Ilir Mirena: Thesi bizar
Faqja 1 e 1
Ilir Mirena: Thesi bizar
Ilir Mirena |
Thesi bizar
Bartësit e të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, deri më sot, futen në një thes. E gjitha prezantohet si kontinuitet i një projekti të përbashkët. Thesi i tyre është i pafund dhe bizar.
Nga Ilir Mirena
Në shkrimin tim për procesin e lustracionit – jo lustrimit – që e kisha dy- tri ditë para vitit të ri, i inspiruar nga Ligji për Spiunët në Shqipëri, dhe një dokumentar në RTK, nuk jam shprehur shumë optimist se ndonjëherë tek ne do të hapen dosjet e periudhës së komunizmit jugosllav. Shkrimi më tepër ishte një intencë kundër insistimit neveritës të një pjesë të asaj nomenklature që patjetër edhe sot të jenë – është viti 2009 – pjesë e jetës sonë publike.
Por, jo vetëm kundër tyre.
Isha provokuar, përmes atij dokumentari të pashije, edhe nga trashëgimtarët e komunistëve kosovarë, që periudhën e Kosovës nën Jugosllavi, ta paraqesin si progresivitet në rritje, kur, sipas tyre, edhe ishin vënë themelet e shtetësisë së Kosovës.
Se sa të qëndrueshme ishin ato themele, e kishim parë dhe përjetuar në vitin 1981, dhe tetë vjet më pas me suprimimin e autonomisë, që kishte rënë si një kullë prej letre.
Se sa progresive e të mirëqena ishin ato vite, e shohim edhe sot. Sot, jemi vendi më i varfër në kontinent, edhe pse dikur ishim nën një kulm me Slloveninë.
Kësisoj, bartësit e gjithë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova deri më sot kur është e njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e rëndësishme e vendeve të planetit, futen në një thes.
E gjitha prezantohet si kontinuitet i një projekti të përbashkët.
Thesi i tyre është i pafund dhe aty zënë vend edhe ata që kanë bartur poste të larta komuniste në vend, e edhe ata shqiptarë që ishin shpërndarë burgjeve të Jugosllavisë.
Në atë thes ka vend edhe për Adem Demaqin, edhe për fantazmën e famëkeqit Sinan Hasani. Aty mund të futen 700 mijë shqiptarët e Kosovës që në ndonjë mënyrë kanë kaluar nëpër duart e UDB’së, dhe njëkohësisht ata shqiptarë të Kosovës që kryenin punët e pista dhe kriminele të UDB’së. Gjithë ata që me pasion diferenconin ideo-politikisht gjatë viteve të ’80, si dhe viktimat e tyre mund të futen aty. Po në atë thes, ka vend edhe për afërsisht 13 mijë të burgosur politikë të Kosovës, bashkë me gjykatësit dhe prokurorët që ua shkatërronin jetën në emër të popullit. Familjet qe lëçiteshin në emër të patriotizmit jugosllav dhe ata që i lëçitnin gjejnë vend në atë thes.
Sipas thesit të tyre, edhe klasa politike në pushtet, dhe gjithë grupet ilegale të asaj kohe, kishin punuar në rrënimin e Jugosllavisë. Dikush legalisht, e dikush ilegalisht! Jusuf Gërvalla nëpër diasporë, Azem Vllasi në Komitet!
Meqë e tëra paska qenë një vazhdimësi e një synimi në projektin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që më vonë ishte zëvendësuar me idenë e Pavarësisë së vendit, si është e mundur që pas vitit 1990 asnjë prej ish-liderëve të lartë komunistë të vendit nuk ishin pjesë e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për shkëputje nga Serbia. Mos të flasim për fundin e viteve ’90 kur ishin rrokur armët.
Gjysmë shekulli, ata gjithmonë janë gjetur në bisht të zhvillimeve politike.
Për 50 vjet lloji i komunistit kosovar – edhe pse cilësimi i tillë për ta më duket i rëndë, ngase për Marksin për të parën herë kanë dëgjuar nëpër shkolla politike të tipit të Kumrovcit – nuk kishte arritur të nxirrte lidership çfarë kishin nxjerr klasa politike e republikave të tjera jugosllave.
Është e vërtetë se procesin e tranzicionit, p.sh. në Slloveni, është udhëhequr nga komunistët, ndërsa në Prishtinë, kur të gjithë i ngulnin thika pas shpine federatës dhe donin të dilnin nga kampi i Jugosllavisë, të vetmit ne kosovarët dhe boshnjakët naivë protestonim me fotografi të Josip Brozit, të mbështjella me flamuj jugosllavë.
Për këtë, iniciativën për ndryshimin e këtij vendi duhej të merrnin, ashtu siç mundnin dhe dinin, studentët. Sot, kjo mund të quhet “mbyllje në tribalizëm” (Maliqi) por ishin konviktet dhe mensa e studentëve, vendi ku detyroheshin të nisnin ndryshimet. Jo, Komiteti Krahinor!
Sot, klasa jonë politike përbëhet prej atyre që gjatë viteve ’80 ishin nëpër burgje dhe ata që drejtuan luftën e fundit.
A ka mes tyre ndonjë lider të Krahinës Autonome të Kosovës, siç mund të jetë një i llojit të Milan Kucanit? Jo, ngase në gjithë bllokun lindor nuk ka pasur elitë komuniste më kot sesa kjo jona. Pa ndonjë përjashtim, ata ishin të vobektë nga dija dhe nga guximi. Por, jo edhe të vobektë për të hequr dorë nga pushteti nga i cili i ndau ose vdekja ose kollpasi që kishte filluar në Moskë.
Një mik yni që çdo ditë e më shumë po bëhet pre e teorive të konspiracionit, e quajti të parëndësishëm dhe debat të stisur trajtimin e temës së lustracionit në Kosovë. Pajtohem se do të ishte debati i pavlerë nëse distanca kohore do të ishte tejet e madhe, dhe procesi i mplakjes të ishte përkujdesur për gjithë ata që kanë pasur poste në kohën e komunizmit jugosllav.
E keqja është se distanca kohore është shumë e shkurtër, ndërsa të njëjtit njerëz që kanë pasur poste të rëndësishme i gjen edhe sot si bartës të funksioneve të ndryshme dhe të rëndësishme.
Ata ndodhen gjithkund!
Shihni vetëm sistemin e drejtësisë. Aty gjen njerëz që kanë dënuar nxënës të shkollave të mesme me nga disa vite burg për një grafiti KR që mund të kenë shkarravitur nëpër mure gjatë viteve ‘80. Të njëjtit kanë punuar edhe gjatë kohës së regjimit të Milosevicit, deri në fillimin e bombardimeve të NATO’s.
Është patologjike për një shoqëri që ata edhe sot të jenë pjesë jona. Më e frikshme për ne, sesa frika nga hapja e dosjeve, duhet të jetë insistimi dhe pafytyrësia e asaj kaste njerëzish që gjithsesi të jenë edhe sot pjesë aktive e kujtesës dhe jetës publike në vend.
Sa për ata që mund të kenë pasur dikë të tillë në familje, nuk duhet të ndjehen keq. Tekefundit, familja nuk është zgjedhja jonë.
Të tjerët, nuk duhet të kenë pikë respekti për ta. Unë, jo se jo! Ndërsa, këta që janë ngjitur nëpër institucione duhet pensionuar sa më parë, jo penalizuar. Sa më shpejtë aq më mirë!

G. Express
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Mirena:Dy të kundërta
» Ilir Mirena:Cilat vrasje?
» Ilir Mirena: Kurti dje, si refugjat i Bllacës-Kush e turpron Kosoven
» Photoshooting'u bizar i Kim'it
» Sulm bizar ndaj LDK-së në Junik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi