për ty, që të jesh banore e parajsës, sepse edhe ti luteshe shpesh edhe për ata që kanë ndërruar jetë, edhe për prindërit e tu, edhe për dëshmorët e kombit, këtë e kam dëgjuar shpesh nga goja jote. Luteshe, dhe thoje, se një ditë do të ndahemi nga jeta, por duhet të lëjmë fjalë të mira, fjalë që nuk do të vdesin kurrë, pra vepra. Ate që ia deshte fëmijëve të tu, ma deshte edhe mua dhe nxënësve të tu. E neve, pra Jetonit, Artanit, Blerimit, Burrnistit, etj, do na thuash sigurisht, se bëhuni të fortë, dhe mos mi harroni djemtë, të jeni afër tyre, dhe takoheni më shpesh, sepse kur shikoni ata, do më shikoni mua. Po profesoresha jonë e dashur, po, lulet e freskëta do ti kesh çdo herë, sepse edhe ti ishe lule që gjithmonë do të qel, sepse petalet e tua jemi ne, jemi ne, që ti na dha elan, na dha shpresë, që të mos dorëzohemi në jetë, por të ecim gjithmonë e sigurt përpara. Etjen time shpirtërore, po ma qetëson, malli për ty, po ma qetëson kujtimi. Profesoresha ime, sa do të kisha dashur, që të jemi nesër, pra 28.08.2012, në Preshevë, aty afër teje, që të shikoj edhe njëherë, por po ruaj kujtimin tënd, duke qeshur, duke ma bërë me dorë, rruga e mbarë nxënësi im, vetëm te para, puno, puno, se nuk ka pa punë dhe mos na harro. Asesi nuk do të harrojmë profesoresha jonë Sadete. Tek ti mësove, ABC-në e poezisë, tek ti mësove shumë gjëra të mira dhe padyshim, nuk dua ta fshehi, tek ti mësova, se si duhet të ecësh drejt suksesit për tu bërë gazetarë. Ti më ndihmove shumë, ti më ndihmove jashtëzakonisht shumë dhe të them, faleminderit, gjithmonë faleminderit. Kërkoje drejtësi, kërkoje bashkim, kërkoje punë, nga të gjithë, prandaj, nxënësit e tu, kanë qenë dhe janë të dalluar. Presheva ka mbetur pa rrezet e diellit, që dinte vetëm profesoresha Sadete t`ia jap nxënësve të saj.
Profesoresh, po kujtoj, në këtë interval kohe të shkurtërt, që mora këtë lajm dhe u ula të çmallem me kujtimet për ty, të flas edhe me vargun tënd dhe gjeta diçka, se ke Kërkuar kohë të qetë, ke kërkuar vazhdimisht, sepse ke qenë paqësore, dhe doje, që edhe tek vendlindja jote, tek Albania e Vogël, të ketë qetësi. U pata matur disa herë, të kemi një intervistë, edhe pse patëm patur dikur në vitin 1995 një intervistë dhe e pata botuar në disa të përditshme të asaj kohe në Shqipëri, por i thoja vetes, mirë do të bësh që ta intervistoj profesoreshën time, por ajo nuk do të flas për veten e saj, dhe ashtu ndodhi, ti dërgova pyetjet dhe nuk më dha përgjigje. Ke qenë shumë modeste dhe do të jesh e pazëvendësueshme. Po e lus zemrën, po e lus shpirtin, po e lus mallin, po e lus lotin, të pushoj, por, asnjëra tjetrën nuk po e dëgjojnë, por po shoh, se po luftojnë me njëra tjetrën. Mall, shumë mall, çdo shkronjë e kësaj kujtese, po e shtrydhe del lot, lotë kujtimi, lotë që po buron nga shpirti. E di, se më thuash profesoreshë: "Jeta kështu e ka, do të ndahemi një ditë", e di, se ma ke thënë disa herë, por, ja që shpirti nuk di të qetësohet. Profesoresha ime Sadete, do ta kemi të vështirë të pajtohemi që nuk do të kemi më fizikisht, por fjalët tua, këshillat tua, vargjet tua, do të kujtojnë dhe do të flas me to shumë shpesh, edhe ate shumë shpesh. Profesoreshë edhe shumë kam për të shkruar, edhe shumë për të kujtuar në këtë natë malli.
Nga zemra, pranoni ngushëllimet e mia, të familjes sime, i nderuar Prof.Dr.Avni Presheva, i nderuar Veprim, Shkëmb, Mendurim, e nderuara familja e gjerë Presheva, qoftë në Preshevë e kudo që jeni. Pranoni ngushëllime e mia edhe juve qytetarë të Preshevës me rrethinë, juve arsimtarë, juve drejtorë të gjimnazit, juve poetë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Ulqini, Malcia, Çamëria, Arbëria e Diaspora. Në çdo sekond të kohës, vjen malli, kujtimi, e loti, gjithnjë duke u shtuar, për profesoreshën Sadete. Qoftë kujtimi i përjetshëm për profesoreshën Sadete Presheva. Perendia e shpërbleftë me Xhehnet. Amin
Mr.sc.Dashnim Hebibi, Zvicër (Kam qenë nxënës i profesoreshës tashmë të ndjerë Sadete Presheva)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vdes poetesha Sadete PRESHEVA në moshën 62 vjecare – VIDEO
» Dashnim Hebibi:Intervistë ekskluzive me Prof.dr.Ylber Sela, profesor i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në UEJL, USHT dhe në Kosovë
» Dashnim Hebibi:Bashkëbisedim me vdekjen
» Gëzim Uruçi:SOT KATER VJETORI I NDARJES NGA JETA I TITANIT TE MUZIKOLOGJISE SHQIPTARE dhe HISTORISE SE SAJ, TE PA HARRUARIT Prof. RAMADAN SOKOLIT.
» Dashnim Hebibi:Diellza Shatri: «Jam pjesë e PDC-së për shkak të ideve dhe vlerave qytetëruese universale»

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi