Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Diktaturë, shtet policor

Shko poshtë

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Diktaturë, shtet policor Empty Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Diktaturë, shtet policor

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 17, 2011 12:32 am

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Diktaturë, shtet policor

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Diktaturë, shtet policor Isa-mustafa-16

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa shpërtheu me akuza ndaj kryeministrit Hashim Thaçi. Ai e ka quajtur diktaturë modelin e qeverisjes së Thaçit, për të cilin ka thënë se e ka instaluar shtetin policor në Kosovë.

Akuzat e kreut të LDK-së vijnë pas kritikave të Thaçit se modeli i qeverisjes së Komunës së Prishtinës është më i keqi në Evropë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së me kryetarët e degëve të kësaj partie, kreu i kryeqytetit dhe i LDK-së ka thënë se shefi i Qeverisë nuk merr erë fare dhe nuk di se si qeveriset në vendet e Evropës. Mustafa po ashtu ka adresuar kritika për veriun e vendit, duke deklaruar se Qeveria nuk ka bërë asgjë për veriun dhe krejt këtë çështje ia ka lënë në dorë KFOR-it.

Mustafa ka përmendur vitin e ardhshëm kur ka mundësi të bie Qeveria Thaçi II.

Me gjithë akuzat dhe kritikat e Mustafës ndaj pushtetit, ai ishte ulur në një tavolinë me Thaçin kur vendi kishte mbetur pa president. Ndërsa, muajin e kaluar ai është takuar në ndërtesën e qeverisë me kryeministrin, takim ky në të cilin si kanë thënë mediet, janë marrë vesh për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2013.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi