Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Muçolli: MOHIMI GJUHËSOR DHE TIFOZLLËKU PROVINCIAL

Shko poshtë

Gëzim Muçolli: MOHIMI GJUHËSOR DHE TIFOZLLËKU PROVINCIAL Empty Gëzim Muçolli: MOHIMI GJUHËSOR DHE TIFOZLLËKU PROVINCIAL

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 12:29 am

Gëzim Muçolli: MOHIMI GJUHËSOR DHE TIFOZLLËKU PROVINCIAL 368820_100001289083162_95330788_n

Gëzim Muçolli: MOHIMI GJUHËSOR DHE TIFOZLLËKU PROVINCIAL

Çdo temë aktuale në lidhje me temat e gjuhësisë dhe letërsisë që shtrohet për tu diskutuar meriton respekt.Besoj se qëllimi i gjithë atyre që ia duan të mirën gjuhës shqipe duhet të jetë i mirë dhe fisnik.Por nganjëherë duke lexuar dhe duke parë emisione në TV si dhe diskutime nëpër forume siq është edhe FB,krijohet një bindje se nuk po shkon çdo gjë drejt të mbarës.Shpeshherë ky muhabet po bëhet sikur "lëmë thiu".

Kam frikë se shpesh disa po diskutojnë për gjuhën shqipe sikur flitet për një gjuhë të huaj.Unë nuk jam ekspert i gramatikës edhe pse gjuhën e kam dashur dhe e dua shumë.Kam pasur gjithmonë notë të shkëlqyer si dhe duke u marrë me krijimtari letrare qysh nga fëmijëria ime kam bërë përpjekje që gjuhën ta përdor duke e zbuluar atë dhe duke e mbuluar edhe mendimin e ndaluar në kohën e diktaturës dhe regjimit sllav. Aq e madhe dhe aq e bukur është gjuha jonë saqë me fjalët e bukura të saj mund të kodifikohet çfarëdo mendimi e ideje si dhe mund të jenë çelës hapjeje. Vaj halli për njerëzit që nuk kanë atë që sot dijetarët modern e quajnë hapje mendore e horizonteve.

Pse thash se po flitet sikur të ishte një gjuhë e huaj? Sepse njerëzit që e duan gjuhën e vet nuk nguten me aspirata protagonismi por punojnë projshëm dhe pandërprerë.Pse gjithë kjo nguti,gjithë kjo shtytje deri në hakmarrje ndaj aktit të 1972 ose Unifikimit të Gjuhës Shqipe që gjeneratat tona e kanë quajtur Gjuha e Unisuar ose Gjuha Letrare.Vetë fakti që atëherë para popullit u shtrua ky projekt kombëtar i cili argatëve të UDB dhe linguistëve e armiqve sllave ua hoqi të drejtën që popullin shqiptar ta ndajnë në “Shiptari” (në Kosovë) dhe “Albanci” (në Shqipëri) dhe kështu para botës u bë që kuptohet se ne shqiptarët jemi një popull i ndarë që jeton në Shqipëri dhe territoret e pushtuara nga Jugosllavia.

Kam një mendim plot respekt edhe për profesorët tonë të nderuar nga Prishtina që e pranuan atë që sot e theksojnë me emrin Standard si kompromis për një çështje madhore siq është bashkimi gjuhësor dhe kulturor si bazë për bashkimin kombëtar.

Sa i përket përpjekjeve për ta pasuruar Fjalorin si dhe krijimin e një platformë të re për standardizim të ri të gjuhës shqipe,çdo aktivitet është për miradashje. Gjuha jonë është e gjallë dhe me gjithë vjetërsinë e saj prej mijëvjeçarësh përtërihet me kohën. Problemi nuk është pasurimi i saj por disa tendenca të mohimit si dhe etiketimi i punës së gjuhëtarëve të viteve ’70 deri në nënçmim dhe poshtërim. Sot kur mjetet e komunikimit masiv dhe faqet virtuale u japin mundësi njerëzve të shkruajnë apo të shpalosin gjithçka në internet,gjithkush bëhet “ekspert” dhe shpesh herë harrohet etika dhe përgjegjësia e asaj që shkruhet dhe postohet.

Më çudit fakti i animozitetit provincial e tifozllëkut të njëanshëm pro-dialektal që po vërehet shpesh me tendencën e mohimit absolut të Standardit ’72, e sidomos mungesa e seriozitetit të kuptimit dhe përballimit të problemeve të vërteta të gjuhës dhe ligjërimit në Kosovë. Gati askush nuk flet për çoroditjen e madhe që dëgjohet kur flasin shumë të rinj sidomos në ambiente urbane. Gazetat dhe revistat janë përplot me gabime gjuhësore sepse nuk mund ta gjesh më te rubrika e redaksisë askund emrin “lektor” dhe “korrektor” siq ka qenë dikur për së mbari. Sa dijnë ta shtrojnë shumë të rinj tonë një mendim në shqip? Ndoshta më mirë e respektojnë gjuhën e huaj(anglishten) ata që e kanë mësuar dhe shërbehen në punë dhe bisnese të veta me të.Askush nuk e shef se ky është mjerimi i vërtetë i gjuhës dhe kulturës tonë.

Besoj se problem tjetër për ta ruajtur gjuhën shqipe nga humbja e përhershme është mospuna e nevojshme institucionale e instituteve shkencore dhe kulturore në Kosovë dhe Shqipëri për t’i ndihmuar Arbreshët e Italisë që mos të zhduket gjuha shqipe, gjuha e arbreshve, gjuha e Skenderbeut. Kam miq arbresh këtu në Itali dhe janë të preokupuar se brenda 30-50 viteve të ardhshme gjuha e tyre do të zhduket. E ruajtën si gjënë më të shenjtë mbi 600 vjet dhe tani kur duhet t’u japim më së shumti ndihmën tonë vëllazërore atyre nuk iu kushtohet kujdesi dhe dashuria e merituar. Arbreshët në mesin e përshëndetjeve e kanë tash dhe kanë pasur shprehjen:Gjuha e Arbërit rron.Rroftë Arbëria,Rroftë Shqipëria e tash kanë shtuar edhe Rroftë Kosova.

Duke dashur që të kuptohen disa nga problemet urgjente të gjuhës tonë të dashur pa pretendim prej “eksperti”,shkrova këta rreshta me qëllim të thirrjes për ti dhënë përparsi shpëtimit të thesareve dhe gjallimit të gjuhës shqipe para qasjes shpeshherë avanturiere dhe mohuese për mohimin e gjithçkafes që është bërë në 50 vitet e shkuara duke e quajtur me emrin e ideologjise që e ka cilësuar atësuar atë kohë.

Sipas kësaj logjike mohuese dhe përbuzëse dikush pas 20-30 vitesh do të mohojë gjithë punën e çmueshme që bëhet sot. E në emër të “demokracisë” do të na quajnë me “izma” dhe emrat e liderëve shtetrorë të kësaj kohe.E s’do të mund ti fajësojmë në të ardhmen pasardhësit tonë duke mbjellur praktikat e sotme mohuese deri në dëshpërim.Do të korrim frytet e trashëguara të mosrespektit dhe injorancës.

Gëzim Muçolli,16 Janar 2012.(Itali)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi