Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami

Shko poshtë

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami  Empty Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 28, 2011 2:35 pm

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami  1-300x268

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi dje se Shqipëria nuk i ka shitur arme Libisë së drejtuar nga Gedafi, por vetëm në tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare. Gjatë analizës së fundvitit, Imami tha se shitja e armëve ka ecur me ritme shumë të mira, por shkrimet e gazetave dhe zhurma mediatike në përgjithësi ka dëmtuar këtë proces. “Në fillim të vitit u hap problemi i Libisë. Në fakt ushtria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes nuk ka shitur asnjë armë në Libi. Ne gjithçka që kemi shitur e kemi pasqyruar në mënyrë transparente në Agjencinë e Kontrollit që është për këtë çështje (AKSHE), raport i cili botohet nga OKB-ja. Në fakt zhurma e bërë këtu brenda për këtë çështje ndikoi negativisht në shitje. Në qoftë se gjatë vitit të kaluar ne kemi shitur rreth 4 mijë ton municione, këtë vit jemi më pak se 2500 ton”,- tha Imami.

Por në mars të këtij viti ministri Imami ka thënë të kundërtën. I thërritur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ai është përfshirë në një debat të ashpër me përfaqësueist e opozitës, të cilët e kanë akuzuar se rreth 150 mijë predha janë rimbushur në Malin e Zi me barut iranian dhe i janë shitur Gedafit. Deputetët e Partisë Socialiste akuzuan qeverinë se ka kryer tregti të paligjshme armësh me vende, të cilat janë në embargo dhe për lidhje me sekserin Damir Fazlliç, një emër ky i përfolur pas tragjedisë së Gërdecit. Por ministri i Mbrojtjes u shpreh se Shqipëria nuk ka shkelur ligjet ndërkombëtare dhe se çdo kontratë e nënshkruar ka qenë në përputhje të plotë me ligjet dhe transparente. Sipas tij, nuk është bërë asnjë tregti e paligjshme me vende që mbështesin terrorizmin dhe se gjithçka ka kaluar përmes Autoritetit të kontrollit shtetëror të eksporteve.

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami  Atwar-chivers-libya-weapons-tmagSF-200x300

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami  Atwar-chivers-qaddafi-arms-3-blog480-300x199

“Fakti që ne ju kërkuam sqarime ka të bëjë me atë që ne kemi dyshime të forta që baruti i importuar nga Serbia dhe Irani është përdorur për të rimbushur predhat, të cilat janë importuar në Mal të Zi, por që në fakt nuk kanë shkuar atje. Ato kanë përfunduar në portet e Libisë. Ju keni një agjenci në Durrës, e cila kontrollon të gjitha lëvizjet jo vetëm brenda territorit tonë, por në tërë Mesdheun. Duam të dimë dhe të na sqaroni se në çfarë destinacioni ka përfunduar anija, e cila ka pasur në bordin e saj 150 mijë predha mortajë”, – ishte akuza e deputetit Gjoni. “Ajo që ju thashë, zoti Gjoni, lidhet me faktin se jo gjithçka që thuhet në media. Libia nuk ka qenë nën embargo dhe nuk ka pasur as një arsye për të bërë tregti të paligjshme dhe këtu nuk flas vetëm për periudhën time. Kontratat që ne kemi janë të gjitha këtu, të cilat raportohen dhe për çdo “end-user” dhe për çdo kompani ndërmjetëse “SHIU”, “SHISH” dhe ‘AKSHE”-ja dhe shërbimet tona të tjera konsultohen edhe me shërbimet partnere. Ministria e Mbrojtjes nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi nën embargo, nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi terrorist apo që e mbështet”,- ishte përgjigjja e Imamit.

Skema shtetërore për shitjen e municioneve

Armë për Gedafin, New York Times ‘përplaset’ me ministrin Imami  Atwar-chivers-qaddafi-arms-blog480-300x199

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka paraqitur disa muaj më parë në komisionin e Sigurisë Kombëtare të dhënat e shitjes së armëve dhe municioneve nga shteti shqiptar ku bien në sy transaksione me disa shtete në konflikt si Libia, Jemeni apo Burundi. Mes tyre ndodhen edhe të dhënat për kontratën me Efraim Diverolin ku shteti shqiptar i shiti 200 mijë fishekë kinezë sikur të ishin prodhuar në Hungari.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2009 ne kemi zhvilluar tregti intensive me Malin e Zi ku kemi shitur mitraloz të rëndë trekëmbësh. Në të njëjtën periudhë kohore Shqipëria i ka shitur armë Republikës së Burundit dhe Jemenit. Në Republikën e Burundit ne kemi dërguar fishekë “12.7 mm” blind-shpues dhe blind-djegës. Në Jemen kemi dërguar fishekë “12.7 mm” dhe predha mortaje. Po në këtë dokument pranohet edhe çështja e predhave që janë rimbushur në Malin e Zi dhe më pas janë dërguar në Libi. Më datë 28 dhjetor 009 ne kemi firmosur kontratën për shitjen 150 mijë copë predha mortaje “82 mm”. Këto predha janë të prodhuara në vitet 80’- 85’ dhe 86’-90’. Informacionet e mëtejshme tregojnë se duke u cilësuar si të vjetruara, ato janë zbrazur nga baruti i vjetër shqiptar dhe janë rimbushur, këtë herë me barut serb dhe iranian. Më pas predhat i janë rishitur Libisë nga Mali i Zi. Duke qenë se teknikisht nuk është e njëjta predhë (i është ndërruar baruti), kontrata “end user” me Malin e Zi nuk ishte më në fuqi. Kjo skemë ka funksionuar edhe në vitin 2010 ku Malit të Zi i janë shitur sërish predha mortaje. Në vitin 2010 ne kemi shitur sërish predha mortaje dhe fishekë në Jemen duke përdorur Malin e Zi si vend transiti.

Ushtria nxjerr gjithçka në shitje

Krahas demontimit të armëve, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të nxjerrë në shitje pajisje të ndryshme ushtarake, të cilat sipas gjykimit të tyre, nuk i shërbejnë më punonjësve të kësaj ministrie. Detajet e kësaj nisme janë bërë të ditur dje nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili gjatë analizës vjetore të punës së kryer nga institucioni që drejton, sqaroi se “viti 2011 ka qenë themelorë për identifikimin, grumbullimin dhe përcaktimin e procedurave për heqjen e të gjitha materialeve të tepërta, të cilat janë një pengesë e madhe”. Për të bërë një inventar të sendeve që zotërohen nga kjo ministri, Bordi për Trajtimin e Pajisjeve dhe Materialeve të Tepërta ka listuar të gjithë ato materiale që nuk i shërbejnë Forcave të Armatosura dhe ka filluar evadimi i tyre. Jo të gjitha materialet e evidentuara të tepërta do të shiten, një pjesë do të asgjësohen dhe një pjesë do të konservohen në magazina të përqendruara. Nga ana tjetër, ministri Imami siguroi se “2012-ta është 100-vjetori i themelimit së Forcave të Armatosura dhe si i tillë ai do të jetë një vit model në të gjitha drejtimet.

“Ky vit do të shënojë edhe heqjen përfundimtare të të gjitha materialeve që janë tepër nevojave të Forcave të Armatosura. Gjatë 2011-ës është përvijuar një reformë e plotë legjislative, ndërsa gjatë vitit 2012 do ta përfundojmë këtë reformë me të gjitha aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore, ku do të përfshihen gradat, karriera e ushtarakëve, ligji për autoritetet e komandimit, riorganizimi i përfaqësive dhe të atasheve tanë ushtarakë jashtë vendit dhe fusha të tjera që mbulojnë legjislacionet në fuqi dhe që varen nga Ministria e Mbrojtjes”, – tha ministri i Mbrojtjes. Ai ka paralajmëruar një reformë gradash në Forcat e Armatosura duke ndryshuar edhe mënyrën se si bëjnë karrierë ushtarakët. Skema e plotë e reformës së gradave në ushtri do të bëhet publike në fillim të vitit të ardhshëm. Në listën e gjatë së pajisjeve ushtarake që do të shiten nga Ministria e Mbrojtjes përfshihen edhe mjete si Avionët Mig 17, 19, 21, helikopterët, tanket, anijet dhe nëndetëset.

Kemi për të hequr edhe 38 mijë tonë municione

Shqipëria ka edhe 38 mijë ton municione të vjetra për të demontuar gjatë dy viteve të ardhshme. Gjatë analizës vjetore të punës së Ministrisë së Mbrojtjes, Ministri Arben Imami deklaroi se gjatë viteve të fundit janë eliminuar shtatë depo armatimi të cilat sipas tij kanë ulur shpenzimet e ministrisë për ruajtjen e tyre. “Mbeten për tu demontuar edhe 38 mijë ton municione të tepërta, që janë parashikuar të asgjësohen në dy vitet e ardhshme”, deklaroi Imami. “Prej pothuajse tre vitesh, ne jemi në garë me standardet që i përcaktuam vetvetes për demontimin e municioneve të tepërta. Nëse gjatë vitit 2010 arritëm të demontojmë 20.653 ton municione, ose rreth 3.2 herë më shumë se në vitin 2009, gjatë vitit 2011 janë demontuar 26.500 ton, çka përbën një shenjë garancie për realizimin e objektivit për ta mbyllur brenda vitit 2013 çështjen e demontimit të municioneve të tepërta”, tha Imami. Sipas Ministrit të Mbrojtjes, rrezikshmëria për popullsinë civile është zero pasi depot në afërsi të zonave të banuara nuk ekzistojnë. Për ministrin asgjësimi i municioneve në poligone të hapura, ka qenë brenda të gjitha normave të sigurisë dhe garantoi përfundimin e këtij procesi brenda vitit të ardhshëm. Ministri ka dhënë dy data të ndryshme për mbylljen e procesit të demontimit të armëve, vitin 2012 dhe vitin 2013.

Por shifra të tjera jepen nga anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Aktualisht, Shqipëria sipas deklaratave në Komisionin e Sigurisë ka demontuar 50 mijë ton municione.

NYT: Arka më armë nga Shqipëria, të maskuara si “pjesë traktori”

Gazetari i njohur i Nju Jork Tajms, Christopher John Chivers, që ka raportuar skandalin e shitjes së armëve shqiptare në Afganistan, ka shkruar në mars të këtij viti, për armët shqiptare për Gaddafin. Në shkrim thuhet se armët shqiptare të mbledhura me shumicë nga ish-regjimi para 90-s, sot nxjerrin fitime të mëdha në pazarin ndërkombëtar të armëve e ndërkohë qeveria shqiptare jo vetëm është përfshirë direkt në këto trafiqe nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por vendi ynë gjithashtu ka vënë emrin e tij në dispozicion të trafikantëve të armëve nga Europa Lindore, veçanërisht Serbia. Lehtësues i kësaj tregtie ka qenë MEICO. Armët janë shitur shpesh përmes një sekseri serb, i kërkuar për trafik ndërkombëtar armësh. Gazetari amerikan shkruan se është e lehtë të kuptosh se çfarë reputacioni ka MEICO sa i përket korrupsionit dhe trafiqeve, duke përmendur shkrimin e tij për trafikun e armëve në Afganistan. Ndaj këtij shkrimi kryeministri i Shqipërisë pati reaguar duke e quajtur gazetën “Nju Jork Tajms” letër higjienike. NYT citon edhe dy investigime të gazetës “Shekulli”. Më poshtë, shkrimi i plotë i C.J.Chivers.

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi