Elida BUÇPAPAJ:14 Janar 2012-Albin Kurti ose rilindja e një lideri dhe Vetëvendosjes!
Faqja 1 e 1

14 Janar 2012-Albin Kurti ose rilindja e një lideri dhe Vetëvendosjes!
Nga Elida BUÇPAPAJ
Mediat në Kosovë i kanë bërë një mbulim shumë të mirë protestës të Vetëvendosjes me moton "Serbia nuk kalon" dhe kjo në fakt i ndihmon shumë analizat që do të vijnë pas 14 janarit 2011. Kamerat i ndoqën dhe shoqëruan protestuesit nga qendrat e banimit, nga ata u nisën dhe u bashkuan në pikat e takimit, kur morën autobuzat, kur u kontrolluan nga policia, kur organizatorët bënin përpjekjet e tyre për të dhënë mesazhe shumë të qarta, për ta mbajtur nën kontroll që kjo protestë të mos degjeneronte nga provokatorë kurrsesi në dhunë. Ne teleshikuesit i ndoqëm „live" në kohë reale se si nga të katër anët e Kosovës, bile edhe nga Shqipëria u bë organizimi, me shumë disiplinë, me shumë qetësi, në mënyrë shumë dinjitoze, deri tek pika kufitare e Dheut të Bardhë apo Merdares, si shprehje legjitime e qytetarëve për të protestuar kur shohin dhe besojnë se janë të shkelura apo të nëpërkëmbura të drejtat e tyre.
Shqiptarët e Kosovës më frymëzojnë gjithnjë respekt, sepse kanë vuajtur si askush dhe prapë kanë mbijetuar, pikërisht sepse tek ata nuk është fashitur kurrë ndjenja e protestës, dikur kundër pushtuesit ndërsa sot për të parë implementimin e marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia nënshkruajnë në letër që të jenë të përmbushura në realitet.
Protesta e Vetëvendosjes u anatemua që në fillim nga politika dhe u pa me dyshim edhe nga faktori ndërkombëtar, sepse ende nuk është fshirë nga kujtesa ajo që ngjau më 2004 kur gjithçka degjeneroi në dhunë, flakë e zjarr. Por Kosova ka mësuar e nxjerrë mësime, ashtu edhe liderët e saj.
Hashim Thaçit iu dha rasti për t’i dhënë goditjen rivalit të tij të vetëm pikërisht tek thembra e Akilit, tek siguria dhe stabiliteti i shtetit të ri të Kosovës, duke parashikuar një skenar të tipit të 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Shqipëri kur u sulmuan institucionet e shtetit.
Por protesta e 14 janarit 2012 e Vetëvendosjes është 180 gradë e ndryshme nga ajo e 21 janarit 2011 që u ekzekutua në Tiranë. Ata që iu bashkangjitën Vetëvendosjes më 14 janar e bënë këtë për të mbrojtur shtetin e Kosovës, ndërsa ata të 21 janarit në Tiranë për të përmbysur një shtet anëtar të NATO-s, sipas modelit afrikan, në vende me diktatura të degraduara si Libia, Tunizia apo Egjypti.
Organizimi i Vetëvendosjes ishte gati spontan. Më 14 janar qytetarë nga e gjithë Kosova u drejtuan në pikat kufitare tek Dheu i Bardhë dhe Merdare. Protestuesit e 14 janarit nuk do të sulmonin Policinë e Kosovës, nuk do të sulmonin institucionet e Kosovës, qëllimi i tyre ishte të mbrojnë shtetin e ri të Kosovës nga standartet e dyfishta. Sepse liria dhe lëvizja e lirë ka vetëm një standart. Serbët janë të lirë të hyjnë në Kosovë, por edhe shqiptarët duhet të jenë të lirë të qarkullojnë në Serbi. Mallrat serbe le të hyjnë në Kosovë, por edhe mallrat e Kosovës le të kalojnë nëpër Serbi. Pra marrëveshja e nënshkruar midis dy palëve duhet të ketë vlerë të njëjtë zbatimi, ku reciprociteti është kryefjala. Kosova e respekton reciprocitetin me Serbinë, të njëjtën gjë duhet të bëjë Serbia. Nëse Serbia nuk e respekton, atëhere marrëveshja hidhet në koshin e plehrave, nuk ka vlerë, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të Serbisë.
Pra, të manipulosh një protestë për qëllime politike, siç bëri Thaçi, nuk është as në favor të tij, as në favor të Kosovës kur atij do t’i duhej që, për të evituar protesta të tilla, të ndërmerrte veprime serioze si shtet, ashtu si veproi në verën e vitit që shkoi Mimoza Kusari-Lila ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, kur i doli zot një vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit të shtetit të Kosovës me Serbinë dhe Bosnjën. A ju kujtohet se si veproi shteti i Kosovës, kur Serbia nuk respektoi recioprocitetin? Ia bllokoi mallrat e Serbisë. Pra, jo me protesta si veproi vetëvendosja më 14 janar 2012, por konkretisht, de jure e de facto.
Dhe veprimet e qeverisë së Kosovës u mirëpritën jo vetëm nga populli i Kosovës, por edhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa Mimoza Kusari-Lila u shpall gati heroinë. Tani më 14 janar vendin e saj e zuri Albin Kurti.
Pra çfarë ka ndryshuar tani? Ka ndryshuar se në verën që shkoi ishte qeveria e Kosovës që mbante qëndrime të përgjegjëshme ndaj fqinjit të saj problematik, ndërsa tani qeveria e Kosovës, në vend që t’i bashkangjitet Vetëvendosjes, e fokuson Albin Kurtin si një person problematik që rrënon jo vetëm imazhin e Kosovës por edhe rrezikon stabilitetin e saj. Pra qeveria e Kosovës duke e trajtuar Albin Kurtin kësisoj i humb pikë vetëm vetes të saj. Dhe këtë e tregoi 14 janari, të cilin ne e pamë „live", se si qytetarët e Kosovës iu bashkangjitën thirrjes së Albin Kurtit pa marrë parasysh të ftohtit dhe acarin dhe pa marrë para sysh thirrjet e faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përballja midis policisë dhe Vetëvendosjes, arrestimet, shkopinjtë e gomës, gazi lotsjellës, pompat me ujin e akullt në kulmin e dimrit dhe për pasojë gurët e protestuesve ishte ajo që do të duhej të evitohej me çdo kusht, por u duk qartë që në krye se Policia e Kosovës kishte marr urdhër për të demonstruar se e ka nën kontroll situatën. Ndërkohë, të ngresh shkopinjtë e gomës e gomat e ujit e të përgjakësh e arrestosh deputetët e parlamentit të Kosovës do të thotë se Policia e Kosovës i tejkaloi kompetencat e veta, sepse të protestosh është e drejtë legjitime dhe policia e shtetit ushtron komptetencat e saj legjitime vetëm kur protestat degjenerojnë në dhunë apo guerrilje urbane. Diçka që nuk kishte asnë lidhje me 14 janarin e Vetëvendosjes të Albin Kurtit.
Sepse 14 janari i Vetëvendosjes të Albin Kurtit shprehte indinjatën legjitime për mosrespektimin nga ana e qverisë të Serbisë të marrëveshjes bilaterale të lëvizjes të lirë me Kosovën, ku ndërsa Kosova e respekton këtë marrëveshje, Serbia e shkel, dhe qeveria e Kosovës bën sehir, hesht e rri urtë, si qingj i butë, ndërsa angazhon policinë e shtetit të Kosovës dhe tregon dhëmbët kundër Albin Kurtit, Vetëvendosjes e protestuesave! Po çfarë bëhet kështu?!
Hashim Thaçi bëri figurë të mirë para ndërkombëtarëve, por jo para popullit të Kosovës, sepse ndërseu policinë kundër Vetëvendosjes, protesta e të cilës në fakt është në mbrojtje të shtetit të Kosovës, ku përfshihen edhe institucionet e shtetit të së drejtës, pra edhe vetë qeveria e Hashim Thaçit.
Vetëvendosja e kaloi një provim, sepse të protestosh është legjitime, por protestat kurrë nuk duhet të kalojnë nga funksioni që kanë, dhe Vetëvendosja arriti që ta ketë nën kontroll dhe të mos tolerojë asnjë lloj provokotori të filtruar në rradhët e saj. Këtë provim e kaloi edhe Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, disa prej të cilëve janë edhe ata deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata i ikën imazhit të keq të krijuar prej 2004. Ata u përgjakën, u trajtuan keq nga policia e Kosovës, u arrestuan, por përsëri ishin ata që fituan dhe prej dje, pra, prej 14 janarit 2012, ata rilindën, ndërsa Hashim Thaçi sheh tek Albin Kurti një rrezik jo për Kosovën por një rrezik real për karriken e tij si kryeministër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ:JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
» Opozita: Në Kosovë Viti i Ri filloi më 9 janar, Albin Kurti pritet si hero (Video)
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi