Ilir Mirena:Dy të kundërta
Faqja 1 e 1
Ilir Mirena:Dy të kundërta
Dy të kundërta
Nga Ilir Mirena
Qosja dhe Mustafa janë dy personalitete krejtësisht të ndryshëm, tek të cilët është e pamundur të gjesh pikëtakime, e, më së paku në rrafshin e angazhimit dhe guximit qytetarë dhe intelektualë.
Nuk më kanë ngjallur interesim debatet që janë duke u bërë rreth dhe për Akademinë e Arteve dhe Shkencës të Kosovës.
Mosinteresimi im mbështet në bindjen se në gjendjen çfarë është sot, e përsëris, në gjendjen çfarë është sot, AASHK mbetet vetëm një çerdhe për dremitje senilësh, dhe aspak produktive. Si institucion ajo është në muzgun e saj, dhe perspektivën e saj e shoh vetëm brenda vrimës së një dryni të madh. Se pse është kështu, e do një studim të veçantë, e që patjetër se ndërlidhet me gjendjen tonë socio-kulturore.
Zhurma rreth Akademisë tashti është tkurrur brenda dy emrave. Rexhep Qosjes dhe Isa Mustafës. Në CV’it e të dyve është duke u gërmuar për të gjetur copëza të devotshmërisë së tyre ndaj sistemit komunist jugosllav. Gjithnjë bëhet fjalë për vitet e ’80, dekadë kjo e sprovës së madhe patriotike për të gjithë shqiptarët e Kosovës.
Mendoj, se bash këtu ndodh edhe huqja e madhe. Pa tentuar ndonjë elaborim analitik, do të prezantoj dhe krahasoj disa fakte të ftohta dhe kokëforta.
Qosja dhe Mustafa janë dy personalitete krejtësisht të ndryshme tek të cilët është e pamundur të gjesh pikëtakime, e, më së paku në rrafshin e angazhimit dhe guximit qytetarë dhe intelektualë.
Cila është kronologjia politike e të dyve brenda atij dhjetëvjeçari të mugët?
Isa Mustafa karrierën politike e kishte nisur një muaj pasi ishin shtypur demonstrata e pranverës së vitit 1981. Më 13 maj të atij viti, ai zgjidhet në Komisionin disiplinor për të filluar spastrimet politike brenda studentëve, e sidomos atyre që kishin marrë pjesë në demonstrata. Pas këtij starti të skuqshëm, në vitin 1986 ai mori postin e Kryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës. Zeniti i tij politik, në ish-Jugosllavin e Millosheviqit, mbërriti më 9 dhjetor 1989, kur Isa Mustafa kishte dhënë betimin para fytyrës së neveritshme e më të urrejtshme politike në historinë e dekadave të fundit në Kosovë, Rrahman Morinës. Aty ishte betuar, si Sekretar Krahinor i Zhvillimit, Shkencës dhe Informatikës, një post i barasvlershëm sot me një post të ministrit.
Cili ishte momenti kur po ndodhte ky betim?
Isa Mustafa betohej para Rrahman Morinës, pasi deri asokohe nëpër duart e policisë kishin kaluar gati 600 mijë shqiptarë, betohej nja tetë muaj pas demonstratave dhe grevës heroike të minatorëve të Trepçës, shtatë muaj pasi me tanke Serbia kishte suprimuar autonominë dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe betohej para Rrahman Morinës vetëm 11 ditë para se Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova të themelojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që sot ka rënë në duart e tij. Brenda atij dhjetëvjetëshi të rëndë, shohim se po përgatitej një aparatçik tipik për botën e zymtë lindore. I shushatur ndaj asaj që po u ndodhte bashkëkombëseve të tij, Mustafa si i tillë shfaqte padijen e tij politike, duke mos e pasur haberin se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe Jugosllavi!
Në anën tjetër, Rexhep Qosja gjatë atyre viteve kishte ballafaqimet e para me intelektualët serbë, që ishin pararojë e shfaqjes së fashizmit serb.
Sa për të treguar se sa e papajtueshme është të vësh në të njëjtën peshore, angazhimin e Qosjes dhe të Mustafës, duhet t’i kujtojmë vetëm disa nga prononcimet e tij, tejet të guximshme për atë kohë.
“Edhe dje e dëgjuam një të pavërtete për shqiptarët, për gjoja gjenocidin e tyre mbi serbët. Mbi kë, ju lutem kanë pasur mundësi të bëjnë gjenocid shqiptarët, të cilët prej se di historia për ta, e deri sot, luftojnë për t’u mbajtur gjallë si popull”.
Ky fjali është shkëputur nga Dyfytyrësia e politikës, një fjalim më i gjatë mbajtur në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në maj të vitit 1985. Ishte botuar në revistën Fjala, 01.05.1985, por edhe në shtypin e Beogradit dhe qendrave tjera jugosllave dhe jashtë saj.
Fjalimi i tij, që shënonte ndër betejat e tij të para, në përballjen me botën intelektuale kryesisht serbe, më pastaj ishte përcjellë edhe me fjalime të tjera, debate, intervista dhe komente në tërë shtypin jugosllav mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Të kujtojmë vetëm disa nga titujt e atyre shkrimeve të famshme; Akademik apo cenzor (Rilindja, Qershor 1985) Shkrimtarët si propagandistë (Fjala, nëntor 1985) Letër e hapur një filozofi (Knjizevne Novine, 15.01.1986), Atentate mbi Kulturën (Revista gjuha Shqipe, 01.1987), Një shkrimtar i madh në një version të mjerë (NIN, 1986), Liria që se kemi (Intervistë në Delo, 19.02.1987) Gjendja e çmaskuar (Danas, 31.03.1987), Fjala është, vërtet, për lirin, albanologjinë dhe Shqipërinë (Borba, maj 1987), Në vend se Republikë, as çerek autonomie, 1988 ... etj., etj. Lista është e gjatë. Ato janë përpjekje të një njeriu, intelektuali dhe në radhë të parë qytetari, i cili në një periudhë të rëndë ishte në gjendje të bëjë përcaktimin e duhur dhe të hetonte rrjedhën e pashmangshme të historisë.
Asokohe, Qosja ishte pothuajse një zë i vetmuar në përballjen e tij me intelektualët e çmendur serbë. Ai, dhe me përjashtim edhe të Shkelzen Maliqit, përbënin atë dyshen problematike dhe të angazhuar, e cila fushëbetejë të tyre kishin zgjedhur hapësirën mediale mbarë jugosllave. Argumentueshëm, përtej kufijve të Kosovës, të dytë sillnin atë që po ndodhte brenda Kosovës.
Sot, mund të kemi mendime të ndryshme për Qosjen, qoftë për kontributin e tij letrar, apo pikëpamjet e tij politike.
Nuk jam i thirrur për vlerësime të tilla. Por, jam aq i thirrur sa për të dalluar qëllimin e ulët të futjes në një thes të atij që dikur më kapacitetet e tij intelektuale përballej me shërbyesit e një pushteti pervert, bashkë me atë i cili i shërbente një të tilli, në këtë rast Mustafa.
Në përpjekje të një relativizimi të gjithçkaje, trendi i mbrapsht në Kosovë është që nga e kaluara të zihet një lloj çorbe patriotike ku do të kishte vend, për të gjithë, pa marrë parasysh se në cilën anë ishin.
Në emër të një normaliteti, nuk është habi që pas dy-tri dekadash në një kazan të tillë të patriotizmit të ketë përpjekje për të futur Jusuf Gërvallën, Ali Shukriun, Kadri Zekën, Jusuf Karakushin, Sejdo Bajramoviqin e Adem Jasharin, Fehmi Lladrovcin, Halit Tërnavcin, e Ibrahim Rugovën.
Kjo është një politikë e mbrapshtë e atyre që të kaluarën e kanë deficitare. Dhe, përplot hipoteka.
Autori është:
Zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Mirena:Cilat vrasje?
» Ilir Mirena: Thesi bizar
» Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
» Ramadan Emini:DY BOTË TË KUNDËRTA
» Urimet për 100 vjetorin e shtetit shqiptar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi