Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës

Shko poshtë

Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës Empty Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 12, 2011 7:55 pm

Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës

Qosja: Isa i përzgjedhur i Rrahman Morinës 12_12qosja

Rexhep Qosja nuk e ka ndërmend të ndalet në konfrontimin verbal me LDK-në. Ai kësaj radhe ka plasuar një varg akuzash për LDK-në dhe kreun e saj Isa Mustafa. Në një shkrim tjetër autorial të titulluar “Dëshmitarët e gjallë”, i jep atyre një varg akuzash.

Ai flet për përgjigjet që i ka dhënë funksionarëve të LDK-së, të cilët sipas tij i kishin shkruar kohëve të fundit.

“Pas sulmit të komsomolistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që është njëkohësisht edhe nënkryetar i saj; pas sulmit të sekretarit të përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri; pas sulmit të kryetarit të LDK-së, që është njëkohësisht kryetar i Prishtinës, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe aksionar klubesh, firmash, gazetash ditore e gazetash të murit, Isa Mustafa; pas sulmit me kumtesë të Kryesisë së LDK-së; më 1 dhjetor të këtij viti 2011, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës m’u vërsul edhe me një kumtesë, ç’është e vërteta me armatim më të ndryshkur se ç’ishte armatimi i katër sulmeve të përparme. Gjithsej u bënë pesë sulme! Dhe, me këtë sot, vetëm dy përgjigje të miat”, thotë Qosja ndër tjera.

Kësaj radhe Qosja ndalet sidomos me akuza ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në lidhje me funksionet e kaluara të këtij të fundit.

“Titullari juaj kryesor i sotëm, Isa Mustafa, e jo unë, Rexhep Qosja, do të bëhet funksionar në administratën komunale të Prishtinës, do të bëhet, madje, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, që me terminologjinë e sotme do të thotë Kryeministër i Prishtinës, dhe do të bëhet i tillë për dy mandate, natyrisht si i përzgjedhur i Rrahman Morinës dhe Sllobodan Millosheviqit! Dhe ai, Isa Mustafa e jo unë, Rexhep Qosja, do të marrë pjesë në miratimin e në ekzekutimin e vendimeve me të cilat prej shtëpive të tyre do të nxirreshin dhunshëm shqiptarë e në vend të tyre do të futeshin serbë! E të tjera”, thotë Qosja.

“Titullarët tuaj, e jo unë, do ta regjistrojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd posa të formohet ajo. Titullarët e partive filiale të LDK-së, të krijuara për të luajtur lojë pluralizmi partiak jugosllav në Kosovë, e jo unë, do t’i regjistrojnë edhe ato në Beograd posa të formohen”, thotë ai në një shkrim të gjatë. /Epoka e Re/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi