Japonia do të vazhdojë ta ndihmojë ekonominë e Kosovës
Japonia do të vazhdojë ta ndihmojë ekonominë e Kosovës
Japonia do të vazhdojë ta ndihmojë ekonominë e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Japoni, është pritur në një takim miqësor nga Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Koichiro Gemba
Ministri Hoxhaj, ka falënderuar homologun japonez për mbështetjen e gjithanshme që Japonia ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën.
Ministri Hoxhaj bëri të ditur se gjatë takimit shumë të frytshëm me Ministrin Gemba, biseda është fokusuar në dy çështje kryesore.
“Kemi biseduar për përparimin e madh që është bërë gjatë këtij viti për shtimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, unë kam kërkuar nga Ministri Gemba që Japonia të shtrijë ndikimin e saj të disa ishuj, në mënyrë që edhe ato ta njohin sa më shpejt pavarësinë e Kosovës. Unë po ashtu kam marr mbështetje nga Japonia për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Hoxhaj, duke falënderuar Ministrin Koichiro Gemba për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ministri Hoxhaj, tha se çështja e dytë për të cilën është biseduar gjatë takimit, ka qenë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve. “Japonia ka mbështetur Kosovën në periudhat me kruciale. Kemi biseduar se si mund ta thellojmë bashkëpunimin ekonomik duke pas parasysh se Japonia është fuqia e tretë ekonomike në botë. Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë Marrëveshjen e
Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP), e cila do të ndihmojë në lehtësimin e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Po ashtu, u morëm vësh që në vitin tjetër të organizohet një forum ekonomik në nivel të kryeministrave, ku do të paraqiten projekte konkrete të investimeve japoneze në Kosovë”, tha Ministri Hoxhaj, duke shtuar se mes dy vendeve do të thellohet bashkëpunimi edhe në fushën e Arsimit, Shëndetësisë dhe Ambientit.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Koichiro Gemba, ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë të ndihmojë Republikën e Kosovës sa i përket anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Gemba po ashtu ka shprehur përkrahje të plotë për idenë e Ministrit Hoxhaj për të organizuar një forum ekonomik mes dy shteteve si dhe ka shprehur interesimin e autoriteteve japoneze që të ndihmojnë Kosovën në ngritjen e kapaciteteve në shumë fusha, përfshirë edhe avancimin në aspektet ambientale.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë ditës, ka zhvilluar një drekë pune edhe me Zëvendësministrin Parlamentar për Politikë të Jashtme. Gjatë takimit është folur për projekte konkrete në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, shëndetësisë, ambientit dhe kulturës.
Më pas, Ministri Hoxhaj iu ka përgjigjur interesimit të rreth 32 gazetarëve të medieve të ndryshme të Japonisë. Duke folur për procesin e njohjeve, Hoxhaj ka theksuar se politika e jashtme e Kosovës, asnjëherë nuk ka qenë më dinamike dhe më e përkushtuar për të sjellë sa më shumë njohje ndërkombëtare.
Ministri Hoxhaj ka takuar edhe një grup të madh të deputetëve të Parlamentit japonez, ku është folur për mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy parlamenteve, me qëllim të intensifikimit të raporteve në të gjitha nivelet institucionale mes dy shteteve.
Ministri Hoxhaj, vizitën e tij në Japoni do ta vazhdojë edhe nesër, ku pritet të takojë shumë personalitete të jetës politike dhe publike, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Institutin Japonez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pacolli: NATO do të ndihmojë Forcat e Sigurisë së Kosovës
» Viti 2009 një vit i vështirë për ekonominë
» LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura
» Turqia do t'i ndihmojë shqiptarët ta krijojnë një shtet të madh Shqiptar
» Ambasadori DEHINDEN : Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën edhe pas pavarësisë
» Viti 2009 një vit i vështirë për ekonominë
» LISBA: Qeveri ndihmoje Sirinë të çlirohet nga diktatura
» Turqia do t'i ndihmojë shqiptarët ta krijojnë një shtet të madh Shqiptar
» Ambasadori DEHINDEN : Zvicra vazhdon të ndihmojë Kosovën edhe pas pavarësisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi