Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare përzgjidhet për çmimin e letërsisë së huaj në Britani

Shko poshtë

Kadare përzgjidhet për çmimin e letërsisë së huaj në Britani Empty Kadare përzgjidhet për çmimin e letërsisë së huaj në Britani

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 7:54 pm

Kadare përzgjidhet për çmimin e letërsisë së huaj në Britani
Kadare përzgjidhet për çmimin e letërsisë së huaj në Britani U1_Kadare_2
Nga Androkli Dralo
Janë përzgjedhur gjashtë librat që do të konkurrojnë për të marrë çmimin prestigjoz të “Independent Foreign Fiction” (Letërsia e huaj e pavarur). Çmimi prej 10.000 paundësh i është dhënë autorit që është ende në jetë vepra e të cilit është përkthyer në anglisht dhe botuar në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. Dy nga kandidaturat vijnë nga Kolumbia, dhe rreshtohen në krah të Kinës, Shqipërisë, Francës dhe Izraelit. Autori fitues do të ndajë çmimin në kesh së bashku me përkthyesin e librit. Fituesi do të shpallet në fillim të muajit maj. Përveç rëndësisë së autorit i jepet një përparësi edhe përkthyesit. Ai është ndërtuesi i urës ndërmjet gjuhëve dhe kulturave.
Shumëllojshmëria dhe thellësia
Përkthyesja Anne McLean, është përzgjedhur për herë të dytë për përkthimin e librit të saj “The Armies” (Ushtritë). Një libër i Evelio Roseros dhe “The Informers” (Informatorët) i Juan Gabriel Vasquez, të dy të shkruar në spanjisht. Librat e tjerë janë “Voiceover” i Celine Curiol, i përkthyer nga frëngjishtja nga Sam Richard. “Beijing Coma” i Ma Jian përkthyer nga gjuha kineze nga Flora Dreë. “Rrethimi” i Ismail Kadaresë përkthyer nga shqipja nga David Bellos dhe “Zjarri miqësor” i A. B. Yehoshua, përkthyer nga hebraishtja nga Stuart Schoffman. Botuesi i “Indipendentit” dhe kreu i jurisë që do të bëjë vlerësimin përfundimtar ka përzgjedhur në listën përfundimtare shumëllojshmërinë dhe thellësinë e letërsisë botërore. Antonia Byatt, drejtoreshë e Strategjisë së Letërsisë në Këshillin e Arteve në Angli tha: “Është e mrekullueshme kur shikon një listë me kaq shumë gjuhë. Këta libra përcjellin një dritare unike në botë dhe një gosti për të gjithë admiruesit e letërsisë”. Libri fitues do të shpallet më 14 maj në një ceremoni në qendër të Londrës.

Gazeta Ballkan 02/04/2009 - Për ZSH: Alfred Papuçiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi