Maxhun Smajli:Falë me 28 Nëntorit ne si popull, i kemi shpëtuar zhdukjes e asimilimit
Faqja 1 e 1

Falë 28 Nëntorit ne si popull, i kemi shpëtuar zhdukjes e asimilimit
Nga Maxhun SMAJLI
Në Baden u kremtua Nëntori - dita e Flamurit kombëtar dhe e Pavarësisë së Shqipërisë
Të ardhur nga një vend me mbi katermijë e pesqind vjet histori, qindra bashkatdhetar që punojnë dhe jetojnë në Baden dhe vendbanime tjera përreth, kishin ardhur për të festuar 28 Nëntorin; Dita e Flamurit kombëtar dhe 99-të vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte organizuar nga Këshilli organizativ i Sh.K.A. “17 Shkurti” të Badenit. Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës në Austri, ztr. Dr. Sabri Kiqmari dhe ztr. Anton Marku këshilltar, pretendenti për kryetar të ardhshëm të Kosovës, ztr. Seremb Gjergji, i derguari i kryetarit të Badenit, ztr. Ferdinand Tyrtscher dhe znj. Dr. Helga Krismer- nënkryetare, përfaqësuesi i komunitetit turk ATIB, ztr. Mr. Halit Bulut, koreografi i grupit boshnjak dhe turk, me prejardhje shqiptare, ztr. Ismet Mehmetovik, kryetari i të rinjëve të OVP-së dhe deputet i qytetit të Badenit, njëherësh gazetar dhe fotograf, ztr. Peter Ramberger, gazetari dhe reporteri i luftës së fundit të Kosovës me Serbinë, ztr. Maxhun Smajli, si dhe përfaqësues të partive shqiptare që veprojnë në Baden me rrethinë.
Pas intonimit të Hymnit të Flamurit nga kori i nxënësve, anëtar të Sh.K.A. “17shkurti”, Kaltrina Durmishi, pasi përshendeti dhe uroj të pranishmit, bëri një vështrim kronologjik për rëndesinë e shumëfishtë të 28 Nëntorit, si datë e veqantë historike për popullin shqiptar.
Ndërsa, ztr. Tahir Turkaj, kryetar i Sh.K.A. “ 17 shkurti”, në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “ Sot, jemi tubuar këtu, për të shënuar këtë ditë të madhe historike, për çka më parë është dashur sakrifica. Sa më shpesh kthehemi të e kaluara, aq më shpejtë shkojmë përpara. E fshehta e përkujtimit të së kaluarës, forca e saj qëndron në lidhjen e saj me jetën e njerëzve dhe fatet e kombit. Kështu, në saj të ngjarjëve që ndodhën me 28 Nëntor, ne si popull, i kemi shpetuar zhdukjës dhe asimilimit. Pra, zhdukjës së ekzistimit tonë si komb.....”. Të pranishmit u përshendetën edhe nga ztr. Dr. Sabri Kiqmari, ztr. Seremb Gjergji, ztr. Maxhun Smajli, znj. Dr. Helga Krismer etj..
Ajo që më bëri përshtypje këtë mbrëmje është edhe numri i madh i të rinjëve shqiptarë që kanë përfunduar suksesshëm studimet, si dhe shumë të tjerë që studiojnë. Ndër të rinjtë shqiptarë që kanë përfunduar studimet janë Kaltrina Durmishi, shkencat politike dhe tani vazhdon ato ekonomike, si dhe Semelit Tafallari për muzikë klasike dhe tani vazhdon për gjeografi.... Ndërsa, Berat Tafallari, Mark Marku, Artan Imeraj dhe Valon Imeraj vazhdojnë studimet në drejtime të ndryshme.
Sh.K.A. “ 17 shkurti “ po lartëson vlerat shqiptare
Madheshtinë kësaj mbrëmje festive ia shtuan anëtarët e Sh.K.A. “ 17 shkurti”, të cilët duke lartësuar vlerat e kulturës shqiptare, janë bërë gurrë e normave morale që po ndikojn në ruajtjen e krenarisë sonë si komb. Ata, duke shkrirë talentet e tyre po lartësojnë vlerat shqiptare.
Kjo shoqëri i bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve; Kosovë, Shqipëri, Iliridë, Kosovë Lindore dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Bashkërishtë po pasqyrojnë traditën. Duke e kuptuar qellimin e shpirtit të mergimtarit, nevojën e tyre shpirtërore, po harmonizojnë bukurinë morale me bukurinë fizike.
Tue u gjet përpara këngëtarëve të kësaj Shoqërie kulturore e artistike, t’ue ndie zërin e tyre, që bëhej më i plotë, t’ui pa sytë e tyre ka vinin e shkelqenin, t’ui permend Shqipërinë e Kosovën, unë gjithë përmallue, nuk mujta me u ndalue, pa leshue dy pika loti.
Si shqiponjat kur lazdrohen në ajër, fluturonin të rinjtë dhe të rejat e kësaj shoqërie kulturore e artistike. E unë, si në përralla magjike lundroja në horizontin e pafund. Ata, ato, duke vallëzuar valle nga trevat e ndryshme të Atdheut, që ishin përgaditur aq bukur nga koreografet Diellza Turkaj dhe Semelit Tafallari ngritnin pesh shpirtërat e të pranishmëve.
Ai ose ajo që e nderon flamurin kur është i vogël, do t’i dalë zot kur të rritët. Agnesa Hasi, një valltare mahnitëse, shqiponjë e vertetë. Zemra e saj e vogel ndizej kur luante vallën tropojane. Edhe shpirti i saj tetë vjeqar lartësohej para emrit të bukur të Atdheut. Është kjo mbesa Shaqir Hasit, kryetarit të SHKA “Drenica” në Drenas. Agnesa shkon në klasën e parë, tek mesuesja Daniela Schwarz në Gloggenitz. Ky fëmijë i mrekullueshëm, e që premton shumë, vijon edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe tek mesuesja Majlinda Vezaj.
Më pas, për disa minuta, salla u pushtua nga zëri kushtrimtar i Diellza Turkajt, derisa recitonte vargje nga “Lahuta e Malëcisë” e Gjergj Fishtës. Herë-herë në sallë e thenin heshtjën dënesjët e të pranishmëve kur thërriste për burrëri e trimëri, për mbrojte të Nderit e Atdheut. T’ui ndëgjue këto vargje që aq bukur i recitonte, në kokën time sillej pyetja, se: - cili shqiptar ose shqiptare hamendet të jap jetën për të mirën e Atdheut ?
Këtë mbrëmje festive pati edhe recitime të tjera të shumta, për luftetarët e lirisë dhe trimëritë e tyre, për heronjtë e Atdheut, duke bërë që të pranishmit të ndjehëshin krenar se i takonin kësaj race fisnike.
Për fund: Kam kujtime të këndshme për këta njerëz të zellshëm. Jam plot mirënjohje për këtë ditë të veçantë që përjetova. Admiroj forcën e karakterit të tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mërgimtari Maxhun Smajli, vazhdon marshin për lirinë e Kosovës
» Maxhun Smajli: Florim Zeqa i pathyeshëm në sprovat e kohës
» Florim ZEQA:Maxhun Smajli i thotë Italisë "Arrivederci"...!
» Maxhun Smajli:Libri “epoka e nderit” – një histori e shkruar në vargje
» Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi