Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin

Shko poshtë

Komenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin Empty Komenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 20, 2011 11:58 pm



Komenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin

Rapsodi, krijuesi e atdhetari i shquar Agim Gashi me gjithë potencialin e tij intelektual e njerëzor tërë jetën e tij nuk reshti së krijuari, kënduari e vepruari për interesat madhore të kombit shqiptar në përgjithësi e popullit shqiptar të Kosovës në veçanti. Tek ai kurrë nuk gjeti vend frika as lakmia por vetëm njerëzorja e atdhedashuria. Shkroi e këndoi për gjithë virtytet e popullit të tij por edhe gjithë figurat e ndritura e vlerat e shumta kombëtare. Me vrasjen e birit të tij Ninelit 17 vjeçar nga dora gjakatare e policisë serbe dhe diegien e shtëpisë deri në themel, ai mori një goditje të rëndë të shoqëruar pastaj edhe me goditjen e kafshatën e hidhur të mërgimit. Duke përjetuar rëndë ndëshkimin e pafajësisë nga duart gjakatare, veçmas humbjen e jetëve te të rinjve e të rejave, si personifikim të tyre në këtë këngë i këndoi Ninelit dhe Diellzës, e cila tashmë është bërë simbol i dashurisë dhe pikëllimit por edhe urë lidhëse midis shumë motrave e vëllezërve shqiptar kudo në trojet e tyre etnike por edhe gjithandej Evropës e Amerikës, të cilët pa fajin e tyre humbën jetën sapo kishin filluar ta jetonin atë. Sot Agimi jeton në kushte tejet të vështira jetësore e me një gjendje të keqësuar shëndetësore bashkë me vajzën e tij Azalenë e re.
Fatkeqësisht, institucionet dhe populli tij për të cilin ai bëri shumë, nuk u gjetën në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe kujdesit për këtë figurë tragjike të tyre.
Unë, Adem Berisha si një pikë uji në oqean e me fuqinë time materiale dhe fizike të barabartë me atë të një strince, shpirtërisht shpreh mirënjohjen time të thellë për Agimin dhe gjithë atë që ai ka bërë gjatë jetës së tij për popullin e atdheun e dashur i cili nuk di se a do t'i sigurojë atij së paku dy metra vend që një ditë të prehet aty në qetësi.

Komenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin 151092_178038362212917_100000202629693_656140_7477846_nKomenti i Adem Berishes në Youtube te kënga për Diellzen dhe Ninelin 393405_10150400321499077_644509076_8725832_1613556029_n
I dashur Baca Adem,

Të falenderoj vlla për fjalët tua të thëna nga thellsia e zemrës.Nuk di çka me të thënë në këto momente. Jam i merzitur, i tronditur dhe i sëmurë. Rrjeshtat e tu të shkruar më vinë si terapi psiqike nga një psikolog me namë.Përqafime vlla i dashur.

Të don Agim Gashi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi