Mbi një “Tregim të Madh”
Faqja 1 e 1
Mbi një “Tregim të Madh”
Mbi një “Tregim të Madh”
Të gjitha këto – tepër të dhimbshme për t’i thënë me gjakftohtësi. Po njëkohësisht – ndoshta tepër të zakonshme për ta prishur gjakun për to
Nga OpEd - Të Tjerë më 11.04.2009 në ora 13:00
Arben Idrizi
Kurrë s’ma ka mbushur mendjen plotësisht supozimi se »Tregimet e Mëdha kanë vdekur«. Ndoshta për shkak se më tepër do t’i besoja supozimit se vetë Qenia jonë është një ide – e për të qenë më argëtuese dhe më naive – një ide e vetë neve. Disi, si flutura e Lao Tzu-së që s’e di në është njeri që e mendon fluturën, apo flutur që e mendon njeriun (te vetvetja).
Meqë s’më bën zemra (e mendja hiq se hiq) të besoj në mitet religjioze të krijimit – ndonjëherë as për t’i parë thjesht si argëtuese – gjej një argëtim, ta zëmë, te miti i krijimit i Demiurgut të Platonit, ku në një hapësirë eterne të krijimit propozohet “një ide që nuk është ide”, “një ide bastarde”, “formë e pa formë”. Mundet – sepse nuk na vjen si një dogmë; thënë ndryshe, nuk është një dogmë për t’i zëvendësuar – se shpesh “kjo” është më e keqe se vetë – dogmat.
E, megjithatë, kemi edhe një anë tjetër.
Një “Tregim i Madh” (“i Pavdekshëm”) – në kontekstet tona historike, politike e shoqërore – është ai që do ta quaja Zgripi. Tregimi i zgripit – por jo për t’i dhënë cilësi miti. Si term, kërkon shqyrtime më të thukëta, po këtu do të mundohem ta jap më shkurt, duke rrezikuar ta lë pezull.
Para se gjithash, nuk është një Tregim që ofrohet, përkatësisht: sajohet, nga vetë ne. Neve na vjen si një ide natyrore së cilës pastaj i japim një formë dora-dorës tipike për ne. Pra, s’e krijon, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, mendja jonë. Qenia jonë vetëm sa i dorëzohet në një fazë dhe situatë të caktuar, për t’u “shkrirë” në të.
Një nga shpjegimet e domosdoshme është se koncepti “zgrip”, në aspektin filologjik, nuk do të duhej të shihej aq si emër sa si ndajfolje. Është kjo e fundit që e përcakton dhe orienton më mirë atë që po përpiqem të jap. Punoj zgrip; mbjell zgrip; shqyrtoj zgrip; mbarështroj zgrip, etj.
Mund të jetë arbitrare tendenca ime, por gjithsesi do të shkoj tutje në këtë “trajtim”. Nga ana tjetër, fare mirë, e tërë kjo mund të ketë një emërtim përkufizues tjetër: atë që zakonisht e definojmë si përditshmëri, rutinë, zakonshmëri. Ose edhe më tej: rrjedhë të natyrshme të gjërave, “objekt” i së cilës bëhemi ne, në “funksione” të ndryshme pothuajse pa ndonjë peshë determinuese.
Do të rikthehemi për një çast te një Tregim i Madh i Ri, siç është Globalizmi. Për Qenien tonë (nëse ky term është i lejuar dhe nëse thotë ndonjë gjë të caktuar), me të gjitha atributet e mundshme, tregimi i globalizmit është një “ide bastarde”, e huaj, por që na përthith në vetvete, si sajim, dhe njëkohësisht edhe në atë rrjedhë të natyrshme të gjërave kundër së cilës s’mund, s’dimë e edhe s’duam të dalim.
Por, me çfarë vetëdijeje?
Me një vetëdije zgrip!
Kështu, Tregimi i zgripit zgjerohet në tregimet e tjera përbërëse dhe që lidhen edhe më drejtpërdrejt me ne. Në tregimin e kulturës, shkencës, politikës dhe fushave të tjera.
Arben Idrizi
Qëndrimi ynë i përgjithshëm ka qenë dhe është zgrip. Jo ngaqë kemi të bëjmë me fatin e të qenit të vegjël, po ngaqë i jemi përshtatur natyrshëm Tregimit të zgripit. Për ta gjetur veten më rehat ose për ta vërtetuar vetëdijen e natyrshme të zgripit.
Dhe ky Tregim është ajo hapësira e përjetshme, Tregimi i Madh që nuk vdes.
Nga ky Tregim, sa për ilustrim më konkret, mund të shkëpusim copëza nga periudha e fundit e zhvillimeve historike, nga “projektet ideore” deri te realizimet praktike. Sigurisht, mes tyre qëndron një hendek i pabesueshëm, por karakteristik për zgripin si përcaktues të Tregimit. Së pari: “projektet ideore” nuk qëndrojnë si të tilla në vetvete, ngjajnë më tepër më një jermi nacionaliste, në kontrast të thellë me mundësitë dhe rrethanat. Së dyti: realizimet praktike, prapëseprapë, vijnë si mangësi, dhe atë nga shumë aspekte. Bile mangësi që prodhojnë mangësi. Vetë ekzistenca jonë njerëzore mbetet disi pezull.
Pas asaj që tashmë kemi, mënyra si e bëjmë atë që pritet në vijim, për vetveten, është mënyra zgrip. Brenda së cilës gëlon pastaj gjithë ajo që, me një term përgjithësues e ndoshta edhe abstrakt, do të mund ta quanim: e keqe. Duket pra paradoksale që pikërisht zgripi ta mundësojë mjerimin në të cilin jemi e anojmë të kridhemi edhe më. Siç është “paradoksale” të përsëris çdo herë se në këtë “politikë zgripi” na mbajnë bash këta që na qeverisin, në cilëndo fushë, edhe atë arsimore; e ndonjëherë bashkë me ata që rikthehen te “projektet ideore” të jermisë.
Të gjitha këto – tepër të dhimbshme për t’i thënë me gjakftohtësi. Po njëkohësisht – ndoshta tepër të zakonshme për ta prishur gjakun për to.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NJERIU I MADH TEK MIKU I MADH
» VIKTORIA XHAKO – MY NAME IS D. - Tregim
» Lumo Kolleshi: tregim
» Tregim nga Luan Çipi
» Tregim nga: KUJTIM AGALLIU

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi