Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jashari: S’jam kandidat i LDK-së e AAK-së

Shko poshtë

Jashari: S’jam kandidat i LDK-së e AAK-së Empty Jashari: S’jam kandidat i LDK-së e AAK-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 05, 2011 12:48 am

Jashari: S’jam kandidat i LDK-së e AAK-së


Jashari: S’jam kandidat i LDK-së e AAK-së Muratjashari-4

Përkrhaje
Jashari, mendohet së do të marrë përkrahjen edhe nga pjesa tjetër opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, madje edhe nga një pjesë e madhe e PDK-së, që tani përfaqësohet nga"fraksioni" i kryeparlamentarit Krasniqi e deputetit Limaj.



Ndonëse gjatë gjithë ditës në media ka qarkulluar lajmi se Murat Jashari do të jetë kandidati për president i LDK-së dhe AAK-së, vet Jashari e ka mohuar një gjë të tillë. Murat Jashari i kontaktuar përmes telefonit nga gazeta "Bota Sot", ka thënë se nga askush nuk është kontaktuar dhe nuk e di nga ka rrjedh ky lajm. Jashari ka mohuar se ka diçka të vërtetë nga ajo çfarë është shkruar në media. Megjithatë ai ka thënë se po e shqyrton mundësinë e kandidimit, por se ende nuk ka vendosur se a do të kandidojë apo jo dhe se a do të jetë kandidat për president i ndonjë subjekti politik. "Kam kërkesa të miqve, dashamirëve, unë jam duke e shqyrtuar këtë opsion, por ende nuk kanë përfunduar ndryshimet e ligjit zgjedhor për presidentin, dhe nuk e di cili do të jetë roli dhe kompetencat e presidentit. Posa të mbarojnë këto ndryshime mund të dal me një mendim të prerë", ka thënë Murat Jashari për Bota sot.. Ndërsa sipas medieve motivi për ta mundur Hashim Thaçin në zgjedhjet presidenciale duket se ka shtyrë dy parti opozitare që të dalin me një kandidat të përbashkët për postin e presidentit.
LDK dhe AAK tashmë kanë filluar bisedimet. Madje ata kanë gjetur edhe kandidatin ideal që do të ishte i pranueshëm për të dy partitë, do të shuante rivalitetin e brendshëm dhe do të përçante edhe më tutje partinë në pushtet - PDK. Interlokutorët e të dy kampeve politike thonë se kanë gjetur emëruesin e përbashkët të këtyre negociatave: Murat Jashari është kandidati magjik i targetuar nga LDK e AAK, e i cili besojnë se do të marrë edhe mbështetjen e partive tjera opozitare.


>> Jashari, kandidat i LDK-së dhe AAK-së për president? >> Komente (112)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi