Kuvendi i Kosovës e miratoi mocionin e PDK-së

(I plotësuar) - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar sot debat në seancën plenare të Kuvendit, për 14 janarin dhe miratimin e një mocioni, që e detyron Qeverinë t’i raportojë Kuvendit, çdo tre muaj për reciprocitet, por që i shfuqizon të gjitha vendimet e tjera lidhur me këtë çështje, duke sfiduar kështu mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje, të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.
Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar propozimin e PDK-së me 53 vota për, 24 kundër dhe 10 abstenime.
Debati pritet të zhvillohet pas disa pikave të rendit të ditës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se zhvillimet e fundit nuk i japin imazh të mirë vendit dhe janë të interesuar që çështjet me interes t’i diskutojnë brenda institucioneve.
“Grupi Parlamentar i PDK-së i propozon kësaj seance për miratim këto rekomandime:1. Qeveria e Republikës së Kosovës në përputhje me kompetencat e saja të paraparë me Kushtetutë ka kompetencë të plotë në zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë, 2. Qeveria i raporton Kuvendit të Kosovës çdo 3 muaj në lidhje me mbarëvajtjen e masave të reciprocitetit, 3. Ky vendim hyn në fuqi ditën e votimit, pra sot, në Kuvend dhe shfuqizon të gjitha vendimet e tjera që kanë të bëjnë më ketë çështje”, deklaroi Grabovci.
Më pas propozimi u miratua me 53 vota për, 24 kundër dhe 10 abstenime.
Deputetët e partive opozitare janë shprehur të befasuar.
Shefi i Grupit Parlamentar të subjektit politik Vetëvendosje, Visar Ymeri, theksoi se subjekti i tyre është kundër shfuqizimit të vendimit të mëhershëm të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë.
“Ai është vendimi i Kuvendit të Kosovës dhe mosvullneti i Qeverise së Kosovës për ta zbatuar atë i shkakton shumë dëme Kosovës si shtet. Tash kjo tendencë e Grupit Parlamentar për ta shfuqizuar atë vendime të Kuvendit është vetëm një tendencë për t’ia mundësuar qeverisë ta vazhdojë ta bëjë atë që e ka bërë deri tash, pra shpërfilljen e Kuvendit dhe interesave të vendit”, deklaroi Ymeri.
Edhe përfaqësuesit e AAK-së kanë konsideruar se në këtë mënyrë, duke miratuar mocionet e njëpasnjëshme nuk mund të zgjidhen problemet.
“Këto nuk janë mënyra për të dalë nga situatat. Ne mendojmë se Kuvendi nuk duhet të befasohet me propozime. Me siguri se ky propozim i cili erdhi sot është menduar më herët, nuk i ka rënë ndërmend dikujt sot në mëngjes. Edhe nëse nuk u ka rënë ndërmend ta sjellin sot në mëngjes, ne, grupet parlamentare, kemi qenë këtu që shumë ditë dhe askujt nuk iu ka kujtuar të konsultohet me grupe të tjera. Ndërsa sot, partitë në pushtet e sjellin një mocion i cili ne na befason, edhe atë pas fillimit të seancës”, tha Gjini.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e LDK-së, kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me propozimin e PDK-së, duke thënë se si çështje për ta debatuar e përkrahin.
Por, pas diskutimit të çështjes do të japin qëndrimin e tyre për ose kundër.
Opozita ka shprehur shqetësim në Kuvend
Përfaqësuesit e partive politike opozitare, në fillim të seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas protestës se mbajtur me 14 janar nga Lëvizja Vetëvendose.
Deputetët opozitarë kanë kërkuar nga të gjitha institucionet e vendit që të ndërmerren masa në drejtim të zgjidhjes së problemeve.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti, tha se subjekti i tyre kërkon funksionimin e plotë dhe demokratik të institucioneve të vendit.
Hamit ka thënë po ashtu se Qeveria e Kosovës duhet të zbatoj vendimet e Kuvendit të Kosovës
“Si votuese të mocionit, LDK-ja e përjashtojmë çfarëdo metode të dhunshme të zbatimit te tije çoftë nga ana e subjekteve politike, çoftë nga ana e qeverise. Marrëveshja është gjithmonë zgjidhja më e mirë politike e brendshme për interesat e Kosovës dhe popullit te saj”, tha Hamiti.
Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi se ajo që po ndodh ditëve të fundi në Kosovë është pasojë e degradimit të jetës në Kosovë dhe humbja e shpresës së qytetareve për një jetë më të mirë.
“AAK e thërret Kuvendin e Kosovës, popullin e Kosovës të gjitha forcat politike që të fillojnë ta sjellin Kosovës në normalitet, që të ikin nga ekstremet çoftë të djathta çoftë të majta, çoftë ekstremeve të cilat po thonë se në Kosovë ka ardhë fundi i patriotizmit dhe nuk ka nevojë për patriotizëm”, deklaroi mes tjerash Gjini.
Ndërsa, deputeti Rexhep Selimi, ka përsëritur kritika në drejtim të Qeverise së Kosovës dhe mos zbatimin e vendimit të Kuvendit për reciprocitet ndaj Serbisë.
“Qeveria e Kosovës duke shkelur mbi qytetarët e saj, shkeli mbi vendimin e kuvendit, shtypi me dhunë zërin e qytetarëve, mbylli me dhunë kufirin me Shqipërinë dhe hapi me dhunë kufirin me Serbinë”, tha Selimi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin kundër korrupsionit
» Kuvendi miratoi Rezolutën në mbrojtje të sovranitetit
» Kuvendi miratoi buxhetin, hapet rruga për privatizimin e PTK-së
» Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë
» Lajme nga Kuvendi i Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi