Dhjetëra ushtarë të plagosur nga terroristët serbë

(I plotësuar) - Zyrtarët e KFOR-it në Kosovë, thanë se dhjetëra pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s janë plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në veri. Në një komunikatë për shtypin, të lëshuar në orët e vona të mbrëmjes, thuhet se protestuesit nuk mund të cilësohen aspak si demonstrues paqësorë, por si të dhunshëm dhe kriminalë. Në komunikatë thuhet se KFOR-i ka përdorur vetëm gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji, por, tërhiqet vërejtja se në situata kërcënuese për jetën sikurse kjo, ushtarët e KFOR-it do të përgjigjen me te gjitha mjetet proporcionale.
Dhuna në veri shpërtheu dje në mëngjes pas një operacioni të forcave të NATO-s për mënjanimin e një barrikade në afërsi të Zubin Potokut, një komunë me shumicë serbe në veri, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Prishtinës. Paqeruajtësit përdorën makineri të rënda për të larguar kamionët dhe autobusët që ishin përdorur nga serbët për të bllokuar rrugën që çon në njërin nga vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një zëdhënës i KFOR-it tha se një ushtar është qëlluar me armë zjarri në krah ndërsa një tjetër në këmbë, ndërsa mbi trupat e NATO-s janë hedhur edhe shishe me benzinë.
Përfaqësuesit e serbëve në veri thanë se dhjetëra protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë përplasjeve, po asnjëri nuk është në rrezik. Ata akuzuan KFOR-in për siç u shprehën ata, veprime të njëanshme. Por, zyrtarë të KFOR-it thanë se operacioni për mënjanimin e barrikadës është në kuadër të mandatit të tyre për vendosjen e lirisë së lëvizjes.
Dhuna u dënua gjerësisht nga autoritetet vendase e ndërkombëtare në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nëpërmjet një komunikate ka theksuar se barrikadat janë të vendosura nga strukturat kriminale dhe nga grupet politike radikale të qytetarëve serbë të Kosovës, të nxitur nga qarqet e caktuara të Republikës së Serbisë. Duke bërë thirrje për vënien para drejtësisë të atyre që sulmuan ushtarët e KFOR-it, presidentja Jahjaga, thekson se akte të tilla të shëmtuara kundër misionit paqeruajtës, si akte dhune kundër paqes dhe qëndrueshmërisë, duhet të ndërpriten, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të Serbisë të tërhiqen nga përfshirja dhe përkrahja e strukturave kriminale në tri komunat e veriut të Kosovës.
Qytetarëve të veriut ajo u ka bërë thirrje që të heqin dorë nga barrikadat dhe të angazhohen për pjesëmarrje në institucione dhe në qeverisje duke pasur një autonomi të gjerë të kompetencave, të lirive dhe të drejtave dhe të vendimmarrjes, të garantuara me planin e Martti Ahtisaarit, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka theksuar se veprimet në veri janë pasqyrim i politikës ndërhyrëse serbe që është kërcënim i drejtëpërdrejtë i tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, vlerëson se ngjarjet e djeshme janë sulm kundër sundimit të ligjit, rendit dhe lëvizjes së lire.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka kërkuar siç thuhet ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit ndërmjet pjesëtarëve të KFOR-it dhe qytetarëve serbë. Në një komunikatë për shtypin thuhet se KFOR-i dhe EULEX-i me aktet ndërkombëtare, janë të detyruar që me veprimet e tyre të ndihmojë qetësimin e situatës. Ndërkaq, sipas tij, udhëheqësit politikë të serbëve duhet t’i pengojnë ekstremistët, që e vënë në pikëpyetje sigurinë personale të bashkëqytetarëve dhe të dërguarve ndërkombëtarë në Kosovë.
Prej katër muajsh, serbët kanë bllokuar rrugët kryesore në veriun e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë zonë.
Dhuna më e re shpërtheu në prag të raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që të mërkurën pritet të vazhdojnë në Bruksel. Këto bisedime ku pritet të diskutohet edhe çështja e vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri, zhvillohen në prag të 9 dhjetorit kur pritet vendimi lidhur me propozimin që Serbisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, kjo është thënë se do të varet nga përmirësimi i marrëdhënieve të saj me Kosovën, që nënkupton në radhë të parë ç’tendosjen e situatës në veriun e Kosovës.
* * * * * * *
Dy pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të NATO-s janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në veriun e Kosovës, gjatë një përleshjeje me protestuesit serbë.
Zyrtarët e NATO-s thanë se kanë përdorur plumbat e gomës, gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit serbë që po kundërshtonin një operacion të ndërmarrë sot në mëngjes për largimin e një barrikade në afërsi të Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe në veri. Paqeruajtësit përdorën makineri të rënda për të larguar kamionët dhe autobusët e përdorur nga serbët për të bllokuar rrugën që çon në njërin nga vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një zëdhënës i KFOR-it tha se gjatë operacionet një ushtar është qëlluar me armë zjarri në krah ndërsa një tjetër në këmbë.
Përfaqësuesit e serbëve në veri thanë se dhjetëra protestues kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar gjatë përplasjeve të sotme, po asnjëri nuk është në rrezik. Ata akuzuan KFOR-in për si thuhet veprime të njëanshme. Por, zyrtarë të KFOR-it thanë se operacioni për mënjanimin e barrikadës është në kuadër të mandatit të tyre për vendosjen e lirisë së lëvizjes.
Tash e katër muaj, serbët kanë bllokuar rrugët kryesore në veriun e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë zonë.
Javën e kaluar, 21 pjesëtarë të KFOR-it pësuan plagë gjatë një operacioni për mënjanimin e një barrikade.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
» Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
» Policia shkapërderdhë bandën serbe, plagosen dhjetëra policë (Foto)
» Tre serbë të plagosur në Mitrovicë
» Tensione në veri, një ushtar i KFOR-it dhe tre serbë të plagosur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi