Shefqet Dibrani:Nëna Tereze si simbol nacional
Faqja 1 e 1

Nëna Tereze si simbol nacional
Kush po derdh vrer mbi personalitetin e Nënë Terezës?
I kemi lexuar me interesim disa nga shkrimet, reagimet, polemikat dhe komentet që i nxiti një imam i besimit islam që predikon në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Ky klerik, dhe jo vetëm ky, duke shprehur dogmatizmin e tij futurist, shkon aq larg sa ka fyer një komb të tërë, sepse duke ia fyer figurat markante që e bëjnë kombin e shenjtë dhe të respektuar nga bota e qytetëruar dhe e emancipuar e fyen kombin si tërësi pa dallime fetare e rajonale.
Por duhet pranuar se deklarata e klerikut islam në Prishtinë na vjen pas një sërë librash dhe shkrimesh që derdhnin vrer mbi personalitetin e Nënë Terezës e mbi kultin e Ipeshkvisë katolike të shqiptarëve të Kosovës me të vetmen arsye pse kjo Ipeshkvi inicioi ndërtimin e Katedrales në Prishtinë. Jo për gjë tjetër por vetëm sa për ta balancuar raportin e Ipeshkëvisë së Kosovës me Kishën ortodokse serbe e cila edhe sot e kësaj dite ka ndikim politik e diplomatik në rajon e më gjerë.
Futurizmi fetar i imamit të Prishtinës vjen pas një mori shkrimesh gazetareske dhe pas traseve që po i paraprijnë një lloj fundamentalizmi fetar që me dashje apo pa dashje i kanë prirë klerikë të paaftë, mjeranë fetar dhe sidomos struktura të sistemit komunist në Kosovë të cilat sikurse para luftës, po ashtu edhe gjatë luftës, e sidomos pas përfundimit të saj, kanë ushtruar ndikimin e tyre përçarës dhe antikombëtar mbi të ardhmen e Kosovës, jo vetëm në planin fetar, por në të gjitha rrafshet e zhvillimeve politike, ekonomike, kulturore, religjioze etj.
Tash profesorë universitarë, madje akademikë, janë bërë radikal dhe të padurueshëm në mbrojtje të islamizmit, që thënë figurativisht na qenka mjaft i rrezikuar që nga shporrja e diktaturës serbe në Kosovë. Tani individë, intelektualë e grupe të shumta që janë pozicionuar në vendet kyçe të shërbimeve informative e mediave në Kosovë nuk ishin, apo nuk deshën të ishin kurrë, mbase kurrë në shërbim të Kosovës dhe në të mirën e saj, sepse këta individ e këto mediume nuk e luftuan kurrë, mbase kurrë as krimin politik, as krimin ekonomik, as burokracinë e as padijeninë që shtrihej e po shtrihet rrufeshëm bashkë me të gjitha sektet e ndikimet fetare (sidomos ato që vinin nga vendet e lindjes), e që vërshuan, e po vërshojnë dendur e më dendur pa asnjë pengesë nëpër Kosovën me 10.800 metra katror. Madje emra publik e profesorë universitarë duke u yshtur herë nga halli, po më shumë nga lakmia e malli, kanë përgatitur një të ardhme të zymtë e jo të qetë, sepse sa më e zymtë që të duket e sotmja, e nesërmja do të jetë e pa perspektivë qoftë në zhvillimet politike, ekonomike, arsimore, kulturore e sidomos ato religjioze që si duket do të marrin flamurin e shkatërrimit dhe të kundërshtimit të prezencës amerikane në Kosovë. Dhe kjo gjë vije si një “mirënjohje?!” e pakontestueshme që i dedikohen Amerikës për gjithë ato shërbime, humane, politike e strategjike që ia ka bërë Kosovës?!
Kosova si e tërësi gjendet në një anarki trishtuese, prandaj në këtë anarki ka pasur vend për devijime të shumta. Ta zëmë le t’ia hedhim një sy sistemit administrativ se në çfarë gjendje është ai dhe si i kryejnë zyrtarët e saj shërbimet e domosdoshme për qytetarët e atij vendi. (Ti lëmë ligjet e bukura që mund të ekzistojnë vetëm në letër, t’i lëmë spekulimet televizive që i drejtojnë apartakçinjët e sistemit serb në Kosovë), por gjendjen në Kosovë ta shohim me syrin realist. Ta shohim Kosovën dhe zhvillimet e saj me syrin e një evroamerikani i cili si altruist qëndron për pak ditë atje. Le të flasim me gjykimin e një intelektuali shqiptar që jeton në Evropë a Amerikë dhe të bëjmë krahasime pa paragjykime dhe pa ndikime e anime të frustruara politike e fetare që po errësojnë të ardhmen e Kosovës. Le të krahasojmë të tashmen e Kosovës me vende e shtete që kanë dal nga luftëra më të mëdha, me vende që kanë pasur kriza edhe më të mëdha, me shtete që kosa e krimit ka rënë si rrufe mbi inteligjencën e atyre vendeve dhe të mësojmë nga e kaluara e trishtuar e tyre, se si ata kanë ditur të dalin nga këto kriza ekonomike, politike, sociale, kulturore, fetare e të tjerafarëshe që këtu nuk po i përmendi dhe ta zhvillojmë Kosovën me të vërtet ashtu siç duhet dhe ashtu si ajo e meriton, sepse këto dhjetë vjet nuk janë të mjaftueshme për të na besuar se jemi të zotët për zhvillime pozitive. Vetëm me një administrim dhe zhvillim të tipit evropian mund të na besoj Amerika dhe miqtë e saj se ne jemi të zotët e vendit dhe se ne i jemi mirënjohës asaj për të gjitha investimet e bëra në fushën politike, ushtarake dhe diplomatike që ia dha Kosovës dhe kosovarëve.
Sot qytetet e Kosovës janë përpara një shkatërrimi urbanistik, kurse shkatërruesit, përkatësisht pronarët e gjiganteve ekonomike a të ndërtimit i kanë ulëset edhe në parlamentet komunale e deri te Parlamenti i Kosovës. Ku janë mediumet e “pavarura” dhe analistë batakçinj që dinë të flasin aq shumë për Kosovën, por që deri më tani nuk kanë thënë gjë për të ardhmen e saj.
Kosovës i erdhi Drita e pavarësisë, por e ka mbuluar Terri informativ që e drejtojnë ata që drejtuan edhe në kohën e regjimit serb dhe nuk e kanë mend as të reformohen dhe as të ndryshohen. Pastaj Kosovën e ka mbuluar Terri i elektranave që nuk prodhojnë dritë në kohën kur thuhej se Kosova ka dhe prodhon rrymë edhe për vendet e rajonit?! Në këtë terr të përgjithshëm na janë bërë analistë dhe komentatorë (qoftë në radio, gazeta apo televizione të shumta), udbash të kulluar, bij udbashash, bashkëpunëtorë publikë të shërbimit informativ serb, komunistë e enveristë të përbetuar, kriminelë e dilenxhinj, që në vallen e tyre po lozin injorantë e të padijshëm që kanë zënë vende e poste politike në të gjitha strukturat politike e administrative të Kosovës, kurse ison po ua mbajnë Grupe e organizata joqeveritare të cilat gllabërojnë fonde e fondacione që iu kanë dedikuar zhvillimeve të Kosovës, dhe sikur ngarendin për të trashur krimin sepse duke u korruptuar vet nuk mund të luftohet krimi i organizuar, padija dhe frustrimet e imamëve të azdisur e yshtur nga organizata më ekstreme që burimin e kanë diku në shkretëtirat e Lindjes së Afërt.
Po ku është katandisur, mjekësia, ku ka vajtur shkenca dhe kultura e saj, ku janë sistemet edukativo-arsimore e një mori faktesh të tjera që e shtrëngojnë dhe e kanë vënë në ankth qytetarin e pafajshëm të këtij vendi të bekuar nga Zoti dhe Amerika.
Janë këto disa nga rrethanat e krijuara ku i kanë lëshuar fushëveprim futurizmit islamik në Kosovë me përmasa shqetësuese. Le të bëhet një analizë e sinqertë dhe të shihet se si janë ndryshuar rrënjët e kulturës islame në Kosovë duke e larguar nga shtrati i saj tradicional në emër të restaurimeve në monumentet e kultit dhe besimit islam në Kosovë duke ndryshuar koncepti tradicional mjaftë tolerant e liberal me një koncept që predikim ka dhunën dhe urrejtjen siç e dëgjuam ditë më parë. Pastaj le të jepen shënime të sakta se sa monumente të kultit e besimit kanë mbirë mbi Kosovën pa asnjë koncept dhe shtrirje të kontrolluar, pa leje ndërtimi e miratime, madje edhe nga vet Bashkësia Islame e Kosovës e cila është më përgjegjësja e gjithë këtij invazioni të shfrenuar. Vetëm në këto vitet e fundit janë ndërtuar e modernizuar universitete fetare e ku japin ligjërata edhe intelektualë që propagandojnë një lloj rreziku nga prezenca amerikane në Kosovë. Sot në hapësirën shqiptare janë më të fuqishme shtëpitë botuese që botojnë libra të kultit e fesë se sa akademitë shtetërore, më të forta se sa universitetet publike dhe kanë një arsenal shumëfish më të fuqishëm se i gjithë potenciali tjetër kombëtar.
Sot prodhohen e distribuohen revista e gazeta me ndikim fetar të cilat drejtohen nga shkrimtarë, analistë, intelektualë që ndikojnë dhe drejtojnë politikën e Kosovës, që kanë krijuar luks e mirëqenie marramendëse në Kosovë dhe kjo heshtet. Prandaj është koha që politikanët e Kosovës dhe sidomos inteligjenca e saj të vetëdijesohet për rrezikun permanent që po i kanosët Kosovës. Sidomos inteligjenca e re e cila nuk bart fajin e së kaluarës duhet të marrë fatin e vendit në duart e saj e të mos lejojë gjykime futuriste të atyre që dje sugjeronin kosovarët se “Rruga e tyre për në Evropë duhet të kalojë nëpër Beograd” ose të atyre që “Mallkonin lutjet e së Premtes” që bëheshin në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Më shumë se për të tjerët për t´u hartuar një “Strategji kombëtare” barra bie mbi Shërbimin Inteligjent të Kosovës, ku duhet sa më shpejt të hartojë strategjitë e saja për ta mbrojtur Kosovën edhe në rrafshin e futurizmit dhe të fundamentalizmit fetar.
Shefqet Dibrani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shefqet Dibrani:Nëna Tereze si simbol nacional
» Pal Sokoli:NËNA TEREZË PËR NE, NE PËR NËNËN
» Nëna Tereze
» Nëna Tereze
» Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze'

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi