Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Lojra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Lojra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve! Empty Abas Fejzullahi: Lojra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 1:05 am




Abas Fejzullahi: Lojra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve! U1_AbasFejzullahi
Abas Fejzullahi, mësues
Lojra të shëmtuara me emërtimet dhe riemërtimet e institucioneve!
Nga Abas Fejzullahi
Më 1 prill 2009 në gazeten Exspess lexova shkrimin me titullin:„Lladrovci zavendëson Skënderbeun“.
Fillimisht mendova mos është ndonjë shaka që bëhet më 1 prill, si ditë e rrenëve, po fatkeqsisht s`më doli e tillë. U ndala dhe po kujtohem: çfarë po ndodhë me ne. Nën sundimin serbosllav, emërtimet e shkollave me emra të rilindasve apo heronjëve shpesh zëvendësoheshin me ata serbo-sllavë. Në atë kohë kishte pak zëra kundërshtues ndaj këtyre veprimeve të okupatorit edhe atë që ishin atypëraty viheshin në shënjestër dhe nëse jo menjëherë, më vonë e paguanin në forma të ndryshme, kundërshtimin si me humbjen e vendit të punës, burgosjes dhe keqtrajtimeve. Kjo u shndërrua në përditshmëri, si ushqimi ditor.
Mirëpo tani në Kosovë po ndodhin disa veprime të cilat jo vetëm se janë të shëmtuara, por sikurse t`i kishte porositur serbia, për të krijuar pakënaqësi te shtresat e njerëzve të ndërgjegjshëm, tue krijue ndasi e përçarje, mes shqiptarëve si në aspektin kombëtar edhe atë fetar, dhe në këtë mënyrë me apo pa dashje po i ndihmojnë serbisë që s`ka nevojë të investon për përçarjen e shqiptarëve se këtë e bëjnë disa individë vetë sipas mendimit të tyre se po bëjnë mirë.
Ja disa shembuj konkret:
Hoxha i Xhamisë në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, nëse analizohet mirë deklarata e tij ndaj Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë“, ai ja përcakton vendin në ferr-xhehnem, çfarë do të thotë se ky lloj hoxhe, po u përziejka në punët e zotit dhe po e dika se ku e ka vendin në botën tjeter Nënë Tereza?!
Një pyetje e thjeshtë për këtë hoxhë: A mos qenka ky jashtë rrugës së Zotit që, siç thotë thënia e popullit:“…më i keq është shtisi e shpifësi se vrasësi…“ deklaratat e tija janë që krijojnë përçarje mes kombit shqiptar…
Me këtë një kohë u mor shtypi pa i llogaritur thashethemet nëpër vende të ndryshme për dhe kundër!
Po edhe një prilli më befasoi se si përgjegjësit institucionalë të krijojnë hapësirë për të krijuar dyshim tek të painformuarit në hollësi lidhur me titullin e gazetës në fjale: Lladrovci zavendëson Skënderbeun ku në vijim shkruan: Emri i sheshit Skënderbu në Drenas tash e tutje do të mbetet vetëm në kujtesën e qytetarëve të kësaj komune. Komuna e Drenasit i ka ndërruar emrin sheshit, duke e emëruar me atë të dëshmorit të kombit, Fehmi Laldrovci. Veteranët e luftës kanë përkrahur vendimin, por jo edhe ata të familjeve të dëshmorëve.
Pas pak dite lajmi tjetër i ngjajshëm:
Në një fshat afër Prizrenit, në Nashec, mblidhen nënshkrime për t`ia ndërruar emrin shkollës Luigj Gurakuqi, dhe për t`ia vënë emrin e një luftëtari nga ky fshat, dëshmor i rënë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Respekt për dëshmorin, por jo respekt ndaj atyre që i mbledhin nënshkrimet në emrin e dëshmorit e luajnë me emrin e tij dhe familjen e tij. Po të ishte e mundur dëshmori në fjalë që t`i përgjegjej kësaj nisme të shëmtuar, kishte për t`i ndëshkuar dhe gjykar rreptë këdo që e ka nisë këtë.
Dëshmori s’e ka dhënë jetën me ia ndrruar emrin e shkollës së fshatit të tij që mbanë me nder e krenari të poetit dhe atdhetarit e arsimdashësit të shquar të kombit Shqiptar- Luigj Gurakuqi.
Kjo jo që nuk i ban nder dëshmortit e as familjes së dëshmorit, në të kundërtën krijon përçarje dhe pakënaqësi, për të cilën dëshmori edhe në varr ku prehet do të lëndohet me veprime të kësaj natyre nga kushdoqoftë që e ka nisur këtë veprim të shëmtuar.
Dëshmori nuk nderohet me teket individuale e partiake dhe me ndërrimin e emrave të shkollës, por le të punojnë zotërinjtë e atij fshati dhe ata që e kanë filluar këtë, të ndertojnë diçka të re në dobi të fshatit dhe le ta emërtojnë me emrin e dëshmorit.
Po për këtë së pari i kanë fajet, përgjegjësi i shkollës së fshatit për heshtje, pastaj përgjegjësit e arsimit në komunën e Prizrenit, dhe në nivele më të larta të Republikës, nëse kanë njohuri për veprimet dhe përpjekjet që i cekëm më sipër dhe nuk ndërmarrin masa konkrete.
Me këso veprime sa të çoroditura aq të turpshme, a mos po i japim material armikut të thotë, siç po thotë me propogandën e tij në vazhdimësi, se ne s`jemi të aftë për të qeverisur vendin dhe për të udhëhequr e bërë shtet, apo mos lakmia dhe egoizmi ua ka marrë mendtë dhe të pamunit e s’po dinë se çfarë janë tue ba…
Leni dëshmorët të qetë, se ata deshët ju apo sdeshët, e kanë siguruar vendin e nderit për çështjen e atdheut, e ju mund të luani me parti e për parti si të doni, por mos luani me emertimin e emrave të institucioneve arsimore që mbajnë emra të merituar.
Një plak i fshatit që ka përjetuar tri lufta, më thoshte nga përvoja e saj, mes tjerash:“…lufta s`është asgjë, çfarë është paslufta…“
Jam gjithnjë duke u bindur se paska pasur të drejtë plaku, nga zemra e plastë, çfarë ka pa para e pas lufte!?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi