Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shko poshtë

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Empty Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 17, 2010 8:34 pm

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Shqipëri: Autobusi bie në greminë, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur Lumi-nga-larte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri, rreth orës 17:00 në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku autobusi me targa PU 1330 ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 400-500 metra në një greminë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 7 persona të vdekur mes të cilëve edhe fëmijë, dhe mbi dhjetëra të plagosur. Mirëpo, nuk dihet ende numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.
Sipas BalkanWeb, autobusi i drejtuar nga shtetasi Zef Marku, ishte nisur nga Tirana drejt Fushë- Arrëzit dhe ka rënë në lumin Fan i Madh në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit.
Të gjitha autoambulancat e Rrëshenit janë angazhuar për të transportuar të plagosurit në spital, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion mjete për transportimin drejt Tiranës të atyre që paraqiten në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë angazhuar edhe automjete civile për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Rrëshenit dhe Pukës.
Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë të ditur se banorët e fshatit dhe autoritetet janë vënë në lëvizje për të nxjerrë të plagosurit nga gremina ndërsa sipas dëshmive në News24 numri i viktimave pritet të rritet. Pasagjerët kanë dalë nga dritaret gjatë momentit të rënies, ndërsa numri i personave që udhëtonin në autobus nuk bëhet ende i ditur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Ndërkohë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha është ngritur një shtab emergjence për ngjarjen e rëndë. Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka dhe forca të shumta të RENEA-s kanë udhëtuar drejt komunës Gjegjan.
Në një komunikim në News24, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka konfirmuar 7 viktima ndërsa dëshmitarët flasin për më tepër se 10 persona të vdekur.
“Numri i konfirmuar i viktimave është 7, ndërkohë që do të presim konfirmimet sapo të na vijnë informacionet e ardhura nga terreni. I gjithë potenciali mjekësor ndodhet në terren. Helikopterët janë vënë në dispizicion për të transportuar të plagosurit drejt Tiranës” bëri të ditur Vasili ndërsa tha se është nisur personalisht drejt qytetit të Pukës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi