Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend Buzhala:Poezi

Shko poshtë

Prend Buzhala:Poezi Empty Prend Buzhala:Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 18, 2011 5:22 pm

Prend Buzhala:Poezi 369872_1599663696_1998523446_n

Prend Buzhala:Poezi

Shih si qeshin me ne,
Si tallen e përtallen Jeta e Vdekja.
(Mos beso),
Amshimi nuk ka nevojë për besim a mosbesim,
Thoshin urtakët e moçëm indas.
As Jeta as Vdekja nuk kanë nevojë për to:
Tek na thonë: kush jeni ju
Të besoni në ne a të mos besoni?
Kush je ti që mund t’i bësh diçka
Jetës dhe Vdekjes,
Shpirtit dhe Gjakut të Derdhur?
As jetën as Vdekjen nuk i ke ti në dorë,
As Lindjen, as Gjakun.
Ti mund të jesh vetëm ai që je:
brenda këmishës së Jetës
E Vdekjes, brenda tharmit të Gjakut
E thalbit të Shpirtit. Je një Gjuhë hutaqe
E erërave, e fantazmave
Që enden nën dhé.
Të ka mbetë të ndërtosh
e të bësh tempuj për dashurinë tënde
Me kështjella krejt të mjegullta
Me pallate të kristalta. E aty
Të jetosh, i mbërthyer në këtë planet mjegulle
Me Të Dashurën tënde,
T’i ligjëroni njëri-tjetrit, të bëni shenja kohe
E mandej prapë t’i fshini ato.
T’i shkruani të gjitha historitë
E t’i shihni si në shuplakë të dorës,
Të vizatoni shtigje të panjohura
E në fund t’ia nisni prapë nga fillimi.
Vetëm tani do ta kuptoni
Se u kanë hedhur si plaçkë e vyer
Në atë Rreth të Mbyllur në Sferën Planetare,
Si në një valixhe gjërash krejt të imta.


(Prend Buzhala: Poezi 1999-2003)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi