Pacolli kandidat për të qeverisur me Prishtinën?

Idriz Morina
Intervista e plotë me z. Behgjet Pacollin
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se gjatë këtij viti Kosova do të mund të arrijë vetëm me ndihmën e tij edhe 20 njohje, por ai është i pakënaqur me kaq njohje, pasi do të mund të kishte bërë shumë më shumë po ta kishin përkrahur institucionet e Kosovës. Ai nuk e përjashton mundësinë që të qeverisë me Prishtinën, edhe pse ende se ka marrë një vendim të tillë. Pacolli nuk është i gatshëm të shprehet se me cilat parti do të hynte në koalicion, por ai thotë se edhe për koalicionin e shprehur për kandidaturën e LDD-së në Prizren, vendimin do ta marrë kryesia e partisë. Por, ai është i hapur për të hyrë në koalicione me partitë tjera, por me kusht që kandidaturat të jenë më të mirat të mundshme.
Xhelozi
Unë kam kontakte jashtëzakonisht të mira, dhe këto kontakte janë me kryetarë të shteteve, me kryeministra dhe me mbretër të shteteve, por këta nuk janë duke i shfrytëzuar. Është çudi e madhe që në mes të kosovarëve, në këtë rast meje dhe institucioneve është krijuar një xhelozi e pa parë.
Ligësi
Është e pakuptueshme që për hir të dikujt, të mos vijnë njohje. Kam fakte që dikush në Salvador ka shkruar se Pacolli nuk është njeri që mund të bisedoj për njohjet. Dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e ligë dhe ligësi, qoftë e atij që e ka shkruar këtë letër atje, mirëpo për fat të mirë të njerëzve konstruktiv nuk është marrë kjo letër parasysh.
Kryetari i AKR-së dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli, ndihet i anashkaluar dhe thuaja i fyer nga institucionet në angazhimin e tij për lobim, qoftë kur ato nuk i japin as përkrahje formale apo edhe më shumë, kur as nuk duan t’i japin përgjigje kërkesave që ai ua ka drejtuar me shkrim.
Por, as sjellja si njerkë ndaj z. Pacolli, nuk e thyen atë. Ai ka vendosur t’i shkojë gjer në fund asaj që i beson ai, misionit kombëtar. “Vendi duhet ndihmuar dhe dashur edhe atëherë kur të tjerët ju nxisin të mos e duani!”
Pa u deklaruar se për sa njohje të arritura deri më tash kontributi i tij ka qenë vendimtar, ai thotë se deri në fund të vitit, vendit do t’ia sjellë rreth 20 njohje të reja. Por, deri në fund të vitit vendi sigurisht se do t’i kishte arritur 130 njohje, sikur që nga fillimi e edhe tani të përkrahej z. Pacolli, kusht ky numerik për t’u bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Për këtë mossukses ai i bën përgjegjës pa përjashtim udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
Z.Pacolli në takim me mbretin Abdulla të Jordanisë, gjatë lobimit për njohjen e Kosovës
Do të njihemi nga R. Dominikane dhe Salvadori
Bota sot: Ju z. Pacolli po vazhdoni të loboni për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në cilën zonë të globit jeni të përqendruar aktualisht?
Pacolli: Tani për tani jemi të koncentruar në dy kontinente, në atë të Amerikës Jugore, por edhe në atë qendrore. Në rend të parë jemi duke punuar në Amerikën Qendrore, edhe në shtetet e zonës Karaibike. Duke parë rezultatin e deri tanishëm se çka është bërë, besoj shumë se deri në fund të nëntorit ne do të kemi njohjen e shteteve Karaibike. Për këtë unë e kam informuar edhe presidentin, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Unë prej tyre ende nuk kamë marrë asnjë informatë, por kjo nuk më pengon që unë më tutje të punoj dhe të besoj se ky mision me 16 shtetet karaibike do të përfundojë me njohje.
Në kontinentin tjetër ku jam i angazhuar është Afrika e Jugut, Le Soto, Mauriciusi etj. dhe shtete të Afrikës Perëndimore, në këtë rast unë kam planifikuar një vizitë në shtetet e Afrikë Perëndimore, që do të jetë prej datës 19 deri më 25 të këtij muaji, dhe unë besoj se aty është duke shkuar puna mirë dhe rezultatet do të jenë evidente. Unë jam edhe ambasador nderi i disa shteteve të kësaj ane, nuk do t’i përmendi tani se cilat janë këto vende për shkak të diskretit, që ka nevojë të mbahet tani në këtë moment. Ky është koncentrimi im se tani çka jam duke bërë, por shumë shpejtë do bëhen edhe dy njohj të paralajmëruara nga Republika Domenikane dhe Salvadori. Salvadori ende nuk ka formuar institucionet e veta, dhe me formimin e tyre do të thotë që Kosova do të jetë në agjendën e tyre, për arsye se ata kanë premtuar disa herë. Ndërsa nga R. Domenikane edhe dje në një telefonatë, Demonika i ka kryer formalitetet dhe vetëm pritet të dërgohet nota verbale.
Janë disa shtete të vogla në Arqipelag ku jam duke punuar dhe besoj se njohja nga Fixhi do të pasojë jashtëzakonisht shpejtë. Unë pres që çdo orë mund të jetë e mbarë për neve kështu që deri në fund të ditës do t’iu dërgoj një surprizë.
Bota sot: Të martën u dha lajmi për njohje e pavarësisë së Kosovës nga mbretëria e Jordanisë. Sa keni kontribuar ju në këtë njohje?
Pacolli: Ne jemi takuar para dy muajve me një grup parlamentar të Jordanisë, i cili ishte me ftesë të grupit tonë parlamentar, dhe kemi pasur premtime se do ta njohin Kosovën. Ne ua kemi dërguar edhe një letër nga AKR-ja, partnerëve tanë në Parlamentin e Jordanisë. Ne e dimë se letra është miratuar në Parlament dhe ka shkuar përpara. Ndërsa, unë jam takuar edhe me mbretin e Jordanisë në Uashington me 24 prill, dhe kemi pasur një bisedë shumë të gjatë dhe konstruktive dhe kemi diskutuar për dy probleme me të, për problemet ekonomike, dhe se grupi im është tani duke punuar në këtë shtet, kështu që marrëdhëniet ekonomike nga grupi im privat në këtë shtet janë në vazhdim e sipër. Tema tjetër ka qenë e koncentruar në marrjen e njohjes së Jordanisë. Kështu nëse erdhi kjo njohje tani, mbreti i Jordanisë do të thotë se e ka mbajtur fjalën në takimin se shumë shpejtë do ta njohin Kosovën. Takimi me mbretin e Jordanisë ka qenë takim darke, edhe jemi takuar në konferencë së bashku, dhe unë e kam ditur se Jordania do ta njoh Kosovën, informatën unë e kam marrë dje (e martë) edhe praktikisht.
Një xhelozi e pa parë
Bota sot: Me çfarë vështirësish po ballafaqohet vendi në procesin e njohjeve?
Pacolli: Është shumë për tu çuditur me institucionet e Kosovës. Jam duke u çuditur me një, se Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta dijë gjithmonë dhe ta ketë të qartë se nuk jam duke bërë asgjë që nesër unë të jem ministër i Jashtëm i Kosovës, mua nuk më intereson ai post. E dyta jam duke u çuditur se tani nuk janë të vetëdijshëm që të shfrytëzojnë bagazhin tim, të cilin unë e posedoj sot. Unë kam kontakte jashtëzakonisht të mira, dhe këto kontakte janë me kryetarë të shteteve, me kryeministra dhe me mbretër të shteteve, por këta nuk janë duke i shfrytëzuar. Është çudi e madhe që në mes të kosovarëve, në këtë rast meje dhe institucioneve është krijuar një xhelozi e pa parë. Është e pakuptueshme që për hir të dikujt, të mos vijnë njohje. Kam fakte që dikush në Salvador ka shkruar se Pacolli nuk është njeri që mund të bisedoj për njohjet. Dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e ligë dhe ligësi, qoftë e atij që e ka shkruar këtë letër atje, mirëpo për fat të mirë të njerëzve konstruktiv nuk është marrë kjo letër parasysh. Prandaj apeloj institucionet e Kovës që të bashkëpunojnë me njerëzit të cilët kanë bagazh të njohjeve, që kanë bagazh të relacioneve të mira me shtete të ndryshme, dhe të jenë unik kur të veprojnë në Republikën e Kosovës dhe në qeverinë tonë. Unë do të kisha dhënë çdo ndihmë në dispozicion, edhe aeroplanin edhe do t’ia mundësoja atyre që me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë. Le të kërkojë ndihmë dhe unë ia bëjë të mundur, që ai të udhëtoj dhe të sjellë njohje. Ne deri në fund të vitit duhet të arrijmë të kemi deri në më shumë se 30 njohje, kjo është evidente, por me xhelozi nuk arrihet, kjo arrihet me punë dhe asgjë tjetër.
Unë do të isha mbështetur pak nga institucionet e Kosovës, ju garantoj se numrin e 130 shteteve do ta sjellja, por unë jam i penguar së pari unë nuk jam kontaktuar asnjëherë nga institucionet tona edhe pse ju kam shkruar disa herë, vet presidentit i kam shkruar, kryeministri, dhe ministrit të jashtëm dhe ato letra kanë mbetur pa përgjigje, që është një dobësi shuam e madhe e institucioneve tona, edhe sikur të kisha pasur vetëm një ndihëm shuam të vogël nga to, jo me para jo me logjistikë, se logjistikën dhe paratë i krijoj vet, por vetëm një mbështetje humane të tyre institucionale, un do të arrija ti bie 13 njohje, por të kishe qen krejt në përgjegjësinë time, dhe në detyrimet e mia 130 shtete moti i kishe pru.
Bota sot: Edhe sa njohje besoni se mund t’i arrijë Kosova brenda këtij viti me ndihmën tuaj?
Pacolli: Duke parë faktet se prej dikujt luftohet puna ime, edhe kritikohet atje me të madhe prej institucioneve në Prishtinë, unë nga ana ime brenda rrethit tim do të sjell edhe 20 njohje vet.
Bota sot: Pse po mendoni se po ndodh e gjithë kjo situatë, gjithë këto pengesa ndaj jush?
Pacolli: Është problem i tyre, por secili do ta gjej në Kosovë, edhe ata që mendojnë se nuk është shërbimi im, unë preferoj për ndonjë post, por ata mos të frikësohen se unë nuk jam i preferuar për ndonjë post të tyre, por jam i interesuar që Kosova të ketë njohje. Është shumë me rëndësi që Kosova të njihet internacionalist, që shtetësia e Kosovës të mos jetë në dyshim, asnjëherë prej askujt.
Bota sot: Në këtë kontest po vlerësoni se nga institucionet e Kosovës nuk është duke u vlerësuar angazhimi i juaj për njohje, lobimi?
Pacolli: Nuk pretendoj vlerësime nga ana e tyre, por unë pretendoj vetëm se një mbështetje institucionale edhe meqë ata duan, munden lirisht ta bëjnë këtë, mirëpo nuk ka asnjë mënyrë publike, kurrfarë mbështetje prej institucioneve të Kosovës, e sidomos ministrisë së Punëve të Jashtme ju e dini mirë që ata bile kanë pasur fytyrë që të më quajnë edhe postier, një gjë që është shumë primitive për një institucion diplomatik.
Bota Sot: Nga cilat vende mund të presim aktualisht njohje, nga vendet ameriko-latine, vendet islamike, apo nga ndonjë rajon tjetër?
Pacolli: Unë do të them tash se shumë shpejtë në shkallën e parë të njohjeve, duhet të kemi prej dy vendeve të Afrikës Juglindore, duke hyrë aty edhe ujdhesat, po edhe disa shtete të Afrikës Perëndimore. Shumë shpejtë mund të jenë dy shtete të Amerikës Qendrore, këto janë ato në rend të parë për njohje, ndërsa Kuvajti duhet t’i pasoj. Besoj se Kuvajti do të bëjë një hap konstruktiv, dhe koncentrimi im më i madh do të jetë që deri në fund të vitit të kemi njohjen e vendeve karaibike.
Bota sot: Z. Pacolli, Kosova tashmë po i ofrohet edhe zgjedhjeve lokale, partia juaj ende nuk i ka zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përveç një kandidati në Prizren të përkrahur nga ju, i caktuar nga LDD-ja, një kandidat i përbashkët?
Pacolli: Në Prizren është një dëshirë e partnerit tanë të pozitës, por ende nuk është miratuar nga kryesia e AKR-së dhe si do të shkohet më tutje, edhe pse nuk kisha pasur kundër me mbështetje, një kandidatë valid, një kandidatë që do t’i sjellë Prizrenit një ardhmëri më të mirë. Kandidatët tanë ne ende nuk i kemi publikuar, por kjo nuk do të thotë që nuk jemi përcaktuar. Shumë shpejtë ne do të kemi një paraqitje para publikut për kandidatët për kryetarë të komunave.
Bota sot: A do të mund të ketë koalicione?
Pacolli: Ne jemi duke shkuar me një punë shumë konstruktive duke i mbështetë edhe partitë... nëse e shohim se është një kandidat i mirë, sigurisht AKR-ja si ka luajtur gjithmonë një rol shumë konstruktiv me skenën politike kosovare, nuk do ta mbështeste për shkak të një partie ose një partie tjetër, por do ta mbështeste si kandidat. Dhe meqë besojmë se AKR-ja do ta ketë kandidatin më të mire se sa ata që kanë, atëherë do të kërkojmë prej këtyre partnerëve që ta mbështesin kandidatin tonë.
Bota sot: Me cilat parti mendoni se mund të keni kandidat të përbashkët?
Pacolli: Ne nuk do të bëjmë kurrfarë dallimi, a është kandidat i PDK-së apo nëse është i LDK-së, apo i ndonjë partie tjetër, është me rëndësi kandidati konstruktiv dhe atë ne do ta mbështesim se e dimë se me këtë i kontribuojmë jo një partia po i kontribuojmë qytetarit të Kosovës.
Bota sot: Është përmendur edhe emri juaj si kandidati mundshëm për kreun e Prishtinës, do të hyni vërtetë në këtë garë të madhe?
Pacolli: Tani për tani nuk kisha për të spekuluar ende me këtë, por shumë shpejtë do të jeni të informuar, por çdo gjë është e mundur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Faton Ismajli:ISA PËRSËRI KANDIDAT PËR PRISHTINËN
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Pacolli kandidat për Çmimin Nobel për Paqe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi