Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademinë e politizuan LDK-ja dhe Qosja

Shko poshtë

Akademinë e politizuan LDK-ja dhe Qosja Empty Akademinë e politizuan LDK-ja dhe Qosja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 18, 2011 10:24 pm

Akademinë e politizuan LDK-ja dhe Qosja

Akademinë e politizuan LDK-ja dhe Qosja Rame-vataj

Akademia është e Kosovës, e qytetarëve të saj dhe jo e politikanëve, akademikët duhet të punojnë si akademikë e jo si politikanë. Kështu e përkufizon deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj, institucionin më të lartë shkencor në Kosovë, Akademinë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ligjin e të cilës e ka iniciuar që ta ndryshojë dhe plotësojë. Ai ka thënë në një intervistë për Kosovapress se nisma e tij ka qenë qëllimmirë, përderisa kritikon Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Rexhep Qosjen për politizimin e ASHAK-ut.

Vataj garanton se nisma e tij nuk ka pasur kurrfarë ngjyrimi politike dhe për t’i ikur politizimit thotë se ka marrë nënshkrimet e deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare, ndërkaq për Akademinë mohon të jetë e politizuar, por thotë se këtë po e bëjnë LDK-ja dhe Qosja.

“Jo, e kanë politizuar deklaratat qoftë të LDK-së, qoftë të Qosjes. Për mua ata njerëz janë të pa parti. Përveç Sabri Hamitit, që është anëtar i Akademisë dhe është deputet i LDK-së dhe Nexhat Daci që është anëtar i një partie, i LDD-së. Për të tjerët nuk i di, as që më intereson në çfarë partie janë. Ata që janë në Akademi duhet të punojnë si akademikë, jo si politikanë dhe nuk besoj që asnjëri, unë nuk e di që dikush edhe kur t’i prezantojë rezultatet e veta do ta shkruaj që është anëtar i LDK-së”, është shprehur Vataj.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se Akademia është e Kosovës dhe askush nuk mund të pretendojë ta marrë pronësinë mbi të, mirëpo sipas tij, me veprimet që ka bërë LDK-ja kohëve të fundit, ka treguar që synon ta merr nën pronësi këtë institucion.

"Po derisa deklarohet e del në mbrojtje, ajo në njëfarë mënyre e merr dhe është gabim i madh i tyre", ka thënë ai.

Në këtë rast Vataj ka vlerësuar lart qëndrimin e deputetit të LDK-së dhe anëtarit të ASHAK-ut Sabri Hamiti, karshi debatit të ngritur rreth politizimit të Akademisë dhe nismës për ndryshimin e ligjit, duke thënë se nëse dikush do të mund të fliste në LDK, ai ka qenë Hamiti, por nuk ka folur dhe me heshtje e ka përkrahur nismën për ndryshimin e Ligjit për ASHAK-un.

“Unë asnjë prononcim negativ nuk e kam pasur prej profesor Hamitit, që është vetë anëtar i Akademisë, që e ka kundërshtuar këtë nismë. Ai është anëtar i Kryesisë, dhe jam takuar shumë herë me profesor Hamitin dhe asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë vërejtje. Atë e kanë politizuar disa të tjerë që mundohen ta marrin bajrakun që dalin shprehin disa deklarata politike që të bëhen dikushi. Profesor Sabri Hamiti ka treguar takt me të vërtetë intelektual. Ai në heshtje apo me mos reagim e ka përkrahur këtë nismë dhe unë kam respekt për të. Ai më së shumti është dashur të flasë, por asnjëherë asnjë fjalë nuk e kam dëgjuar prej tij”, ka thënë Vataj.

Ndërkaq, duke iu kundërpërgjigjur një reagimi të LDK-së, të titulluar “‘Çanta shkencore’” e Ramë Vatajt, ai ka thënë se këtë “çantë” LDK-ja mund ta shohë shumë mirë në internet.

“‘Çantën shkencore” mund ta shohin në internet. Domethënë unë nuk kam nevojë t’ua tregojë CV-në time, sepse e njohin qarqet ku vlerësohet shkenca. Unë aspak nuk jam i interesuar të ma vlerësojë një parti politike bagazhin tim shkencor”, ka thënë ai.

Vataj me këtë rast ka mohuar të ketë çfarëdo lidhje nisma e tij me deklaratat e Qosjes, duke thënë se me të nuk ka kurrfarë kontakti dhe se herën e fundit e ka takuar në vitin 2008, derisa ishte këshilltar i ministrit të Arsimit.

Sido që të jetë, deputeti Vataj nuk është zmbrapsur në nismën e tij për ndryshimin e Ligjit për ASHAK-un dhe ka marrë mbështetjen e Kryesisë së Kuvendit për ta vazhduar punën.

Përveç anëtarit nga LDK-ja në Grupin Punues, deputetes Aferdita Berisha-Shaqiri, e cila është tërhequr pas vendimit politik të LDK-së, anëtarët tjerë të këtij grupi, sipas Vatajt, vazhdojnë të punojnë dhe në fillim të vitit të ardhshëm ndryshim-plotësimet e ligjit do të jetë gati për seancën e Kuvendit në të cilën, siç thotë ai, ligji do të miratohet edhe pa votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi