“New York Times”: Ahmet Zogu, monarku që punon më shumë në botë
Faqja 1 e 1
“New York Times”: Ahmet Zogu, monarku që punon më shumë në botë
“New York Times”: Ahmet Zogu, monarku që punon më shumë në botë |
Artikulli i botuar në gazetën “New York Times”, ofron një panoramë të plotë të një dite të zakonshme të monarkut shqiptar. Tiranë, Shqipëri, 9 qershor 1929. Mbreti Zog, sovrani i parë i vetëshpallur i Shqipërisë, edhe pse ka më pak se një vit në fron ka fituar titullin e monarkut që punon më shumë në botë. Tetëmbëdhjetë orë të pandërprera pune, me vetëm 10 minuta stërvitje çdo dy orë në të ndarën e pallatit të tij me stuko të bardhë, është ajo çka konsiderohet një ditë e zakonshme pune. Mbreti ngrihet njëherazi me shqiponjat e malit, në gjashtë të mëngjesit, rrufit një filxhan kafe turke, tymos një cigare dhe zhytet menjëherë në punë. Me përjashtimin e vetëm të disa minutave për të vizituar nënë e tij, me të cilën është jashtëzakonisht i lidhur, ai s’largohet kurrë nga tavolina e punës deri në mesnatë. Argëtimi i tij i vetëm është loja e herëpashershme me qentë e tij në oborrin e pallatit të ruajtur rreptësisht nga rojet. Në mbrëmje, orët e tij të gjata të punës ndërpriten vetëm kur mbreti dëgjon meloditë e tij të preferuara amerikane që burojnë nga fonografi amerikan, të cilin ia ka dhuruar ministri Hart. Miqtë e monarkut shqiptar rrëfejnë se atij i mungon zotësia për të deleguar detyrat tek të tjerët, edhe tek ministrat e tij, të cilët janë për këtë punë. Pikërisht për këtë arsye, ai insiston të bëjë gjithçka vetë personalisht dhe të drejtojë vendin personalisht. Por, edhe ai e udhëheq vendin sipas parimit bazë të drejtimit nga një njeri i vetëm, ai s’ka aspak tiparet e një diktatori. Tiparet e tij të buta, hunda si shqiponjë, goja delikate, flokët e çelur, mustaqet e imëta gështenjë, dinjiteti goditës dhe hija aristokrate e bëjnë të duket si një fisnik francez a austriak, që s’i është dashur të prekë kurrë punë me dorë në jetë të vet. Sovrani më i ri i Evropës, në fakt nuk është aspak diletant. Ai i sundon banorët e vendit të tij me një dorë të vendosur, të paepur, por të drejtë dhe e bën mbretërinë e tij një shembull të shkëlqyer të punës së tij. Edhe pse Zogu u konvertua brenda natës, nga pasuesit e tij nga një kryetar i zakonshëm në një monark të fuqishëm e të lavdishëm, ata që kanë rastin ta takojnë goditen nga manierat e tij mbretërore dhe hijeshia e tij. Kur korrespondenti i “Associated Press” vizitoi pallatin, e gjeti mbretin duke luajtur me disa shqiponja mali të mëdha, të cilat i kishte zbutur vetë. “Duke qenë se Shqipëria është vendi i majave dhe shkrepave ne kemi aq shqiponja këtu sa keni harabela ju në Amerikë”, tha mbreti me një gjermanishte të shkëlqyer. “Shqiponjat janë simbol i dinjitetit dhe lirisë, prandaj është simboli ynë kombëtarë. Njerëzit mi sjellin ato vazhdimisht si dhuratë, ndaj tani kam aq shumë sa të eksportoj disa në Amerikë”. Më pas, duke qeshur mbreti shton, “por unë e di se amerikanët tashmë kanë mjaft shqiponja dhe mjaft liri”. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Speciale e “The New York Times”-it: “Ahmet Zogu është si Musolini”
» “New York Times”, shkruan për tenderin e PTK-së
» Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarëve
» Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë?
» New York Times: NATO-ja ndihmoi UÇK-në dhe ushtrinë kroate
» “New York Times”, shkruan për tenderin e PTK-së
» Ahmet Zogu Mbreti i shqiptarëve
» Si u qëlloi Ahmet Zogu atentatorëve në Vjenë?
» New York Times: NATO-ja ndihmoi UÇK-në dhe ushtrinë kroate
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi