Fotaq Andrea: Ekskursion në Shqipëri në vitin 1880
Faqja 1 e 1
Fotaq Andrea: Ekskursion në Shqipëri në vitin 1880
Dokumente në Mbështetje të Historisë së Kombit Shqiptar
Përgatiti: Fotaq Andrea
Ekskursion në Shqipëri në vitin 1880
Nga Max d’Orvieres
Gazeta franceze Journal des voyages, n° 142, e diel, 28 mars 1880, nën titullin “Ekskursion në Shqipëri”, boton shkrimin e korrespondentit të saj Max d’Orvières, shoqëruar nga dy gravura që pasqyrojnë hijeshinë e vashës shqiptare, të fshatit e të qytetit, me veshjen e tyre kombëtare. Shtojmë këtu edhe një tablo në vaj nga Carl Haag, 1871, që pasqyron bukur ekzotizmin e shqiptarit në veshje e pajime, në një mjedis po aq të veçantë si shkretëtira e Egjiptit në kohën e vezirit Mehmet Aliu.
Një nga viset më të çuditshme të Turqisë evropiane është pa mëdyshje Shqipëria, që ndodhet, siç e dinë të gjithë në pjesën perëndimore të asaj perandorie, e kufizuar nga Jugu nga gjiri i Artës, nga Veriu nga zonat mbi Drin, nga Lindja nga deti Jon, duke përbërë kështu një pjesë të Epirit e të Maqedonisë.
Flitet në Shqipëri një gjuhë e veçantë, që nuk dallon me asnjë nga gjuhët që përdoren tek kombet fqinje. Në lashtësi, shqiptarëve iu desh të vuanin shumë nga dyndjet barabare, por banorët e maleve të Epirit ruajtën ashtën e kombit dhe u treguan përherë të frikshëm për perandorinë e Kostandinopojës. Një nga prijësit e tyre, Skanderberg, mori në mbrojtje pavarësinë e vendit për njëzet e tre vjet me radhë dhe më në fund u detyrua të largohet nga viset e tij për të vdekur në Lissus, në territor venedikas.
Fshatrat shqiptare janë të ndara në faros [farë – fis], drejtuar nga një prijës, të cilit i binden të gjithë. Çdo shtëpi është me bedena ose me shpime frëngjish, të maskuara nga j ashtë dhe përherë të izoluara, larg distancës së qitjes të një banese tjetër.
Familjet e së njëjtës farë apo të së njëjtës shtresë të përbashkët grupohen përreth konakut të të parit të tyre me qëllim që të kenë mundësi t’i vijnë atij në ndihmë në rast nevoje.
Këto fise të ndryshme dallohen nga kostumi, të cilat, sikurse në Skoci, ndahen në klane të ndryshme, sipas kantoneve. Veçse mbajtja e fustanellës së bardhë, ashtu si tek malësorët e Skocisë, që vishen në të njëjtën mënyrë, është dukuri e përbashkët për tërë shqiptarët. Për më tepër që veshja, sjellja, zakonet e këtyre popujve iu dukën lord Bajronit krejt të ngjashme me ato të Gaelëve të Skocisë. Shqiptarët kanë përherë një shall të kuq përreth kryeve; ecin të gjithë të armatosur, dhe rëndësia e pasuria e një shqiptari mund të vlerësohen për nga numri i armëve që mbajnë mbi vete, për nga pasuria e trupit të armëve, ku larzohen argjendi, ari dhe gurët e vyer. Kreu i një fisi shfaqet përgjithësisht në këtë mënyrë: një dyfek i gjatë mbajtur me lehtësi në dorë, katër pisqolla në brez, një shpatë përgjatë kofshës, një vezme e gjerë baruti, mbajtëse fishekësh mbi sup, një jatagan dhe një pinjall i shkurtër. Mban kështu mbi vete një masë të tërë armësh që i përdor me lehtësi, dhe ndonëse i ashpër, i padisiplinuar dhe i pamësuar të luftojë në fushë ndaj trupash të rregullta, bëhet një armik i rrezikshëm në luftime mali.
Shija e tij për zbukurime nuk është më pak e kushtueshme nga shija që ka për armët. Gozhupi i tij zakonisht është i qëndisur në ar; kallçinat që i shkojnë nga gjuri te syri i këmbës dhe krejt pajimet e trupit janë të bëra me fije metali e fijeza ari. Përgjithësisht, shqiptari është më eleganti i tërë subjekteve të Portës së Lartë.
Nga ana tjetër, seksi i bukur i kombit shqiptar është po aq lozonjar sa dhe pjesa mashkullore efarosit. Gratë kanë trup të bukur dhe tiparet e tyre janë ato që na shfaqin statujat e Praksitelës dhe Fidias: domethënë hundë të drejtë, po aq sa ballë i lartë, sy të hapur në formë bajameje, veshë, duar e shputat e këmbës gjithë finesë. Thjesht duke i parë dhe kuptohet se këta malësorë janë pjesë e një race të jashtëzakontë.
Kostumi i zonjave ka po atë shkëlqim që shfaq kostumi i fisnikëve dhe zotërve të tyre. Veshjet prej mëndafshi e leshi përzier janë krejt të qëndisura me fije ari nga më finet dhe me formë nga më të veçantat, me një pasuri fenomenale. Gjerdanë selenesh të argjenda zbukurojnë ballin dhe gushën e tyre dhe mund t’i merrje fare mirë për shenjtore apo statuja altarësh.
Po u dhurojmë syve të lexuesve tanë dy gravura tepër të sakta të cilat, më shumë nga përshkrimi që bëmë, shfaqin një model të këtyre kostumeve orientale, shumë më tepër të çuditshëm e shumë më tepër elegantë nga kostumet tona. Parisianet tona bukuroshe nuk do të ishte keq të huazonin shpesh nga vendet ekzotike modelet zbukuruese për modat e tyre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fotaq Andrea:Hija
» Fotaq Andrea: Dine Doraci
» Fotaq Andrea: Guri i shpirtit
» Fotaq Andrea: Moj shqiptarka këmbëlehtë
» Fotaq Andrea: Zoja e Këshillit të Mirë - Pajtore e Shqipërisë
» Fotaq Andrea: Dine Doraci
» Fotaq Andrea: Guri i shpirtit
» Fotaq Andrea: Moj shqiptarka këmbëlehtë
» Fotaq Andrea: Zoja e Këshillit të Mirë - Pajtore e Shqipërisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi