Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ

Shko poshtë

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ Empty Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 18, 2012 4:19 pm

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ 369256_678723185_1282663685_n

Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ

“ Si mund të të harroja unë ty!”
Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI" ALBANIA SOTIRIA DEMAJ 388653_10150522353958186_678723185_8769833_2106956578_n
Poezi nga Sorira Demaj

Një poezi kjo peizazhore natyrore,autobiografike simbolizuese, por dhe “peizazhore” shpirtërore
Nga Kristaq F. Shabani


Aromë poezie

Parfumi yt ra mbi trupin tim,
ra ndesh dhe me nuhatjen time,
ra, si dy pika shiu mbi qelq,
sytë e mi shkëlqyen si argjend.

Pate po atë parfum të këndshëm,
po atë parfum poezie,
re ëmbëlsisht mbi trupin tim,
dhe asqë në ‘vetmi” s’mundtë më lije!

Qëndrove si një parfum tjetër,
ndaj brenda meje do jesh përjetësisht,
dije, ke një aromë të rrallë,
më kënaq shpirtërisht...

Ti je “prodhuar “ për mua,
oh, vetëm për mua ,
O parfum i ëndrrave të mia,
O poezia ime e çiltëruar , të dua!


Si mund të të harroja ty

U largove nga jeta,
pa u njohur
dhe pa më njohur.
Ike nga kjo jetë,
dy muaj para,
se të lindja unë,
S’të njoha,
por të dua shumë!
Kur vij dhe të takoj
tek ai mermer i bardhë,
më fanitesh, sikur je gjallë.
Dua të të takoj,
por është e kotë,
s’është faji im,
që s’të takoj dot!
Zëri më ikën,
lotët më ujëvaren ngadalë,
zemra fort më troket,
e thotë dy- tri fjalë:
“Xhaxha, as të pashë
e as më pe,
por ti në zemrën time je! “
Ledhatoj fotografinë kujdesisht
dhe me ngadalë,
afrohem dhe të puth në ballë.
Pse ike kështu
me aq nxitim,
pa t’i thurur dy varge
të shpirtit tim?
E di ,
po të ishe gjallë,
do më thoshe, tërë kujdes:
“Më ke xhaxha
e të kam mbesë...
Të keqen xhaxhai
bëhu vajzë e mirë!”
Dhe unë do të të dëgjoja
me shumë dëshirë.

S’më njohe
e s’të njoha.
Por fort mirë e di:,
se ti ke qenë Njeri flori!

Gjyshja ime

A ka ndokush gjyshe si gjyshja ime?
A mos përngjan me ëngjëllushe ereënë nga qielli?
A mos rreze e dërguar ng a Dielli?
Përralla, smë ka lexuar, dheas nnulla çsmëka kënduar...
Por kishte , o njerëz, një shpirt si pakkush,
posi diamanti i shndritur në gushë...
nga ai shpirt drituar si bora te mali,
gjyshe ëngjëlli dhe mua më fali.
Bijë të fëmijës nuk më kishte,
por pë rmua ishte gjyshe përmbi gjyshe.

Ëngjëlli dhe idhulli im

Të quajta “hënë” si në poezi,
Tani po të quaj’Ëngjëlli im”.
Ty të përshtatet çdo epitet i bukur,
edhe emrat tanë i bën tejet të lumtur...
Në zemër , dritarezë lumturie më ke çelur,
Ndaj si idhullin tim të kam përzgjedhur!
E them shpirtërisht: “Të dua”
Dëshiroj të kem emblemë cilësitë e tua!
Përherë pranë më qëndrove,
herë më përkëdhele,
herë më qortove…
Më ke falur kur gaboja,
e si unë pastaj të mos të doja?!
Gjithmonë të kam dashur dhe të dua,
Si nënë e vërtetë je ti për mua,
ndaj ti je Ëngjëll dhe idhulli im,
je bashkë me zemrën në kraharorin tim.

Nëse do të shikosh me kujdes këtë poezi, në strukturë duket e thjeshtë, por ajo “produkton” tërësisht një botë , një jetë 17 vjeçare, aq sa është krijuesja e saj, Sotiria, e cila derdh në substratin e saj gjithë çiltërinë, dashurinë, respektin, motivimin; epitetizon dhe ngrë në piedestal femrën humane , e cila merr përsipër të rritë një krijesë që nëna e saj e ka lënë në udhëkryq, por që ka lidhësi bashkëshortore me krijuesin e kësaj krijese; ky është një tejet mësim, është një shembëlltyrë portali dhe triumfi i dafinazuar i humanizmit, dashurisë vërtetësisht njerëzore, etikës së femrës, që koncepton me natyralitet dhe me objektiv jetën dhe privilegjin e shndërrimit në nënë. Etja dhe kujdesi mëmësor tregohet në një plan tjetër, që s’haset shpesh këtu, ndaj në fjalësin shqip është quajtur aq “fortësisht ” njerkë. Një transformim rrënjësor i mentalitetit “njerkësor” dhe i konceptit të pozicionuar nga keqësia apo përsjellja jetësore... Është një mesazh i madh i përsjellë nga një jetë e “vogël” , por që ka nxjerrë një mësim të madh dhe jep po një mesazh të madh, sesi mund të “rregullohet “ jeta dhe në këtë raport që, hera herës, e zezojnë dhe mbi “tregimtarinë dhe rrëfenjën” vendosin shenjën x , q ë simbolizon mosfunksionimin... Krjuesja këtu vendos një + të madh dhe për jetën e saj ndodh një transformin që, po t’u rrëfehemi gojëdhënave tona të begata “njerka” ka kapërcxyer ylberin dhe transformohet në një nënë idhull dhe ëngjëll...
Kjo është një prurje e bukur e gjetur në jetën “vitevogël” të Sotirias , e cila do të jetojë shumë gjatë...
Kjo poezi është “mbetëse” në mendje dhe tërhëqese e mendjes... që tregon edhe botë të avancuar të trajtesës psikologjike të fenomenit, për rrjedhojë të kushtësive të krijuara dhe prishjeve të ekuilibrave...
Edhe poezia për gjyshen është e këtij spektri, e këtij fenomeni, që haset në jetën tonë të përditshme... S’ka nevojë për zgjaturi. Trajtesën e dhamë në zbërthesën e poezisë për nënën..., e cila, natyrisht, është vajza e gjyshes. Një bukurim figurativ dhe një bukurim njerëzor, i cili s’haset lehtë në këtë kontekst...

Autobiografi

Jashtë kufijve të atdheut u linda,
por brez pas brezi shqiptare jam .
linda në muajin e ringjalljes,
kur zogjtë shtegtarë rikthehen në fole,
Në muajin e pranverës,
në muajin e luleve
dhe të ripërtëritjes.
Nga një krahinë e bukur në jug vij,
nga Mallakstra brigje, brigje,
Vjosa fytyrën ia lan,
dhe njerëzit bukurinë zili ia kanë.


Një poezi kjo peizazhore natyrore,autobiografike simbolizuese, por dhe “peizazhore” shpirtërore ku gërshetohen dhe ndërthuren elementë gjallësorë, të ringjalljes, ripërtëritjes , të rikthimit, të bukurimit natyror dhe të dashurisë vendlindore dhe të prezencës njerëzore... Krijuesja u kthye në atdhe së toku me zogjtë që dhe ata, këtë vend, e kanë Atdheun e tyre, ku kanë folezat... Një mrekullim... për të dy “zogjtë”. Po të kundrosh vëllimin e saj gjen së shumti elementë të poetikës së peizazhit, të lirikës, të elementëve të poezisë epike të ndërthurura, si në këtë rast të sojshëm. Detyrimisht kam besim se krijuesja e re do të “bukurojë”, stilizojë dhe natyrojë ëmbël krijimet e saj bashkë me rritjen moshore e do të vijë dhe rritja e aftësisë kreative, që, në këtë rast, pa dyshesë, si rrjedhojë e një pjekurie jetësore të shpejtë “falë “ dhimbjeve njerëzore do të startojë dinamikshëm dhe me ndihmesë në këtë plan “aromatik”..,


Njohja

Të pashë nga larg dhe pyeta veten:
“Kush mund të jetë vallë?!”
Kur t’u afrova të njoha,
po ata sy si dukur...
u frikësova shumë nga shikimi yt
dhe të gjylkova për shpirtin tënd...
Ai shpirt që më kishte bërë të vuaja kaq shumë!
Kisha menduar se do të ishim mikesha ,
por ti u largove dhe nuk u bëre e gjallë,
Kurrë.
Kjo ishte njohja jonë, me shumë trishtim,
që la vragë në zemrën dhe në shpirtin tim.


Zhgënjim

Gjëja më e bukur, kur hapa sytë.
Ëndrra më e bukur, kur të takova ty!
Kur sytë tanë u panë,
u shpërndanë retë,
Dielli na përkedheli.
Lotët që derdhëm na i thau.
Zemra më rrihte fort, kur të poërqafova ,
Por, ah, ah, më kot u gëzova,
shkuan fare kot këto që thashë,
më zhgënjeve me fjalët që the disa ditë më pas.
Ngaqë kishe dy të tjerë më refuzove,
po atëherë ç’pate , ç’deshe q ë më takove?!
Ti më le, por dikush tjetër s’më lëshonte,
se me gjithë shpirt më donte!

Një tablo me dy kundërti fizionomish dhe shpirtrash dhe dy gjendje me emërues të përbashkët... një krijesë që kërkon të njohë lindësen e saj dhe zhgënjehet e trishtohet njëkohësisht... Në vend të dashurisë nga keqsjellja produkton urrejtje në fuqi katrore dhe më shumë. Një përplasje jetësore e “detyruar” e denatyruar..., e shpleksur nga atributetet dhe detyrimet... Kërkohet e drejta dhe përbuzet në një tejzhgënjim prezent... Një e thënë “filmike”, një skenë e motivuar dhe që përmbys titullin në një ‘Mosnjohje” të viganizuar..., duke fituar përmsat e një drame ng atë dy kahjet dhe të një komedie nga një krah gjithashtu.

Jemi fëmijë, duam pakëz dashuri
Në një botë të ndërlikuar,
Ne jetojmëpa kuptuar,
Ne jemi fëmijë ,
duam pak dashuri!

Mos harroni moshën tonë të brishtë,
Kujdes, mos na vrisni shpirtërisht,
Ne jemi fëmijë,
na jepni pak dashuri!

Nuk jemi skllevër,
as robotë nuk jemi,
ashtu si ju,
shpirt e zemër kemi,
Ne jemi fëmijë,
na falni pakëz dashuri.

Disa kërkojnë të luajnë me ne,
si ato kukullat që mbajnë mbi kanape...

Ne jemi fëmijë,
na falni pakëz dashuri!
[do gjë që bëjmë e bëjmë pa kuptuar,
kërkojmë ndihmë për ta rregulluar,
Ne jemi fëmijë,
na jepni pakëz dashuri!



Ju lutem , më falni

Më falni , o njerëz, mëkate në kam bërë,
Edhe unë jam njeri , ashtu si të tërë..
Më falni , o njerëz, që kokëfortë jam,
Po si çdo njeri, ndonjë të metë e kam...
Më falni , që intrigantit fjalët ia besova,
U them me gjithë shpirt, më falni se gabova!
Jeta është e mbushur me njerëz lloj-lloj,
e bëjnë dhe të sinqertin të gabojë.
Çiltërsia dominuese dhe tërheqja e vëmendjes, se shpeshherë harrohet qenësia e të qenurit fëmijë dhe përgjegjëshmëria e brezave në kujdesin dhe mirërritjen e tyre...
N ë këtë kontekst është e natyrshme dhe duhet të investohet për të ardhmen, që kjo është lënë në harresë... Qeveria dhe qeveritë duhet t’i japin parësi kësaj pjesë të shoqërisë që, pa dyshim, është e ardhmja e vendit, e cila duhet të rritet e shëndetshme, ndaj kërkohet programin dhe një platformë afatgjatë, duke lëvizur mirë bizneset, të cilat, siç e theksuam dhe më lart duhet të jenë në intrasigjente për të dhënë kontribut të përvitshëm, pasi qeveria në zhvillimin e bizneseve lë dhe duhet të lërë hapësira në këtë drejtim. Ndaj apeli është një zë i fuqishëm për kthesim..., pasi kjo “realizohet” me dhurime te vogla të pallogaritshme.

Jo

Më the: “Eja!”.
Të thashë : “Po”.
Më the: ”Ik” ,
prapë të thashë: “Po”.
Më pyete: “A s’më do?”
Të thashë : ”Ndshta po...”.
Më the : ”Pajtohemi…”.
Mendova “Po”.
Më the : “Vdis!”
T ë thashë : “Jo!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi